Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kundër korrupsionit

Shko poshtë

Kundër korrupsionit Empty Kundër korrupsionit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 10, 2009 12:43 am

Kundër korrupsionit
S’ka dhurata për zyrtarët e vendit në vlerë monetare, as mbi 50 euro, kurse ato protokollare me vlerë mbi 100 euro, bëhen pronë e institucionit. Këto dhe shumë rregulla të tjera janë parashikuar në projektligjin kundër korrupsionit të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, dorëzuar në Kuvend për miratim




Kundër korrupsionit Jetmir.idrizi_korrupsionii-490x320

Nga Jeton Musliu


Asnjë person zyrtar nga institucionet e vendit nuk mund të pranojë dhurata në formë monetare. Në të njëjtën kohë, askush prej tyre nuk mund të pranojë dhurata, vlera e përgjithshme e të cilave kalon shifrën e 500 eurove.

Kështu parashikon një projektligj i hartuar nga Ministria e Drejtësisë, që për bazë ka luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.

Sipas këtij dokumenti, dhuratat protokollare me vlerë më të madhe se 100 euro bëhen pronë e institucionit në të cilin personi zyrtar ushtron detyrën. “Dhuratat e rastit me vlerë të vogël konsiderohen ato që jepen në momente të caktuara, vlera e të cilave nuk kalon shumën prej 50 eurove ose vlera e përgjithshme e tyre nuk kalon vlerën prej 100 euro në vit, nëse janë dhënë nga i njëjti person”, thuhet në këtë projektligj.

Në këtë dokument të dorëzuar tashmë në Kuvendin e Kosovës, përveç që rregullohen kompetencat e Agjencisë Anti-Korrupsion, saktësohet edhe hierarkia e këtij institucioni.
Sipas këtij projektligji, kjo agjenci ka të drejtë të ushtrojë kompetencat e saj në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë në luftimin dhe parandalimin e këtij fenomeni.

Fuqia ligjore e Agjencisë Anti-Korrupsion, në rast se ky projektligj miratohet nga Kuvendi i Kosovës, do të jetë deri në atë masë sa të mbikëqyrë dhe kontrollojë edhe pranimin e dhuratave nga drejtuesit e institucioneve të vendit.

“Agjencia Anti-Korrupsion mbikëqyr pranimin e dhuratave që kanë të bëjnë me kryerjen e detyrës zyrtare dhe ndërmerr masat e parapara me ligj”, thuhet në nenin 1.8 të kreut të 5 të këtij projektligji.

Duke sqaruar më tej mënyrën e përzgjedhjes së drejtorit të agjencisë, kompetencat në ushtrimin detyrës zyrtare, projektligji parashikon edhe pagën e tij.

Sa i përket detyrimeve, projektligji parashikon që pas miratimit të raporteve nga ana e Këshillit Mbikëqyrës të Agjencisë, ajo t’ia paraqesë gjendjen deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Një gjë e tillë precizohet që agjencia ta bëjë më së largu deri më 31 mars, ndërkohë që raporti duhet të përfshijë vitin kalendarik paraprak deri më 31 dhjetor.

Por, pavarësisht kompetencave që projektligji është parashikuar t’i japë Agjencisë Anti-Korrupsion, ky institucion megjithatë do të kontrollohet nga Këshilli Mbikëqyrës.

Ky këshill parashikohet të formohet nga Kuvendi i Kosovës, i cili delegon dy përfaqësues, ndërkohë që anëtarët e tjerë të këtij organi duhet të jenë nga një prej secilit subjekt.

Kështu, Këshilli Mbikëqyrës është paraparë të përbëhet nga përfaqësues të Prokurorisë së Kosovës, Gjykata Supreme, Presidenca, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Ministria për Ekonomi dhe Financa dhe Shoqëria Civile.

Megjithëkëtë, projektligji është parashikuar t’i japë të drejtë agjencisë në hartimin e planit të veprimit për luftimin e korrupsionit si dhe në zhvillimin e hetimeve paraprake.

Pika 2.1 e nenit 6 të projektligjit sqaron se Agjencia Anti-Korrupsion kërkon, mbledh, hulumton dhe analizon dokumentacionin dhe informacionet tjera relevante për një rast të veçantë.

“Nëse pas përfundimit të procedurave hetimore paraprake konstatohet se ka të dhëna të mjaftueshme apo/dhe dyshim të arsyeshëm se rasti mund të përbëjë vepër penale, Agjencia ia përcjell rastin prokurorisë kompetente për procedim të mëtutjeshëm”, sqarohet në pikan 6 të këtij projektligji.

Sa i përket raportimit të rasteve të dyshuara për korrupsion, projektligji obligon zyrtarët të raportojnë rastet e dyshuara për korrupsion në institucionet ku ata punojnë.

“Autoritetet publike dhe private, autoritetet lokale dhe personat zyrtarë janë të detyruar t’i ofrojnë Agjencisë me kërkesën e saj, informacionin e duhur për kryerjen e punëve të tyre si dhe të lejojnë inspektimin e dokumentacionit përkatës brenda afatit të arsyeshëm kohor të përcaktuar nga Agjencia”, saktësohet në nenin 20 të këtij dokumenti.

Por, në rast se organet dhe institucionet e parapara refuzojnë të ofrojnë informacionet e kërkuara, Agjencia njofton prokurorin e shtetit, i cili vepron në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi