Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:RAPSODI QË NUK VDIQ KURRË.

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:RAPSODI QË NUK VDIQ KURRË. Empty Hyqmet Hasko:RAPSODI QË NUK VDIQ KURRË.

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 31, 2013 8:33 pm

Hyqmet Hasko:RAPSODI QË NUK VDIQ KURRË. 480756_593207497374876_1185179014_n

Hyqmet Hasko:RAPSODI QË NUK VDIQ KURRË.
Per te gjith Rapsodet Shqiptare qe i kenduan vendit,jetes dhe dashuris.

Pashë zërin tënd që preku ato tela,
pse heshti koha jote kështu?...
Unë sapo nisa të kuvendoj me legjendat,
të gjithë kreshnikët më erdhën këtu.

Nga melodia e sharkisë me vrulloi gjaku.
Shalova kuajt dhe u nisa nëpër histori,
kurrë nga dora nuk t’u shkëput bajraku,
dhe nëpër krisma armësh t’i këndove për liri.

Vajtojcën Ajkunë asnjëherë nuk arrite ta prekje,
lahuta jote këndoi këngë dasmash dhe në vdekje.
se nuk qahet liria, se trimëria triumfon,
dhe kur të këndon sharkia, uji i burimit nis gurgullon.

Po të lutem, sonte preki pak ato tela,
mes ushtimës se honeve në male dëgjoj këngën tënde,
të kërkova gjatë dhe mes këngëve e legjendave të gjeta,
ti nuk vdiqe kurrë, mbete këngë gëzimi dhe dhëmbje.

Pash zërin tënd, preki një herë ata tela,
se unë për ty lot dhimbjeje kurrë nuk derdha
. Nuk vdes kënga jote, shekujt dhe malet e mbajnë në gji,
koha rapsodike është këngë e truallit plot madhështi

Hyqmet Hasko:RAPSODI QË NUK VDIQ KURRË. 541110_605574822804810_1521120400_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi