Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alban Lumi:Fiket flaka olimpike në Londër

Shko poshtë

Alban Lumi:Fiket flaka olimpike në Londër Empty Alban Lumi:Fiket flaka olimpike në Londër

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 13, 2012 12:27 pm

Alban Lumi:Fiket flaka olimpike në Londër Flm4


Fiket flaka olimpike në Londër


Alban Lumi

Me një ceremoni madhështore ra perdja e Lojërave të 30-ta olimpike, të cilat për herë të tretë u zhvilluan në ishullin britanik.

Alban Lumi:Fiket flaka olimpike në Londër Flame12Alban Lumi:Fiket flaka olimpike në Londër 13closing_spane

Ashtu si edhe në hapje të Lojërave Olimpike Verore të Londrës, në stadiumin e kryeqytetit britanik u zhvillua një ceremoni mbresëlënëse në mbyllje të këtij evenimenti. Ceremonia kishte nisur në ora 22.00 derisa flaka olimpike u fik vetëm në ora 01.00.
Ceremonia e mbylljes kishte marrë emrin “A Symphony British Music” qëllimi së cilës ishte prezantimi i kreativitetit britanik në fushën e artit,duke bërë muzikë për tre orë rresht. George Michael, Muse, The Who, Take That dhe Spice Girls ishin disa nga artistët që kënduan këngët e tyre më të njohura. U bënë homazhe për John Lennon-it nëpërmjet këngës së tij më të famshme: Imagine. Ekranet e mëdha dhanë pamje të pa transmetuara më parë të këngëtarit dhe bashkëshortes së tij Yoko Ono duke kënduar këtë këngë. Organizatori falënderoi edhe 70 mijë vullnetarët që ndihmuan në organizimin e kësaj Olimpiade.
Emocione të veçanta përjetoi edhe uganezi Stephen Kiprotich, i cili u stolis me medaljen e artë olimpike, i cili gjatë ditës kishte ngadhënjyer në garën e maratonës.


Alban Lumi:Fiket flaka olimpike në Londër Flm2

SHBA fitues të olimpiadës

Lojërat u vlerësuan lartë duke thyer edhe rekord shikuesish, ndërkohë që u regjistruan 44 rekorde botërore dhe 117 olimpike të thyera. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkëlqyer në Londër. Sportistët amerikan vërtet u shndërruan në mbretër të olimpiadës. Edhe pse kishte atletë edhe nga vende tjera që shkëlqyen me paraqitje dhe rekorde të reja. Por megjithatë SHBA mbetët numër një. Në Londër sportistët matanë oqeanit rrëmbyen plot 104 medalje, përfshi këtu 46 të arta, 29 të argjendta e 29 të bronzta. Prapa amerikanëve përfundoi Kina, e cila në një pjesë të konsiderueshme gjatë garave kishte qëndruar në pozitën e parë. Kina e përmbylli olimpiadën me 87 medalje prej të cilave 38 të arta, 27 të argjendta dhe 22 të bronzta. Ndërkaq impresionuan sportistët vendas, të cilët i sollën Britanisë së Madhe 65 medalje, prej te cilave 29 të arit, 17 të argjendta dhe 19 të bronzta. Lojërat e ardhshme olimpike do të zhvillohen në viin 2016 në Rio të Brazilit.

Alban Lumi:Fiket flaka olimpike në Londër 13closing-flags-popupAlban Lumi:Fiket flaka olimpike në Londër Flm3
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi