Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk Tasholli:LETËR IBRAHIM RUGOVËS

Shko poshtë

Faruk Tasholli:LETËR IBRAHIM RUGOVËS Empty Faruk Tasholli:LETËR IBRAHIM RUGOVËS

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 08, 2012 9:05 am

Faruk Tasholli:LETËR IBRAHIM RUGOVËS 486848_490272980992052_1231669515_a

Faruk Tasholli

LETËR IBRAHIM RUGOVËS

Faruk Tasholli:LETËR IBRAHIM RUGOVËS Rugova-386x386

Unë nuk të vij të varri, Ibrahim
As për ditëlindje as pë ditëvdekje – hiq,
Nuk dua ta zbeh të bukurin kujtim
Kur terasave, Prishtinës, rrinim si miq.


Te varri yt vijnë sa për pozë
Politikanë poltronë të kohës së re,
Intrigantë të shkathtë me kravata rozë
Që veten e shohin si yje mbi re.


Vijnë edhe ata që të shanë me afsh
Injorantë kokëbosh, kameleonë pa fytyrë,
Vijnë ata që me djallin hanë bashkë –
Veç në pushtet të vijnë me çdo mënyrë.


Unë nuk të vij te varri, Ibrahim
Si thonë gazetat, të bëj homazh,
Ma kanë zënë udhën figurat shqim
Që urrejtjen për ty e kishin tatuazh.


Kur i shoh para kamerave te varri yt
Me qënrdim gatitu kokoroshë të krekosur,
Them me vete, sa kanë respekt, këta konvertitë -
Si Bogdanin turqit të kishin zhvarrosur.Faruk Tasholli:LETËR IBRAHIM RUGOVËS 261463_10151290165806952_1349388480_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi