Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Syle Mujaj: Rekuiem: DEMONSTRATAT STUDENTORE TË MARSIT 1981

Shko poshtë

Syle Mujaj: Rekuiem: DEMONSTRATAT STUDENTORE TË MARSIT 1981 Empty Syle Mujaj: Rekuiem: DEMONSTRATAT STUDENTORE TË MARSIT 1981

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 29, 2010 9:36 pm

Syle Mujaj: Rekuiem: DEMONSTRATAT STUDENTORE TË MARSIT 1981 12937_1200135117664_1057122780_30623557_482737_n


Syle Mujaj: Rekuiem: DEMONSTRATAT STUDENTORE TË MARSIT 1981


“Në pranverën 1981 shqiptarët u hodhën në vallen e çlirimit nga të gjitha anët: nga Llapi e Gollaku, nga Drenica e Rugova, nga Shala e Bajgora, nga Dukagjini e Malësia e Gjakovës, nga Podgueri e Korabi, nga Tuzi e Hoti e nga Anamali.” (Vlerësim i popullit të Kosovës)

Duke i nderuar martirët e lirisë, Forcat e Natos, OKB-ën e Evropën në këtë përvjetor të 1981-tës po hapet një realitet i ri shqiptarë. Qe për ne si student të atyre viteve ishte vetëm një shkendi e largët në tunelin e madh!

Në këtë përvjetor të 30-të, të ngjarjeve pranverore të vitit 1981 i kujtojmë dhe i nderojmë dëshmorët qe gjaku i tyre i pastër u bë fanarë ndriçimi që shqiptarët njëherë e përgjithmonë të vendosin vetë për fatin e vetë.

Sot mbas 30 vitesh po në këtë ditë, vërehen ndryshimet e mëdha në të mirën e dhe perspektivën e Kombit tonë jemi afruar bukur afër qëllimit fisnik të çlirimit të plotë kombëtar, të jemi të sinqertë dhe ta kuptojmë realitetin se kemi edhe një copë rrugë.
Periudha e luftës si të çdo popull qe e fiton lirinë edhe të ne shkaktoj plagosje të rënda në shpirtin e Kosovës, sot Kosovës ne aktivitet i mungojnë shumë: fëmijë, vasha e djem qe moshën e tyre të re jetën e tyre ia falen Kosovës sot pushojnë në amshim, këta dëshmorë të kombit tonë sot u bënë trëndafilat më të dashur u bënë kopshtet qe qëndisin hiq më pakë së se mija e mijëra varreza në tokën e Kosovës.
Nga këto lule të lirisë jo pa qëllim sot këtu në mesin tonë në mërgatë janë disa nga martirët e lirisë që me jetën e tyre i ndihmuan procesin e çlirimit të Kosovës, i ndihmuan organizimit të më vonshëm deri të organizimi i mirëfilltë ushtarak deri të e shenjta UÇK.
Këto “lule të lirisë” na ftojnë të këndellemi se kemi nevojë për njëri tjetrin se jemi të plagosur kemi ende plagë (thuaja se në çdo familje shqiptare në këtë proces e dhamë atë të mundshmen.
Shqiptarët gjatë këtyre viteve u solidarizuan dhe përkrahen procesin e çlirimit, ishim solidarë nëpër burgje, ishin solidar në demonstrata, ishin solidar në pjesëmarrjen e UÇK-së, nuk kursyen në përkrahjen materiale.
Plagët e mija–tuajat duan shërim e shërimi nuk vije me lutje e ankime por vije me bashkëpunim reciprok, qe ti gjendemi njëri- tjetrit në përpëlitjet tona drejtë horizonteve të lira së pari si Komb i lirë, si Komb me, kulturë e traditë, kemi arsye ti them këto, kur dihet së si mërgatë jemi njëra ndër mërgatat më të reja dhe më vitale në këtë planetë, sot kemi ekspert të çdo lëmije qe pa u rrudhur dhe pa u skuqur dëshmojmë për një përvojë perëndimore qe pa dyshim na ishte e nevojshme sa buka, këto energji duhet ti gjejnë vendet e merituara në procesin e Kombit tonë, si në aspektin e rindërtimit të Kosovës, të mbrojtjes, mëkëmbjes si ekonomike ashtu dhe politike, që sot si kurrë më parë Kosova ka nevojë për profesionet e bijve të vetë.
Shpërthimi i luftës dhe ndihma e Shteteve të mëdha qe sot janë së bashku me ne, na obligon qe të jemi të kujdesshëm dhe më të organizuar, ata duan dhe ju duhet gjuha e fakteve e ato janë në duart tona janë të bollshme për hapjen e tryezës së bisedimeve me fqinjët tanë grabitqar, po jam qe shqiptarët të flasin me Bullgarët- Grekërit e Serbët.
Me këta është fillimi i ndarjes së popullit tonë dhe padyshim me këta duhet të jetë dhe bashkimi i kombit tonë e përfundimi i lloj-lloj elaboratesh ortodokse qe deri me sot e rënduan vetëm popullin shqiptarë, këtu është dhe fundi i robërisë shekullore, këtu është dhe “Paqja e Ballkanit për një të nesërme pa pushtues e pa robër.
Gjuha jonë duhet të jetë faktor i rëndësishëm në strategjinë e vendosjen se paqëso në Ballkan e më gjerë.
Strategjia jonë edhe kësaj here duhet të dëshmohet para opinionit botëror me kompaktësinë dhe solidaritetin gjithë shqiptarë ne aspektin politik qe jemi faktor për stabilizimin e Ballkanit por kurrseqysh më të ndarë.
As vetë Evropa nuk na pranon, sepse nuk ka llogari, duhet të bindet në provimin tonë të pjekurisë në tavolinën e këtyre popujve: Grekërit, Maqedonët e Serbët, për stabilizimin e Ballkanit dhe Evropës.
Procesi ynë kombëtar deri me tani nuk ka zbrazësi në ruajtjen e stabilitetit më të tjerët ky element është virtyt edhe i perëndimit qe çmohet.
Provim i rëndësishëm ishte dhe atëherë kur nga gjenocidi më i ashpër që Serbia me miqtë e pakët të saj e zhvilloj në popullin shqiptarë të Kosovës, Kosovarët e përgjakur dhe ende pa u terur gjaku i më të dashurve të tyre u kthyen nëpër vatrat e tyre të shkrumbuara nga barbaria ortodokse serbe, Ky ishte rezultati më madhështor i këtij shekulli që shqiptarët dëshmuan së vendosin vetë për fatin e tyre në tokën e Ballkanike jo si deri dje kur “Greku e caktonte rrobaqepësin”, “Franca e prente materialin” e “Serbia e qepte rrobën shqiptare për interesin e saj”.
Mbijetuam u rilindëm dhe shqiptari nuk lejon më qe ti përsëritet e kaluara, do të këtë kujdes se kujt ti thotë vëlla dhe mikë, për këtë mori mësim historie nga fqinjët grykës, ku së bashku pa dallim u munduan të na zhdukin”?.
Pra pa mendjemadhësi themi së këta janë shqiptarët e vetët në shekullin e ri, mileniumin e tretë.
Kemi motiv, kemi energji dhe potencial civilizues dhe duhet për të vertëtën e mbyllur më së një shekull tu tregojmë dhe ti bindim përveç miqve tanë edhe armiqve tanë se jemi të zotët e vetvetes, dimë dhe të mbrohemi, dimë të tregojmë dhe për të verbëtën e mbyllur (kuptohet me dhunë) Mundemi dhe ta demonstrojnë se nuk jemi të dhunës por i duan të drejtat tona kombëtare, dëshmuam dhe po dëshmojmë bashkimin e popullit tonë si komb me familjen tonë Evropiane.
Detyra jonë është të mbërrijmë aty ku u ndaluam për më shumë së 100 vjet, Në këtë proces sot jemi të vetëdijshëm se në këtë familje nuk hyjmë të copëzuar, por hyjnë si tersi kombëtare, hyjnë komplet, në këtë familje hyrja është e garantuar nga vetë ne. Deri me sot thanë se nuk ishim të përgatitur ?
Në këtë përvjetor po e përsëris fjalën e të madhit Vili Brantit të Gjermanisë kur ju drejtua popullit gjerman e tha: “Le të bije Muri se nuk na duhet më”.
Dhe shih vërtet ra muri i Berlinit e u bashkua Gjermania”
Këto kujtime më erdhën pas 30 vitesh ndër mend, jo për të përshkruar atë lëvizje madhore të studentëve kosovarë, Fillimi i atij viti të trazuar parandjellte diçka të veçantë.
Kosova dhe shpirtrat tanë ishin në ethe. Nuk ishim më tepër se 20-25 vjeçare. Asnjeri prej nesh nuk mbante në xhep libreza partiake.
Një tjetër „librezë“ kishim në mëndje dhe në zemër, atë të çështjes kombëtare dhe të dashurisë për Kosovën.
Sot përsëri „njerëzit e librezave“ te verbuar nga pushteti po e ngadalesojne rrugen natyrore te Kosovsë duke e futur atë me dashje ose pa dashje në qorrsokak.
Sa keq! .
Sot e ndjej që ka ardhur koha t‘ia themi njëri tjetrit në sy, se ku qëndron e keqja jonë!
Po kujtoj ato ditë të ndezura dhe ndoshta çdo koment tjetër do ishte i tepërt.
Marsi është muaji i dhembjes, muaji i krenarisë dhe i dashurisë sonë. Kujtojmë me dashuri shokët bashkëprotestues dhe nderojmë me dhembje ata që sot nuk janë më. Marsi i vitit 1981 po çelte një pranverë të një lloji tjetër.
Ishte pranvera e lëvizjes studentore.
Zjarrmia atdhetare shënonte temperaturat më të larta. Prishtina kishte një qendër ku „ziente kazani“ dhe ai ishte qyteti i studentëve.
Atje pa u marrë askush me drejtim dhe organizim, po organizohej diçka madhore.
Kjo gjeneratë e lindur në kapërcyell të viteve 60-të, e edukuar fuqishëm në secilën familje, nuk duronte më shtypjet e diferencimet dhe bashkëjetesën me sllavët.
Na dukej vetja se ishim rritur dhe Kosova priste më shumë prej nesh. Prindërit tanë na kishin treguar për krimet e serbëve për kohën e Rankoviqit në burgjet e mbushura plot, ku sharroheshin me sharrë druri trupat e shqiptarëve.
Fazli Grajqevcit në burgun e Prishtinës iu sharruan dy këmbët! Torturohej shtazërisht Shaban Shala.
Qorrohej Adem Demaçi në errësirën e burgut. Në horizont vetëm re të zeza, neve si studentë prindërit dhe populli na shikonin si e ardhmja e Kosovës, por harronin që ne nuk kishim atëherë asnjë aleat!
Kujtoj plot respekt më aktivët e asaj kohe e veçanërisht Ali Lajçin, nga Rugova, Hamdi Hajdinin nga Presheva, Bajram Kosumin nga Kamenica, Gani Kocin nga Drenica, Ramadan Gashin nga Drenica, Xun Qetën nga Dukagjini, Riza Demaj nga Rugova e plot të tjerë që u kërkoj ndjesë se nuk po i përmend emrin.
Sot kanë kaluar 20 vite prej asaj kohe, por kurrë nuk do harroj mbështetjen e Gazmend Zajmit dhe Pajazit Nushit i cili me 26 mars të vitit 1981 tha:” Udhë e mbarë djemtë e mijë, dalçim fitimtarë se vërtet e kemi vështirë”.
Ne ishim të rinj, ishim ndër gjeneratat e para të studentëve, ne kishim ëndrrat tona të cilat u përpoq ti burgosë pushteti i pushtueseve serbë.
Ndërsa politikanët kosovarë ne atë kohë deklaronin se „do i fusim në vrimë të miut studentët!“…
E prapë aty këtu përsëritet refreni: ishin ngjarje të hershme, (i kuptojmë po si dje së vërtet për ta ishin dhe do të jenë të hershme edhe sot e nesër).
Përsëri ky lloj politikani e mban peng Kosovën, pse jo dhe disa të tjerë që kanë veshur kostumet e politikanit dhe ish të burgosurit politikë i etiketuan me gjithfarë epitetesh.
Më vonë më këso lloj - lloj epitetesh i cilësuan edhe luftëtarët e lirisë simbolin tone të vetëm UÇK-ën,
Edhe sot mundohen disa të japin vlerësime të shtrembëruara për Ushtrinë çlirimtare Kombëtare.
UÇK e civilizuar dhe më të përgatitur në truallin e Ballkanit, Ushtrinë më të Re, qe nga dita e sodit doli hapur edhe ne skenën e shqiptare në Maqedoninë e sodit.
Kemi edhe sot asi lloj politikanucesh qe pa ju dridhur goja thonin:” Duhet të eliminohen ata rebel qe e destabilizojnë Maqedoninë?.
Athua ky lloj i veçantë i politikanucëve do të merre përgjegjësinë edhe nga familja e vetë? Nëse ka?
Po i përsëriten gabimet e më parshëme pra sa duket e kanë me qëllim. Shqiptari qëllimin nuk e falë? E falë “mosdijen politike e falë fjalën e rastit por nuk e falë më fyrjën e luftëtarit të lirisë së një populli.
Ky lloj produkti i flirtit me serbët, me pafytyrësi të vjedh dhe merita, e çka është më keq e vjedh edhe persekutimin e të tjetrit e zhdaravit e mbllaqos dhe vazhdimisht po si kërmilli në lëmashkun e vetë, del i terur.
E veçanta,çuditshme e disa politikanëve tanë është trishtuese, kur i krahasojmë më intelektualët e popujve të tjerë, kur intelektuali i mirëfilltë guximshëm hynë në procesin e çlirimit për popullin e vetë dhe jep vizionin largpamës, te ne po është e kundërta dhe shih e kundërta e përsëritur: nxënësi, studenti e qytetari i zakonshëm po e terhjek edhe sot për veshi intelektualin paranoik, apatik, të lodhur, të molisur etj.
Deri kur kështu ?!!!
Ne jemi për zgjedhjen dhe lirinë e popullit tonë në rejonin e Ballkanit, jashtë eksperimenteve qe veç u provuan e po provohen mbi kurrizin tonë tash e 100 vjet, dhe po dëshmohet se nuk dha rezultate,
Të provojmë kësaj radhe vetëm atë të thjeshtën, konkreten dhe të mundshmen: shqiptarët e bashkuar në mbrojtjen të vetë dhe të Evropës për Evropën.
Ne jemi ata qe po i përkrahim vëllezërit tanë që e mbron nderin dhe shtëpinë e vetë dhe ne jemi me UÇK- ën dhe shprehim admirim dhe përkrahje morale e materiale e fizike.
Deri në bashkimin e plotë me të drejta civilizuese evropiane!
Vetëm kjo është zgjedhja dhe stabilizimi i Ballkanit, kuptohet dhe i familjes tonë evropiane. çdo lloj i eksperimenteve tjera i vije “era”, pushtim, dhe kolonizim i ri ballkanik.
Këtë strategji nuk e duron as toka ballkanike e lëre më shqiptarët.
Dëshiroj që gjeneratat e studentëve të sodit në trojet shqiptare ti përmirësojnë gabimet tona nëse i kishim?!!!
Rroftë Kombi Shqiptarë i bashkuar me Evropën!

Syle Mujaj: Rekuiem: DEMONSTRATAT STUDENTORE TË MARSIT 1981 20561_1268138097696_1057122780_30781359_5043239_n
" Gjymtyret e Kosoves", Te burgosur politik te Kosoves jane te gateshem per protesta te te aresyeshme e popullit tone drejte realizimit te enderrave tona sot realitet, drejtesi e ligj, para familjes, zotit e kombit, ne Kosove jashte po rritet numeri i te pa knaqureve, deri me sot, eshte me e organizuara vetem VETVENDOSJA, presim nga kjo levizje qe ti perkrah sindikatat qe po zhvillohen te merkuren qe po vjen per sherret e tri fondeve te agim zatriqit, dy ne perendim te mbushura e nje ne Kosove kinse te zbrazur...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi