Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013

Shko poshtë

Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013 Empty Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 12, 2013 12:22 pm

Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013 581084_276018362528560_865496586_n
Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013

Fjala le te kalon te Poeti ku e thotë me se miri po po, ai e thotë

Ju rritë ndera Poetet e KOMBIT TONË, mos ju ndaltë kurrë vargu i Juaj, se nga vargu po rrjedh poezia, e nga poezia po vjen Kushtrimi i vlerave te Lirisë, le te kopin apo krrokatin sa te duan sorrat shkina....

Ne te ecim krenar ne Misionin tonë te shenjtë veç kombëtar


Vazhdoni poetet ju paçim

ATË DITË N´PRISHTINË

Mentor Thaqi VS., 10.03.2012



Aty,
atë ditë
koha u ndal,
pikërisht,
gjakut iu fal
katërcipërisht,
kthyem pas
Epokën
t´ndërgjegjësojmë
boten,
jeten
dhe veten!
Një zjarrmi
ndjenjat kallë
për Dardani
Lirisë në ballë,
me gjoks,
me kokë,
me elan rinor
dhe dije t´pastër,
me fjalë
dhe sjellje t´matur!
Natyrisht
si gjithmonë
elita e mëndjes
n´shërim
t´dhëmbjes,
studentët,
profesorët,
masat popullore,
disidentët,
promotorët
e Ri-Rilindjes
Arbërore!
Dikush tha, lehtë,
Aliu,
fjalën përbiu,
nxehtë
shpirtin përtëriu!
Një tjetër,
ja dhe Shukria,
Lulja, Fahria,
atje është Syla,
nxënës nga shkolla
me parolla,
policia
dridhej
se rinia
nuk lidhej,
hegjemonia
me cinizëm kridhej,
por Liria
ishte n´ardhje, jo nuk vidhej!
Eh, dikur tevona
kur mbet jehona,
shtypja na dërmoi
po shtytja s´na lodhi,
moti gjëmoi
dhe e ndjeu Trolli,
ia kujtuam jetës
se i kem borxh vetes!

Nga Musa Jupolli

*M.Jupolli:
EH ! Vëlla!
Atdheu kerkon
Kirurgji estetike
Punësim
Shkollim
Mjeksi
Drejtësi !
Ti populli im
detyrë e ke n' pergjegjësi !
*
*

Mentor Thaqi-Musa Jupolli- t

Intervistë Po (li) [e] tike

*M. Thaqi :
Ma thuaj një fjalë t´lirë
vëlla poet,
që vargu
edhe prej së largu
t´ecë shtegut të vet!

*M. Jupolli
N' ide t' Atdheut
Drejetësia nuk është ëndërr
është realitet !

*M.Thaqi :
Ma thuaj,
paçka edhe jo e ëmbël të jetë,
veç le t´jetë e dinjitetshme,
morale,
reale, vërtetë,
tevona
arsye n´krye
e ëmbëlson vet!

*M.Jupolli:
Rinia jonë
rrjesht i gjatë
vargu ynë n' ide e filozofi
urtësia e Revolucionit shqiptar!
Letrat tona Poet
n' origjinë ide e shoqërisë,
laicitet që nga e kalura
Budi e Bogdani
Prishtina e Cetta
Fishta, ti unë Poet,
kombi ynë e kërkoi vetë
shpirt kritik
liria e shpirtit
intelektualët e ideve
pasuria kombëtare
Atdheu në zhvillim

*M.Thaqi:
Le të jetë edhe nemë
po qe se duhet,
qoftë edhe sharje
edhe pse s´e kemë adet,
por, mbi të gjitha
fjalë e lirë
me qëllim të d´lirë
e synim t´mirë!

*M.Jupolli
Ta njohim rëndësinë
e Republikës !
N' djall t' mallkuar egoizmi !
Jo Kulla të kallura
Jo kanibal,
po fjala e artit
Drejtësia
n' detyrë t' vendit !

*M.Thaqi:
Po qe se është Uratë,
ma thuaj të lutem dy herë,
do e ruaj dhuratë,
ta di shumë për nderë,
gjithësesi të lirë,
nga shpirti e mbirë!

*M.Jupolli:
Për TY Atdhe
Për TY Poet
Analizë që ndihet
në shpirt shkruhej
shekuj më parë
po edhe:
'68
'81
'99
mund e dhembje për fitore
u thanë !
Kishë e xhami
toskëri e gegni
jo luftë civile
jo filozofi politike
në cinizëm
nga kanibalet n' krye
Po etikë-estetikë
nga filozofi kombëtare
n' Fé shqiptare !

*M.Thaqi:
Eh, Poet,
as unë ty,
as ti mua,
as don ti,
as unë dua
lajka as lajthitje,
stërkeqje,
çoroditje,
fjalë të lirë,
me vend,
me mend!

*M.Jupolli:
EH ! Vëlla!
Atdheu kerkon
Kirurgji estetike
Punësim
Shkollim
Mjeksi
Drejtësi !
Ti populli im
detyrë e ke n' pergjegjësi !

Mentor Thaqi & Musa Jupolli
VS., 10.11/03.2013, Paris, ...)

TURPI

nga Fran Tanushi


turpi ngazerohët

kur pasqyron

vërtetësinë e vet


nga vetja s’turperohet


para pasqyrës së thyer

i qëndron krenar

karakterit të mjerë


se turp s’ka


në depo të marrezirave

mes mureve të baltosura

laboratorin e ,,lavdisë’’ ngrit


ai s’turpërohet nga ai-

XHEMAJL RUDI

11...marsi i vitit 1981....fillimi i një qëndresë gjithë shqiptare te një kohe qe mori përmasat e ndryshimeve te mëdha dhe i vulosur ne ngjarjet me heroike te fund-shekullit 20 e te fillim shekullit 21....dhe synimi i saj vazhdon edhe me tutje deri ne realizimin e plote te te gjitha qeshjeve tona themelore...ne tërësinë e saj!

Dy Heronjtë e përjetshëm te kombit tone /Xheva e Fehmiu/....frymëzues te përhershëm te lirisë e te bashkimit te atdheut tonë.....Te përgëzoj për shkrimin i nderuar Sylë Mujaj....
ishe pjese e këtyre ngjarjeve qe u përjetësuan përgjithmonë.....ne vlerën e çmuar e te devotshmërisë se kombit tone te mire e fisnik!

Xhemajl Rudi

DJE

Hije
Ti ban drite, dhe ne hijen tende
çele pranvera,lulet dhe natyra
e kopshteve,te syve e te zemrave
dhe te vese e deshirave te medha
e te gjitha moshave njeheresh
e te gjitha ngjyrave bashke
ku treten
dhe lindin ne hijen tende
ne te perjetshmen tende
qe ndrite si shkelqimtare
mbi kohet e koherave te lashta,
Si ne lumenje,si ne rrejdha te pandalura
ku gjithçka vjen, ndryshon dhe ringjallet si natyra
si nata dhe fanaret e saj dhe hena si kaltersia e detit
qiellores tende pershkohet,tokesores dhe frymes se pafundmë
Je hije e heshtur,ne çdo gje je heshtje si mugullimit tend
ti shkelqimtarja e vetem, je zeri,kenga,fjala dhe jehona e kohes

Musa Jupolli
Skenar për jetën dhe t'bëmet e dardanëve në fund shekullin e kaluar, e ndritur dhe e madhërishme histori e jonë! Mik i dashur, vëlla artist e poet i kombit tim Syle Mujaj ! Historinë e shkruajmë vetë, vetë na e the edhe ti, edhe ky shkrim e bukurshkrim i një kohe ku n'ar duhet të shkruhet 11 Marsi i 1981-tës në faqet e ndritshme të Dardanisë e quajmë sot Shqipëri !

Syle Mujaj
Te përkujtohen rinit tona, te shkruhen poezi, disi shëron oo, oo këtë e thonë vetëm poetet, mos ti harrojmë te tjerët, ter gjithë....e....e qindra te tjerë qe ata po e thonë sot me laps historinë tonë siç thotë vëllazër artist,..... HISTORINË SHQIPËRI

PËR DHEUN E LINDJES

Dije Lohaj


Në vendin tim, kujtimet rrinë varur,
Si hardhitë e pakrasitura në pjergulla shtëpie.
Malet s’e zhveshin kollaj kurorën e lashtë,
Veshur prej shekujsh me njolla gjaku,
Të cilat ende mbajnë erë në degët e pemëve,
Në kangjellat e shtëpive, erën e barutit,
Në shamitë e zeza të nënave, vajin e bardhë,
Në muret e Drenicës, shenjat e plumbave.

Në vendin tim, trotuaret kanë hije trishtimi,
Njerëzit të përvuajtur ngjyejnë dhimbjen në sofër,
Skamja lëshohet hirshëm mbi buzët e jetimëve,
Burrat e të rinjtë marrin udhën e mërgimit,
Dhe harrohen, lëndohen në botën e qytetëruar,
Për një grusht mall, për dheun e lindjes!

Shukrije Gashi

Mars 5
Vetëm në legjenda, këngë e lapidare, sipas shijeve e tekave individuale, sidomos te bizneseve politike, jetojnë heronjtë dhe heroinat ne trojet shqiptare. Madje heroinat pothuajse as ne këngë e lapidare. Në gëzimin e jetës dhe të një lirë pa emër e mbiemër jetojë, ata që nuk shohin asgjë përveç parave dhe pushtetit. Kurse masa vegjeton në amullin e mjerimit, pritjeve të kota për ditë më të mira, dhe zvarritet nga dita në ditën tjetër, gjysmë e përgjumur dhe e frikësuar nga të panjohurat dhe uja e bukës. A di ndokush të më thotë se çfarë duhet të festojnë shqiptarët gjithandej gjymtyrëve të copëtuara të mëmëdheut tashmë të zhytur në zhvatje korruptive?!
E vetmja përgjigje që kam hë për hë është: më mirë do t'i nderojmë heronjtë dhe heroinat duke i lënë të prehen të qetë në tokën e tyre, sesa të tregtohet me emrat e bëmat e tyre, për biznese politike.

Shukrije Gashi

HE SEDRËN E VRARË

Ata duan t’i mbyllin të gjitha vrimat
t’i shalojnë të gjitha kofshët
t’u përkëdhelin, t’i shajnë butësisht:
“Unë të gjitha, he nënën!”
T’i shkopsisin të gjithë gjinjtë
t’i ndukin gjer në dhembje
t’i thithin, t’i shajnë çmendurisht
“Unë, vetëm unë të gjitha, he nënën e nënës!”
Ata duan, t’i gulfojnë të gjitha vrimat:
Sytë, gojët, veshët gjer në çkordhje
He farën e sedrës së vrarë!
Ata duan që të gjitha lodrat FEMRA
të kenë vetëm: kofshë, gjinjë, VRIMA
të ulurijnë dhe heshtin pstë!
He farën e sedrës së vrarë!
“Dielli nuk sillet vetëm rreth penisit!”
Jeta fillon në TOKË dhe s’mbaronë në farë...!

Poezi e imja shkruar po ashtu në vitet e 80-ta
E botuar në përmbledhjen “Arti i harresës” (1997)

Vaxhid Xhelili

I Burgosuri Politik

I burgosuri politik u burgos
Duke vizatuar lule në shuplakë dore
Për t`i falur ty

Nuk u morr me politikë
As kur shkëlqimi i monedhave verboi sy të etur
Prapa hijeve

I burgosuri politik u burgos
Nuk u morr kurrë me politik
Në agjendën e shekujve
Ishte skicuar fati i tij
I burgosuri politik është liria
Që po i mungon Kosovës



‎11 MARS - 81

Mirvete Kabashi Leku


Me lotët e mallit studentor
por, më shumë krenari
do herë do t`kujtojmë
Vitin 1981.
Atë kohë rinie
Me vrullin studentorë
Kolltuqet ia dridhëm
UDB-ashëve Jugosllavë.


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Tue Mar 12, 2013 12:30 pm, edituar 2 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013 Empty Re: Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 12, 2013 12:24 pm

Halil Selimi
Për të zbutur dilemën përmbyllëse të poezisë dhe jo vetëm të autorit, po bëj një koment-përgjigje, si i apostrofuari i një subjekti më të gjerë se personal. Mjerisht, as pas tetë vitesh, dosja ime nuk u mbyllë dhe, por të dalja nga burgu formal, u shndërrua në një, portë hyrjeje të një burg edhe më të madh. Dhe, vitet e vjedhura nga pushtuesi, lotësoheshin me përpjekjet e reja të pafundja kundrejt vjedhësit, për t'i grabitur lirinë. Prandaj, edhe demonstrata, përkundrazi, ishte tepër e vogël kundrejt dënimit të madh dhe jeta kërkoi luftë edhe më të madhe, për ta gëzuar Lirinë. dhe jo heshtjen, sigurisht.

JU ISHIT STUDENT
/Një poezi e botuar në vitin 2002,/
nga Halil Selimi,


Kur po shkruanit parulla
Në një rrugë të Prishtinës
Liri për Kosovën
Kauza juaj
Ishte shumë kohë para
Se Kosova të bëhej një plagë e hapur
Në zemër të Evropës

Paqësore ishte protesta juaj
Pa dhunë.
Ndërsa njerëzit e dhunës
T’a rrëmbyen rininë e lirinë
E në vend të tyre të dhanë
8 vjet dënim,
Për t’u bërë i burgosuri ynë
I ndërgjegjes

Të njohëm vetëm nga
“Historia e çastit”
Nga dosjet që mbanim dhe letrat.
Se a ndikuan në drejtësi
Ato letra që në iu shkruam
Pushtetarëve të pafytyrë
Nuk e ditëm kurrë, se
Asnjë përgjigje nuk morëm

Tetë vjet më pas
Dosja jote u mbyll–a ishe liruar?
Si e plotësove kohën
E tetë viteve që t’u vodhën?
Sa e vogël demonstrata
Po sa i madh dënimi!
Mos vallë jeta dhe lufta civile
Kërkuan një heshtje më të madhe?

Lois Howar

You were a student
painting slogans on a
road in Prishtina
freedom for Kosovo
your cause
long before Kosovo became
an open wound at Europe’s
heart.
Yours was a peaceful
protest, without violence
yet violent men took from you
youth and liberty, giving instead
an 8-year sentence
and you became our prisoner
of conscience.
We knew you only through
“case history”,
the file we held and letters.
Whether the ones we wrote
to faceless men in power
effected any justice,
we never knew, receiving
no reply.
After 8 years your case
was closed. Were you released?
How did you fill the space
8 years had stolen from you?
So small a demonstration
so large a penalty.
Did life and civil war
demand a greater still?

Lois Howard

PENDOHEM ZOTI POET

Murteza Nures
Pendohem Zoti poet që isha kasap
E punoja në komitetin lokal
Me duhej vargjet tuja t’i varja në qingela
Ti rrjepja si qengjat
Ta ndaja mishin nga kockat
E gjakun tua hidhja qeneve
Kështu me urdhëronin padronet nga veriu

Pendohem Zoti poet që isha mësues
E punoja në sigurimin shtetëror
Me dëshirë e merrja çelësin e tradhtisë
E të ngujoja në burgun e Nishit
Dhe uleshe në karrigen elektrike
E të ushqeja me fekalet tua ?
Testiset t’i shtrydhnin
E kështu u kënaqeshin padronet nga veriu

Pendohem Zoti poet që isha gjykatës
E punoja në gjykatën e lartë
Unë prore t’i kam marre yjet e gjakut
Ne sallat e gjykatave në rrugë në male
E si dhurate me ngritën një statuje gjirizi
Qe, portretin tim të ma pështyjnë breznitë
Kështu me thoshin padronet nga larte
Pendohem Zoti poet…

Ymër Rogova

Syle Mujaj
11.03.2013
Valët përpëliten e Fitimtarët ngritën, ruajtën atë qe duhet ruajtura qëllimin fisnik Arbëri, ....
e Sot, me kohë u ndeshë Ballë për ballë sorra shkina me Shqiponjën, duhej te ishte kryer me herët tha Poeti, por nuk është vonë tha atdhetari, edhe Sot qëndron krenar ne Parime *se nuk kemi shqiptar te tepërm*, por, larg nga sorrat shkina qe shih njëra nder to tha: kushtetuta e Dardanisë nuk e njeh UÇK. Dhe kodosh matrapazi qe e quam ta ruaj Kushtetutëshmërin ai far "pizeveng" Hasani, e theu qafën mu ne kushtetutshmëri dhe e vrau vetën ne Lul te Ballit, ai duhet te qitet ne gjyqin e popullit me ata lakej oficerët pro serb, qe po dojkan shih te na japin "nazihat" me një parti islamike, ku këtë sherr Moske e Beligradit, qe ta kthejnë Kosovën mbrapshtë ne hyrje te një jugo- serbi....
Ju doli fytyra horrave me turpin e tyre, se ata as nuk kanë as zot as fe, e mos te flasim për qytetar apo kombëtar,


LAJME NGA OZONI

Luajnë letra miqtë me mbretin, apo unë me mbretin
Në këtë lojë zura n`thua në këmbët e mia
E shoh Trojën nga sot tek Neretva
Cepi I Atlantidës shihet në Mesdhe
Eh,vrima e Ozonit përditë rritet mbi njeriun.
Sot për çudi nzura n'thua në këmbët e mia
Më kot lypset virusi i kompjuterit.
Astrologjia merr kohën e lajmit ditor.
Operacioni cezaresk u zbulua në Meksikë.
Horoskopi qeli rrugën e disidentëve për pushtet.
Shën Sava gjeti biletën kthyese për Siberi.
Pirroja edhe një herë e fitoj luftën.
Formula e Binomit me katete po bie nga hipotenuza.
Ligji i Gravitetit hyri në horizontale
në Shpellën e Gadimës në Kosovë.
Gotikë më Arabeskën u vunë në arkitekturën e Botës.
Unë mbeta dhe vendosa tu besoj te gjithave.
Njeriut tonë i fala shpirtin për botën që e mban
Viteve mbi supe, në fjalë e në ëndrra të gjalla.
Sot jam fjala ime, gjuha e shqiponjës, shqip
Nëse fluturohet, fluturoj ma lartë se Alpet shqiptare.

Sylë Mujaj

STUDENTI

Sot valle shqipe n’Prishtinë
Të "bletëve punëtore",
Protestë
Protestë
Protestë,
U zgjuam natën dhe takimin mbërrimë,
Dikush gëzim, tjerët festë,
Erdhëm mes konviktesh, në vendtakim
Nëpër biseda, takime kombëtare
Të "shenjë e zjarrit", mbajtën fjalim...
Ishim në rrugëtim si kurrë më parë.

1 herë, Kosova, ah, koha jonë
9 herë takimesh që depërtoi,
8 herë zë studentit a është vonë,
1 rreze dielli në legjendë, fitoi


https://youtu.be/xQREHhmZVXI

Agim Gashi

https://youtu.be/xQREHhmZVXI
Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013 479788_284883454975384_722902156_n

https://youtu.be/xQREHhmZVXI
Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013 487419_284883838308679_1537819877_n

PËR DHEUN E LINDJES Dije Lohaj Në vendin tim, kujtimet rrinë varur, Si hardhitë e pakrasitura në pjergulla shtëpie. Malet s’e zhveshin kollaj kurorën e lashtë, Veshur prej shekujsh me njolla gjaku, Të cilat ende mbajnë erë në degët e pemëve, Në kangjellat e shtëpive, erën e barutit, Në shamitë e zeza të nënave, vajin e bardhë, Në muret e Drenicës, shenjat e plumbave. Në vendin tim, trotuaret kanë hije trishtimi, Njerëzit të përvuajtur ngjyejnë dhimbjen në sofër, Skamja lëshohet hirshëm mbi buzët e jetimëve, Burrat e të rinjtë marrin udhën e mërgimit, Dhe harrohen, lëndohen në botën e qytetëruar, Për një grusht mall, për dheun e lindjes!
Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013 484747_284884268308636_2073172101_n

TURPI nga Fran Tanushi turpi ngazerohët kur pasqyron vërtetësinë e vet nga vetja s’turperohet para pasqyrës së thyer i qëndron krenar karakterit të mjerë se turp s’ka në depo të marrezirave mes mureve të baltosura laboratorin e ,,lavdisë’’ ngrit ai s’turpërohet nga ai-
Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013 544453_284884448308618_1082695632_n

Nga Musa Jupolli *M.Jupolli: EH ! Vëlla! Atdheu kerkon Kirurgji estetike Punësim Shkollim Mjeksi Drejtësi ! Ti populli im detyrë e ke n' pergjegjësi ! * * Mentor Thaqi-Musa Jupolli- t Intervistë Po (li) [e] tike *M. Thaqi : Ma thuaj një fjalë t´lirë vëlla poet, që vargu edhe prej së largu t´ecë shtegut të vet! *M. Jupolli N' ide t' Atdheut Drejetësia nuk është ëndërr është realitet ! *M.Thaqi : Ma thuaj, paçka edhe jo e ëmbël të jetë, veç le t´jetë e dinjitetshme, morale, reale, vërtetë, tevona arsye n´krye e ëmbëlson vet! *M.Jupolli: Rinia jonë rrjesht i gjatë vargu ynë n' ide e filozofi urtësia e Revolucionit shqiptar! Letrat tona Poet n' origjinë ide e shoqërisë, laicitet që nga e kalura Budi e Bogdani Prishtina e Cetta Fishta, ti unë Poet, kombi ynë e kërkoi vetë shpirt kritik liria e shpirtit intelektualët e ideve pasuria kombëtare Atdheu në zhvillim *M.Thaqi: Le të jetë edhe nemë po qe se duhet, qoftë edhe sharje edhe pse s´e kemë adet, por, mbi të gjitha fjalë e lirë me qëllim të d´lirë e synim t´mirë! *M.Jupolli Ta njohim rëndësinë e Republikës ! N' djall t' mallkuar egoizmi ! Jo Kulla të kallura Jo kanibal, po fjala e artit Drejtësia n' detyrë t' vendit ! *M.Thaqi: Po qe se është Uratë, ma thuaj të lutem dy herë, do e ruaj dhuratë, ta di shumë për nderë, gjithësesi të lirë, nga shpirti e mbirë! *M.Jupolli: Për TY Atdhe Për TY Poet Analizë që ndihet në shpirt shkruhej shekuj më parë po edhe: '68 '81 '99 mund e dhembje për fitore u thanë ! Kishë e xhami toskëri e gegni jo luftë civile jo filozofi politike në cinizëm nga kanibalet n' krye Po etikë-estetikë nga filozofi kombëtare n' Fé shqiptare ! *M.Thaqi: Eh, Poet, as unë ty, as ti mua, as don ti, as unë dua lajka as lajthitje, stërkeqje, çoroditje, fjalë të lirë, me vend, me mend! *M.Jupolli: EH ! Vëlla! Atdheu kerkon Kirurgji estetike Punësim Shkollim Mjeksi Drejtësi ! Ti populli im detyrë e ke n' pergjegjësi ! Mentor Thaqi & Musa Jupolli VS., 10.11/03.2013, Paris, ...)
Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013 419980_284884631641933_1163843350_n

ATË DITË N´PRISHTINË Mentor Thaqi VS., 10.03.2012 Aty, atë ditë koha u ndal, pikërisht, gjakut iu fal katërcipërisht, kthyem pas Epokën t´ndërgjegjësojmë boten, jeten dhe veten! Një zjarrmi ndjenjat kallë për Dardani Lirisë në ballë, me gjoks, me kokë, me elan rinor dhe dije t´pastër, me fjalë dhe sjellje t´matur! Natyrisht si gjithmonë elita e mëndjes n´shërim t´dhëmbjes, studentët, profesorët, masat popullore, disidentët, promotorët e Ri-Rilindjes Arbërore! Dikush tha, lehtë, Aliu, fjalën përbiu, nxehtë shpirtin përtëriu! Një tjetër, ja dhe Shukria, Lulja, Fahria, atje është Syla, nxënës nga shkolla me parolla, policia dridhej se rinia nuk lidhej, hegjemonia me cinizëm kridhej, por Liria ishte n´ardhje, jo nuk vidhej! Eh, dikur tevona kur mbet jehona, shtypja na dërmoi po shtytja s´na lodhi, moti gjëmoi dhe e ndjeu Trolli, ia kujtuam jetës se i kem borxh vetes!
Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013 549164_284884731641923_485540606_n

11 MARS - 81 Mirvete Kabashi Leku Me lotët e mallit studentor por, më shumë krenari do herë do t`kujtojmë Vitin 1981. Atë kohë rinie Me vrullin studentorë Kolltuqet ia dridhëm UDB-ashëve Jugosllavë.


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Tue Mar 12, 2013 12:27 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013 Empty Re: Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 12, 2013 12:25 pm

Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013 480644_284886514975078_656089487_n

Shukrije Gashi Mars 5 Vetëm në legjenda, këngë e lapidare, sipas shijeve e tekave individuale, sidomos te bizneseve politike, jetojnë heronjtë dhe heroinat ne trojet shqiptare. Madje heroinat pothuajse as ne këngë e lapidare. Në gëzimin e jetës dhe të një lirë pa emër e mbiemër jetojë, ata që nuk shohin asgjë përveç parave dhe pushtetit. Kurse masa vegjeton në amullin e mjerimit, pritjeve të kota për ditë më të mira, dhe zvarritet nga dita në ditën tjetër, gjysmë e përgjumur dhe e frikësuar nga të panjohurat dhe uja e bukës. A di ndokush të më thotë se çfarë duhet të festojnë shqiptarët gjithandej gjymtyrëve të copëtuara të mëmëdheut tashmë të zhytur në zhvatje korruptive?! E vetmja përgjigje që kam hë për hë është: më mirë do t'i nderojmë heronjtë dhe heroinat duke i lënë të prehen të qetë në tokën e tyre, sesa të tregtohet me emrat e bëmat e tyre, për biznese politike. Shukrije Gashi HE SEDRËN E VRARË Ata duan t’i mbyllin të gjitha vrimat t’i shalojnë të gjitha kofshët t’u përkëdhelin, t’i shajnë butësisht: “Unë të gjitha, he nënën!” T’i shkopsisin të gjithë gjinjtë t’i ndukin gjer në dhembje t’i thithin, t’i shajnë çmendurisht “Unë, vetëm unë të gjitha, he nënën e nënës!” Ata duan, t’i gulfojnë të gjitha vrimat: Sytë, gojët, veshët gjer në çkordhje He farën e sedrës së vrarë! Ata duan që të gjitha lodrat FEMRA të kenë vetëm: kofshë, gjinjë, VRIMA të ulurijnë dhe heshtin pstë! He farën e sedrës së vrarë! “Dielli nuk sillet vetëm rreth penisit!” Jeta fillon në TOKË dhe s’mbaronë në farë...! Poezi e imja shkruar po ashtu në vitet e 80-ta E botuar në përmbledhjen “Arti i harresës” (1997)
Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013 482624_284886668308396_1884864065_n

Halil Selimi Për të zbutur dilemën përmbyllëse të poezisë dhe jo vetëm të autorit, po bëj një koment-përgjigje, si i apostrofuari i një subjekti më të gjerë se personal. Mjerisht, as pas tetë vitesh, dosja ime nuk u mbyllë dhe, por të dalja nga burgu formal, u shndërrua në një, portë hyrjeje të një burg edhe më të madh. Dhe, vitet e vjedhura nga pushtuesi, lotësoheshin me përpjekjet e reja të pafundja kundrejt vjedhësit, për t'i grabitur lirinë. Prandaj, edhe demonstrata, përkundrazi, ishte tepër e vogël kundrejt dënimit të madh dhe jeta kërkoi luftë edhe më të madhe, për ta gëzuar Lirinë. dhe jo heshtjen, sigurisht. JU ISHIT STUDENT /Një poezi e botuar në vitin 2002,/ nga Halil Selimi, Kur po shkruanit parulla Në një rrugë të Prishtinës Liri për Kosovën Kauza juaj Ishte shumë kohë para Se Kosova të bëhej një plagë e hapur Në zemër të Evropës Paqësore ishte protesta juaj Pa dhunë. Ndërsa njerëzit e dhunës T’a rrëmbyen rininë e lirinë E në vend të tyre të dhanë 8 vjet dënim, Për t’u bërë i burgosuri ynë I ndërgjegjes Të njohëm vetëm nga “Historia e çastit” Nga dosjet që mbanim dhe letrat. Se a ndikuan në drejtësi Ato letra që në iu shkruam Pushtetarëve të pafytyrë Nuk e ditëm kurrë, se Asnjë përgjigje nuk morëm Tetë vjet më pas Dosja jote u mbyll–a ishe liruar? Si e plotësove kohën E tetë viteve që t’u vodhën? Sa e vogël demonstrata Po sa i madh dënimi! Mos vallë jeta dhe lufta civile Kërkuan një heshtje më të madhe? Lois Howar You were a student painting slogans on a road in Prishtina freedom for Kosovo your cause long before Kosovo became an open wound at Europe’s heart. Yours was a peaceful protest, without violence yet violent men took from you youth and liberty, giving instead an 8-year sentence and you became our prisoner of conscience. We knew you only through “case history”, the file we held and letters. Whether the ones we wrote to faceless men in power effected any justice, we never knew, receiving no reply. After 8 years your case was closed. Were you released? How did you fill the space 8 years had stolen from you? So small a demonstration so large a penalty. Did life and civil war demand a greater still? Lois Howard PENDOHEM ZOTI POET Murteza Nures Pendohem Zoti poet që isha kasap E punoja në komitetin lokal Me duhej vargjet tuja t’i varja në qingela Ti rrjepja si qengjat Ta ndaja mishin nga kockat E gjakun tua hidhja qeneve Kështu me urdhëronin padronet nga veriu Pendohem Zoti poet që isha mësues E punoja në sigurimin shtetëror Me dëshirë e merrja çelësin e tradhtisë E të ngujoja në burgun e Nishit Dhe uleshe në karrigen elektrike E të ushqeja me fekalet tua ? Testiset t’i shtrydhnin E kështu u kënaqeshin padronet nga veriu Pendohem Zoti poet që isha gjykatës E punoja në gjykatën e lartë Unë prore t’i kam marre yjet e gjakut Ne sallat e gjykatave në rrugë në male E si dhurate me ngritën një statuje gjirizi Qe, portretin tim të ma pështyjnë breznitë Kështu me thoshin padronet nga larte Pendohem Zoti poet… Ymër Rogova Syle Mujaj 11.03.2013 Valët përpëliten e Fitimtarët ngritën, ruajtën atë qe duhet ruajtura qëllimin fisnik Arbëri, .... e Sot, me kohë u ndeshë Ballë për ballë sorra shkina me Shqiponjën, duhej te ishte kryer me herët tha Poeti, por nuk është vonë tha atdhetari, edhe Sot qëndron krenar ne Parime *se nuk kemi shqiptar te tepërm*, por, larg nga sorrat shkina qe shih njëra nder to tha: kushtetuta e Dardanisë nuk e njeh UÇK. Dhe kodosh matrapazi qe e quam ta ruaj Kushtetutëshmërin ai far "pizeveng" Hasani, e theu qafën mu ne kushtetutshmëri dhe e vrau vetën ne Lul te Ballit, ai duhet te qitet ne gjyqin e popullit me ata lakej oficerët pro serb, qe po dojkan shih te na japin "nazihat" me një parti islamike, ku këtë sherr Moske e Beligradit, qe ta kthejnë Kosovën mbrapshtë ne hyrje te një jugo- serbi.... Ju doli fytyra horrave me turpin e tyre, se ata as nuk kanë as zot as fe, e mos te flasim për qytetar apo kombëtar, LAJME NGA OZONI Luajnë letra miqtë me mbretin, apo unë me mbretin Në këtë lojë zura n`thua në këmbët e mia E shoh Trojën nga sot tek Neretva Cepi I Atlantidës shihet në Mesdhe Eh,vrima e Ozonit përditë rritet mbi njeriun. Sot për çudi nzura n'thua në këmbët e mia Më kot lypset virusi i kompjuterit. Astrologjia merr kohën e lajmit ditor. Operacioni cezaresk u zbulua në Meksikë. Horoskopi qeli rrugën e disidentëve për pushtet. Shën Sava gjeti biletën kthyese për Siberi. Pirroja edhe një herë e fitoj luftën. Formula e Binomit me katete po bie nga hipotenuza. Ligji i Gravitetit hyri në horizontale në Shpellën e Gadimës në Kosovë. Gotikë më Arabeskën u vunë në arkitekturën e Botës. Unë mbeta dhe vendosa tu besoj te gjithave. Njeriut tonë i fala shpirtin për botën që e mban Viteve mbi supe, në fjalë e në ëndrra të gjalla. Sot jam fjala ime, gjuha e shqiponjës, shqip Nëse fluturohet, fluturoj ma lartë se Alpet shqiptare. Sylë Mujaj STUDENTI Sot valle shqipe n’Prishtinë Të "bletëve punëtore", Protestë Protestë Protestë, U zgjuam natën dhe takimin mbërrimë, Dikush gëzim, tjerët festë, Erdhëm mes konviktesh, në vendtakim Nëpër biseda, takime kombëtare Të "shenjë e zjarrit", mbajtën fjalim... Ishim në rrugëtim si kurrë më parë. 1 herë, Kosova, ah, koha jonë 9 herë takimesh që depërtoi, 8 herë zë studentit a është vonë, 1 rreze dielli në legjendë, fitoi
Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013 75032_284887084975021_1932088874_n

Vaxhid Xhelili I Burgosuri Politik I burgosuri politik u burgos Duke vizatuar lule në shuplakë dore Për t`i falur ty Nuk u morr me politikë As kur shkëlqimi i monedhave verboi sy të etur Prapa hijeve I burgosuri politik u burgos Nuk u morr kurrë me politik Në agjendën e shekujve Ishte skicuar fati i tij I burgosuri politik është liria Që po i mungon Kosovës
Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013 487429_284887301641666_1329876201_n

XHEMAJL RUDI 11...marsi i vitit 1981....fillimi i një qëndresë gjithë shqiptare te një kohe qe mori përmasat e ndryshimeve te mëdha dhe i vulosur ne ngjarjet me heroike te fund-shekullit 20 e te fillim shekullit 21....dhe synimi i saj vazhdon edhe me tutje deri ne realizimin e plote te te gjitha qeshjeve tona themelore...ne tërësinë e saj! Dy Heronjtë e përjetshëm te kombit tone /Xheva e Fehmiu/....frymëzues te përhershëm te lirisë e te bashkimit te atdheut tonë.....Te përgëzoj për shkrimin i nderuar Sylë Mujaj.... ishe pjese e këtyre ngjarjeve qe u përjetësuan përgjithmonë.....ne vlerën e çmuar e te devotshmërisë se kombit tone te mire e fisnik! Xhemajl Rudi DJE Hije Ti ban drite, dhe ne hijen tende çele pranvera,lulet dhe natyra e kopshteve,te syve e te zemrave dhe te vese e deshirave te medha e te gjitha moshave njeheresh e te gjitha ngjyrave bashke ku treten dhe lindin ne hijen tende ne te perjetshmen tende qe ndrite si shkelqimtare mbi kohet e koherave te lashta, Si ne lumenje,si ne rrejdha te pandalura ku gjithçka vjen, ndryshon dhe ringjallet si natyra si nata dhe fanaret e saj dhe hena si kaltersia e detit qiellores tende pershkohet,tokesores dhe frymes se pafundmë Je hije e heshtur,ne çdo gje je heshtje si mugullimit tend ti shkelqimtarja e vetem, je zeri,kenga,fjala dhe jehona e kohes
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013 Empty Re: Pregatitur nga Sylë Mujaj:32 VJETORI I PRANVERËS STUDENTORE 1981 - 2013

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi