Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përmendorja e UÇPMB-së “pengon” Daçiqin në bisedime

Shko poshtë

Përmendorja e UÇPMB-së “pengon” Daçiqin në bisedime Empty Përmendorja e UÇPMB-së “pengon” Daçiqin në bisedime

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 29, 2012 11:28 pm

Përmendorja e UÇPMB-së “pengon” Daçiqin në bisedime


Përmendorja e UÇPMB-së “pengon” Daçiqin në bisedime Largea_dacic1356783455
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në raundin e ardhshëm të bisedimeve me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, nëse autoritetet në Preshevë nuk heqin përmendorën e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Mevdegjës dhe Bujanocit.

Ai ka thënë se afati i fundit për heqjen e saj nga Presheva është 17 janari.

“Përmendoren do ta heqin vetë shqiptarët. Nëse ata nuk munden ose nuk duan, atëherë do ta largojë qeveria. Nuk do të shkoj në Bruksel nëse ajo përmendore nuk hiqet”, ka thënë Daçiq për gazetën beogradase “Blic”.

Ai po ashtu ka thënë se përmendorja paraqet provokim, me të cilin "ka tendenca të tregohet se autoriteti i Serbisë nuk kontrollon pjesë të territorit të saj".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi