Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Regjisori i "Pafajësisë së Myslimanëve" mbron krijimin e tij

Shko poshtë

Regjisori i "Pafajësisë së Myslimanëve" mbron krijimin e tij Empty Regjisori i "Pafajësisë së Myslimanëve" mbron krijimin e tij

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 13, 2012 11:16 pm

Regjisori i "Pafajësisë së Myslimanëve" mbron krijimin e tij


Regjisori i "Pafajësisë së Myslimanëve" mbron krijimin e tij Largea_26291347566018
"Pafajësia e Myslimanëve" titullohet filmi amerikan që ndezi revoltën në shumë vende të botës. Regjisori i tij është kaliforniani Sem Besil qe e pershkruan veten nje hebre izraelit.

Filmi u prodhua nga egjiptianët koptë të vendosur në Shtetet e Bashkuara dhe eshte postuar ne YouTube. Ai e akuzon profetin mysliman si nje mashtrues, ndersa kryen marredhenie seksuale, lutet per masakra dhe paralajmeron kasaphane te te krishtereve.

Regjisori 56-vjeçar, agjent imobiliar, qe mesohet te jete fshehur ne nje vend sekret- kishte folur perpara sulmit ne Bengazi ne "Wall Street Journal". Filmi qe zgjat dy ore kushton rreth 5 milione dollare, ne saj te ndihmes te qindra personave me origjine hebraike. I realizuar per tre muaj gjate veres se vitit 2011 ne Kaliforni, ne film luajne rreth 60 aktore dhe kishte nje staf teknik prej 45 personash. Objektivi i filmit- shpjegoi Besil- eshte te paraqese pikepamjen time personale se Islami eshte nje fe e mbushur me urrejtje, nje kancer. Filmi eshte politik dhe jo fetar".

I pyetur ne telefon pas sulmit Besil pranoi se nuk kishte menduar se filmi do te shkaktonte revolta te tilla dhe shprehu keqardhjen per vdekjen e funksionarit amerikan i vrare ne konsullaten e Bengazit, duke ia atribuar ngjarjen mungeses se masave te sigurise. Plani i Bejsil eshte te prodhoje nje serial prej 200 oresh.

Nje nga nxitesit e filmit eshte edhe pastori Terri Xhons, jo i panjohur per mediat qe i ka vene flake disa kopjeve te Kuranit, duke ndezur protestat ne te gjithe boten arabe. Ai ka deklaruar se nje pjese te filmit, prej 13 minutash ka vendosur ta shfaqe ne kishen e tij ne Geijnsvill te Florides.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi