Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marrëveshja e 27 marsit, kundër shqiptarëve

Shko poshtë

Marrëveshja e 27 marsit, kundër shqiptarëve Empty Marrëveshja e 27 marsit, kundër shqiptarëve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 26, 2009 11:13 pm

Marrëveshja e 27 marsit, kundër shqiptarëve

Kushtrim Maliqi, BOTA SOT
Bisedë me Ragmi Mustafën, kryetar i PDSH-së në Preshevë
Marrëveshja e 27 marsit, kundër shqiptarëve Sh_b


Marrëveshja e 27 marsit, kundër shqiptarëve Ragmi%20(Small)
Ragmi Mustafa, kryetar i PDSH-së
Ragmi Mustafa kryetar i PDSH-së shpjegon arsyet e prishjes së koalicionit qeverisës me PVD-në në komunën e Preshevës dhe nëse marrëveshja e 27 marsit ishte antishqiptare. Ai vlerëson se propozimi i partisë së tij, ishte shumë më korrekt dhe mbase e vetmja zgjidhje.
27 mars
“Nuk janë respektuar kërkesat e Partisë Demokratike Shqiptare, pasi që nuk kanë figuruar aspak kërkesat tona në dokumentin për nënshkrimin e të cilit kemi qenë të ftuar më 27 mars”.
17 prill
“Ne si koalicion përgjegjësitë për zbatimin e atij dokumenti do t’i kishim të përbashkëta, për këtë arsye më 17 prill ne kemi vendosur që të ndërprejmë bashkëpunimin dhe të shpallim veten të tërhequr nga koalicioni”.

Mosmarrëveshjet ndërshqiptare janë reflektuar edhe në Kosovën Lindore. Në tri komunat shqiptare në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në pushtet janë partitë shqiptare, por mosmarrëveshjet në mes të partive shqiptare po ua zvogëlojnë mundësitë atyre që edhe atë “copë” pushtet të vogël ta zbatojnë në praktikë. Këto mosmarrëveshje janë reflektuar së fundi në Preshevë, ku pas më pak se një viti të koalicionit qeverisës në mes të dy partive më të mëdha shqiptare në Kosovë Lindore, ky koalicion është prishur. Kështu pushteti lokal në Preshevë për momentin është “i paralizuar” kësaj radhe nga mosmarrëveshjet në mes të dy partive shqiptare PDSH-së dhe PVD-së.
Për prishjen e koalicionit të PDSH-së me partinë më të madhe shqiptare në Kosovën Lindore (PVD), për pasojat e përçarjeve të partive shqiptare, për strategjinë re të PDSH-së që të (mos) jetë pjesë e koalicionit qeverisës në komunën e Preshevës flet për gazetën kombëtare "Bota sot" lideri i Partisë Demokratike Shqiptare z.Ragmi Mustafa
Sipas Musfatës marrëveshja e 27 marsit, përveç se si një akt spektakular, ajo thjeshtë është një marrëveshje kundërshqiptarëve. Ai thotë se kjo është arsyeja se pse më 17 prill partia e tij dhe ai, vendosën që të ndërpresin bashkëpunimin me PVD-në dhe të shpallin tërheqjen nga koalicioni. Ai thotë se cilado parti që do të hyjë në koalicion me PVD-në, për ta zëvendësuar partinë e Mustafës, duhet të jetë i vetëdijshëm se paraprakisht duhet të pajtohet për jetësimin e marrëveshjes së trupit koordinues, që ai e vlerëson si marrëveshje antishqiptare. “Kurse me partinë tonë duhet ta dinë të gjithë se do të anulohet dokumenti i firmosur nga PVD-ja. Sidoqoftë deri më tani nuk kemi filluar asnjë lloj bisedimi”, thotë Mustafa.
Ai thotë se sa i përket rikonstruimit të Kuvendit Komunal, për këtë nuk duhet të brengoset as Partia Demokratike Shqiptare e as ajo për Veprim Demokratik, pasi që ka mjaft zgjidhje.
”Bota sot”: Z.Mustafa, para pak ditësh keni dalë me deklaratën se që prej datës 17 prill do të shpërbëhet koalicioni që funksionon që prej majit të vitit të kaluar. Megjithëse ishte e habitshme për të gjithë qytetarët, si rrodhën gjërat?

R. Mustafa: Së pari kujtoj se koalicioni i formuar ndërmjet Partisë Demokratike Shqiptare dhe asaj të Partisë për Veprim Demokratik, ka dalë fill pas zgjedhjeve të njëmbëdhjetë majit të vitit të kaluar dhe që atëherë ky koalicion ka funksionuar në mënyrë të rregullt në bazë të marrëveshjes dhe sikurse ne ashtu edhe PVD kemi qenë të vetëdijshëm që t’i respektojnë kriteret e aplikuara për zbatim në marrëveshje, dhe deri në shkurt të këtij viti gjërat kanë ecur mirë dhe nuk ka pasur elemente, të cilat mund të ndikonin në shpërbërjen e këtij koalicioni.

“Bota sot”: Çfarë ka qenë strategjia juaj apo thënë më mirë çfarë ka kërkuar partia e juaj nga trupi koordinues dhe nga subjekti në koalicion PVD?
R. Mustafa: Ne kemi marrë vendim që pas rindërtimit të trupit koordinues, në këtë trup të marrin pjesë në mënyrë të plotë institucionale kryetarët e komunave, kryetarët e kuvendeve të komunave dhe ministrat përgjegjës nga Beogradi. Pra, ne kemi kërkuar që kryetarët e komunave të jenë në kryesinë e trupit koordinues, kurse kryetarët e kuvendeve të jenë në formacionin e zgjeruar. Në ndërkohë ne kemi bërë përpjekje që kjo kërkesë të arrijë një konsensus ndërpartiak mes partnerëve të koalicionit, dhe në këtë drejtim aspak nuk janë respektuar kërkesat e Partisë Demokratike Shqiptare, pasi që nuk kanë figuruar aspak kërkesat tona në dokumentin për nënshkrimin e të cilit kemi qenë të ftuar më 27 mars. Por sigurisht ne nuk kemi marrë pjesë në atë takim dhe unë si kryetar i Kuvendit të Preshevës nuk ia kam lejuar vetes që të marr pjesë në një takim para mediave ku firmosja e atij dokumenti ka qenë një veprim spektakular në favor të Beogradit. Prandaj, duke e ditur se ç’përmban ai dokument dhe duke pasur parasysh që nëse veprojmë tutje ne si koalicion përgjegjësitë për zbatimin e atij dokumenti do t’i kemi të përbashkëta, për këtë arsye më 17 prill ne kemi vendosur që të ndërpremë bashkëpunimin dhe të shpallim veten të tërhequr nga koalicioni.
“Bota sot”: Pasi që është thënë se zgjedhje nuk do të ketë, si është plani veprues i PDSH-së për periudhën e shkurtër kohore kur qytetarët presin riformimin e koalicionit të ri. Si do të rrjedhin gjërat?

R. Mustafa: Sa i përket rikonstruimit të Kuvendit Komunal, për këtë nuk duhet të brengoset as Partia Demokratike Shqiptare e as ajo për Veprim Demokratik, pasi që ka mjaft zgjidhje. Nëse mendohet për koalicion me PVD-në, subjekti që e kërkon këtë koalicion duhet ta ketë të qartë se duhet të pajtohet për jetësimin e marrëveshjes së trupit koordinues, kurse me partinë tonë duhet ta dinë të gjithë se do të anulohet dokumenti i firmosur nga PVD-ja. Sidoqoftë deri më tani nuk kemi filluar asnjë lloj bisedimi. Ne nuk kemi përgatitur program për koalicion të ri dhe nuk pretendojmë asgjë pasi që ende nuk kanë filluar bisedimet. Ne i kemi të qarta arsyet tona dhe nëse nuk do të arrijmë një marrëveshje me partitë të tjera ne jemi të gatshme që të dalim edhe me opozitë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi