Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KDI 'i dhuron' qeverisë raportet e korrupsionit

Shko poshtë

KDI 'i dhuron' qeverisë raportet e korrupsionit Empty KDI 'i dhuron' qeverisë raportet e korrupsionit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 09, 2012 10:01 pm

KDI 'i dhuron' qeverisë raportet e korrupsionit


KDI 'i dhuron' qeverisë raportet e korrupsionit Largea_kdi-raporti1355060461
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Transparency International Kosova (TIK), në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër-korrupsion – 9 dhjetori, ka organizuar një aktivitet simbolik, duke i dhënë Qeverisë së Kosovës një 'dhuratë' me raporte vendore e ndërkombëtare.

Raportet e Transparency International, Freedom House, KDI-së, etj, përmbajnë vlerësime rreth nivelit të korrupsionit në Kosovë.

“Në të gjitha këto raporte, Kosova cilësohet si një shtet me nivel të lartë të korrupsionit, e sidomos në ndërmarrjet publike, ku dominon edhe punësimi në bazë të nepotizimit. Ndërkaq, kemi edhe një administratë publike të politizuar. Gjithashtu, në këto raporte cilësohemi si një vend me shkallë të lartë të ekonomise informale, ndërkohë që kemi mungesë të kapaciteteve për ta luftuar atë. Funksionimi i sistemit gjyqësor, i cili është qenësor për sundim të ligjit, ende cilësohet si jo i pavarur”, thuhet në një komunikatë për media të KDI-së.

“Duke e parë injorancën që ka treguar Qeveria ndaj këtyre raporteve, KDI/TIK, sot në Ditën Ndërkombëtare Koundër-korrupsionit, dëshiron që edhe njëherë t’i bëjë thirrje Qeverisë, që të reagojë dhe të marrë për bazë të gjitha këto raporte, për të nisur punën drejtë luftimit të korrupsionit, i cili tani e tutje duhet të jetë nga prioritet kryesore të vendit”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi