Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KËRKOJNË KTHIMIN E BUSTIT TË ENVERIT

Shko poshtë

KËRKOJNË KTHIMIN E BUSTIT TË ENVERIT Empty KËRKOJNË KTHIMIN E BUSTIT TË ENVERIT

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 22, 2013 7:45 pm

KËRKOJNË KTHIMIN E BUSTIT TË ENVERIT

KËRKOJNË KTHIMIN E BUSTIT TË ENVERIT SHTYLLE_2,_21_shkurt_13_756010

Komunistët shqiptarë po kërkojnë ringritjen e bustit kushtuar Enver Hoxhës, dhe atë në vendin ku ka qenë në vitin 1991. Në qendër të Tiranës.

Në një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’, kryetari i Partisë së Riorganizuar të Punës së Shqipërisë, Marko Dajti, tha se, nëse kjo nuk arrihet me një kërkesë drejtuar Këshillit Bashkiak, atëherë do të bëhet nëpërmjet një referendumi popullor.
“Është e vërtetë që ne do të kërkojmë të ngrihet busti i Enver Hoxhës në qendër të Tiranës, sepse ai e meriton. Dëgjuat për librin që ka bërë z. Ngjela, një libër ky që dëshmon se gjërat kanë filluar të ndryshojnë, se njerëzit kanë filluar ta kuptojnë dhe të mendojnë se ka ardhur koha për një gjë të tillë. Por, ne po presim që t’iu dalë frika edhe disave që ende janë të stepur të flasin për Enver Hoxhën”, theksoi Dajti.
Madje, sipas tij, kryeministri Berisha duhet të flasë i pari, dhe të tregojë se ka qenë sekretar partie, se ka mbaruar shkollën e partisë, dhe se është edukuar me frymën e partisë dhe të Enver Hoxhës.
“Enver Hoxha do të mbetet hero kombëtar i Shqipërisë, ashtu siç ishte edhe Skënderbeu. Ne duhet të jemi më të shpejtë se vendet perëndimore. Nuk është habi që vendet perëndimore do ta vlerësojnë edhe vetë figurën e Enver Hoxhës, për arsye se atë që e bëri Enver Hoxha në vitin 1961, kur u shkëput nga Traktati i Varshavës, nuk ekzistonte asnjë shtet i Lindjes që do ta bënte atë që bëri ai dhe Partia Komuniste. Pra, besoj që vendet perëndimore duhet t’i jenë mirënjohës udhëheqësit tonë legjendar, shokut Enver Hoxha, i cili iu kurseu rreth tre miliardë e 700 milionë dollarë në vit, aq sa NATO’ja harxhonte për të ruajtur brigjet e Adriatikut nga baza ruse që ndodhej në Pashaliman.
Kurse Enver Hoxha i dëboi pa ndihmën e askujt, ai mbajti edhe katër nëndetëse. Pra, e ngriti lartë dinjitetin e popullit dhe të kombit shqiptar, por mbi të gjitha e shpëtoi edhe Perëndimin. E la Perëndimin të qetë, që të ecte rrugës së e tij”, nënvizoi tutje Dajti, derisa shtoi se në zgjedhjet e muajit qershor partia tij është në aleancë me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, nga i cili do të kërkohet mbështetje për rikthimin e bustit të Enver Hoxhës aty ku ndodhej dikur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi