Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Spahiu: Mbreti Zog, rol të pazëvendësueshëm në krijimin e shtetit modern

Shko poshtë

Spahiu: Mbreti Zog, rol të pazëvendësueshëm në krijimin e shtetit modern Empty Spahiu: Mbreti Zog, rol të pazëvendësueshëm në krijimin e shtetit modern

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 23, 2012 9:12 pm

Spahiu: Mbreti Zog, rol të pazëvendësueshëm në krijimin e shtetit modern


Spahiu: Mbreti Zog, rol të pazëvendësueshëm në krijimin e shtetit modern Largea_ekrem-spahiu1356264634
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legaliteti Ekrem Spahiu ka vlerësuar ceremonitë që janë zhvilluar në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë për figurën e Mbreti Zog I.

Në takimin e zhvilluar me anëtarët e kësaj force politike në Malësi të Madhe dhe në Lezhë, Spahiu u shpreh se pjesëmarrja e qytetarëve në ceremoninë e kthimit të eshtrave të Mbretit Zog në Tiranë, ishte dëshmi e vlerësimit të vlerave monarkiste.

“Procesi i rivlerësimit të figurave historike kulmoi me Mbretin Zog I, për të cilin pati vlerësime maksimale. U hodh dritë e qartë për rolin e Tij të spikatur në momentet kyçe të këtij 100 vjetori dhe meritën e tij të patjetërsueshme në themelimin dhe zhvillimin e shtetit modern shqiptar. Eshtrat e Mbretit Zog I u kthyen në atdhe dhe u rivarrosën me një ceremoni shtetërore dinjitoze dhe madhështore. Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve shqiptarë në këtë ceremoni është tregues i qartë i aspirimin ndaj vlerave që Monarkia krijoi dhe la trashëgim”, tha Spahiu.

Ai shtoi se, në pjesë e vlerësimeve të figurës madhore të Mbretit Zog I, ditën e hënë, më datën 24 dhjetor 2012, në Bulevardin që mban emrin e Tij do të zhvillohet ceremonia e përurimit të monumentit të Mbreti Zog I që përkon edhe me 88 vjetorin e “Triumfit të Legalitetit”.

Spahiu ka folur edhe për zgjedhjet e 23 qershorit 2013 Spahiu. Ai u shpreh se PLL është në fazën e konsolidimit të strukturave të saj në të gjitha degët e vendit dhe se së shpejti do të kalohet në fazën e përzgjedhjes së kandidaturave.

Kreu i PLL u shpreh se “në fushatën për zgjedhjet e ardhme elektorale PLL do të fokusohet në programin e vet politik, ekonomik dhe social e që në vija të përgjithshme vazhdon të mbetet i pandryshuar qysh nga krijimi i kësaj force politike e që mishëron filozofinë zogiste për bashkim dhe dinjitet kombëtar, zhvillim ekonomik dhe shoqëror, rend dhe siguri”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi