Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Papa Françesk nga Argjentina, i zgjedhur pap i ri (FOTO)

Shko poshtë

Papa Françesk nga Argjentina, i zgjedhur pap i ri (FOTO) Empty Papa Françesk nga Argjentina, i zgjedhur pap i ri (FOTO)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 14, 2013 12:35 am

Papa Françesk nga Argjentina, i zgjedhur pap i ri (FOTO)


Papa Françesk nga Argjentina, i zgjedhur pap i ri (FOTO) Xxl_slide_x_splash-11363208964
Papa Françesk nga Argjentina, i zgjedhur pap i ri (FOTO) Largea_slide_x_splash-11363208964(I plotësuar)- Kardinalët në Vatikan kanë zgjedhur Jorge Mario Bergoglion të Argjentinës papë të ri, që do ta drejtojë Kishën Katolike në botë.
Papa i ri ka zgjedhur të quhet Papa Françesk.
Kardinali Bergoglio është nga Buenos Ajresi dhe është 76 vjeç.
Agjencitë e lajmeve raporotjnë se ai është papa i parë joevropian.
Papa Françesk është papa i 266-të në historinë dy mijë vjeçare të Kishës Katolike dhe merr këtë detyrë në një kohë krize dhe vështirësish.
Edhe pse është konservativ, ai shihet si reformist dhe nuk ishte në mesin e grupit të vogël që shiheshin si kandidatët më potnecialë para zgjedhjes.
Papa Françesk nga Argjentina, i zgjedhur pap i ri (FOTO) Slide_286_free
Zgjidhet papa i ri
Papati 266 i kishës dëshiron të zëvendësojë Papën Benedikti i XVI, i cili dha dorëheqje papritmas muajin e kaluar, gjë që nxiti kardinalët që të fillojnë një votim të fshehtë, në kuptimin latin sipas shprehjes "me çelës", që të zgjedhë një udhëheqës të ri për katolikët në botë, të cilët janë gati 2 miliardë besimtarë.
Tymi i bardhë dhe kambanat nuk tregojnë se kush është zgjedhur Papë i ri, se kush i mori dy të tretat e votave të domosdoshme, disa kandidatë janë përmendur si udhëheqës të mundshëm, duke përfshirë idenë që mund të zgjedhej për herë të parë papë një afrikanë, apo që për herë të parë të jetë papë një amerikan apo kanadez.
Udhëheqësi i ri i kishës do ta marrë detyrën dhe organizimin në një krizë shumë të fuqishme, kur kanë dalur shumë akuza të dëmshme nga grindjet e brendshme, përfshirë akuzat e jashtme që kanë të bëjnë me abuzimin seksual dhe fshehjen e këtyre krimeve apo dilemat që dolën për shenjtorët, edhe pse këto skandale kishin nisur të zbardhesin para se të merrte detyrën papa gjerman Raijncinegr, Benedikti XVI.
Disa burime thonë se Kisha Katolike në SHBA ka paguar sa më shumë tre bilionë dollarë për të zgjidhur pretendimet për abuzime seksuale të priftërinjve, edhe pse të tjerët vlerësojnë bëhet fjalë për një miliardë më pak. Të paktën tetë dioqeza të kishës katolike amerikanë shpallën falimentimin. Papa Benedikti gjatë vizitës në SHBA kishte thënë se ishte turp e skandal abuzimi seksual, dhe siguroi se kisha nuk do të lejojë që të bëhen pedofilë priftërinjtë e saj. BS

Papa Françesk nga Argjentina, i zgjedhur pap i ri (FOTO) Image-472722-galleryV9-ogtw
Papa Françesk nga Argjentina, i zgjedhur pap i ri (FOTO) Image-472716-galleryV9-jrte

* * * * *
- Tymi i bardhë ka dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine duke sinjalizuar se kadinalët kanë zgjedhur papën e ri që do ta drejtojë Kishën Katolike pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI.
Papa Françesk nga Argjentina, i zgjedhur pap i ri (FOTO) Image-472717-galleryV9-ncgl-1
Papa Françesk nga Argjentina, i zgjedhur pap i ri (FOTO) Image-472721-galleryV9-vdte
Papa Françesk nga Argjentina, i zgjedhur pap i ri (FOTO) Image-472726-galleryV9-wdee

Në të njëjtën kohë kanë rënë edhe këmbanat në sheshin e Shën Pjetrit.
Zgjedhja gjatë ditës së parë të plotë të votimit nga ana e 115 kardinalëve erdhi më shpejt sesa që është menduar.

Identeti i papës së ri do të shpallet nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit brenda një ore, njofton Reuters.

Kardinalët, të pavendosur për papën e ri, dështon edhe votimi i tretë
- Tymi i zi i lëshuar nga Kapela Sistine në Romë ka sinajlizuar se kardinalët kanë dështuar për të dytën dhe të tretën herë të zgjedhin papën e ri.
Ata janë takuar sot për të dytën ditë me radhë, pasi votimi i së martës po ashtu ka rezultuar i pasuksesshëm.
Të 115 kardinalët nga 48 vende të botës do të mbesin të izoluar derisa dy të tretat e tyre të pajtohen për një kandidat.
Dy votimet e radhës, nëse të dyja janë të nevojshme, mbahen sot pasdite.
Ata do të votojnë nga katër herë në ditë derisa njëri nga kandidatët të sigurojë 77 vota.
Votimi i suksesshëm do të pasohet me tym të bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine.
Papa i ri do të pasojë Benedictin XVI, i cili ka dhënë dorëheqje muajin e kaluar.
* * * * *
Në Vatikan ka dështuar përpjekja e dytë e kardinalëve për të zgjedhur papën e ri.
115 kardinalë nga 48 vende të botës janë izoluar në Kapelën Sistine për të zgjedhur kreun e ri të Këshës Katolike.
Tymi i zi nga oxhaku ka simbolizuar se kardianlët nuk kanë arritur marrëveshje. Kur dy të tretat e tyre të pajtohen për një kandidat, nga oxhaku i kapelës do të dalë tymi i bardhë.
Kardinalët do të votojnë nga katër herë në ditë.
Votimi pason dorëheqjen e muajit të kaluar të Benedictit XVI nga të gjitha detyrat e papatit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi