Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ELIDA BUÇPAPAJ:

Shko poshtë

ELIDA BUÇPAPAJ: Empty ELIDA BUÇPAPAJ:

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 03, 2013 9:53 am

KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI

U mbushën 6 vjet nga vrasja e pazbardhur e gazetarit Bardhyl Ajeti

Nga ELIDA BUÇPAPAJ




ELIDA BUÇPAPAJ: U3_u3_Elida9

U mbushën 8 vjet nga vrasja e pazbardhur e gazetarit Bardhyl Ajeti, ku vrasësit dhe ideatorët e krimit vazhdojnë ta sfidojnë lirinë e shprehjes dhe fjalës në Kosovë

Kur vjen qershori ikin mëritë,
Groposen dyshimet,
varrosen pezmet

Kur vjen qershori gjumi bëhet zgjim
Zgjimi ngjizje dashurie
që merr me fluturim fushat e mbjella
dhe bëhet grurë për bukën e bardhë
Që mbush tavolinat e shtëpive
për të ngopur barkun e atyre fëmijëve
që Helàs,
nuk i lanë të lindin kurrë

Kur vjen qershori zemrat puqen si sqepat
e dallandysheve që ndërtojnë folenë
Në strehën e shtëpisë ku të pret nëna
Kur ikim dhe kthehemi
Sa herë herë që vjen Qershori...

Kur Qershori vjen
Mendimet e zeza marrin arratinë
Duke i ikur msheftas rrugës plot
Metafora
Që të afrojnë pragun e derës të shtëpisë
ku si Shën Mari qëndron përjetësisht
Nëna

Kur vjen qershori
Fëmijët shumohen si
Fijet e barit që ndrisin prej xixëllojve
Të syve të njeriut
gjatë një përqafimi dehje me trupin e jetës
në çastin më të bukur
që nuk guxon ta prekë askush
qoftë ky edhe vetë djalli

Kur vjen qershori –
Askush nuk beson se vjen vdekja
Me shkëmbinj shiu –
sepse në qershor shiu është
Lot gëzimit i agut të manushaqtë
Që i bën menjëherë nuset nëna
dhe reinkarnon jetën

Askush nuk dyshon se mund të vdesë në qershor
Sepse në qershor dyshimet zhduken
Si jehonat e zërit që përplasen si krah zogjsh nëpër
Foletë e fshehura degëve të rilindura të pyllit…
Tutje larg nëpër shpatullta e malit…

Aq më pak Bardhy Ajeti
Nuk besonte kurrë se mund të vdiste në qershor
Se mund t’i vinte vdekja në qershor
Me sytë e zgavërta të djallit
Në sfurkun e vetmisë
Sepse ishte besimtar i lirisë
Dhe liria nuk të lë kurrë vetëm,
se liria të shpëton, futet në zjarr për ty vetëm
të të heqë prej thonjve të vdekjes…

Gjithçka mund të bënte në qershor Bardhyl Ajeti
Vetëm gjëra që e lidhnin pazgjidhshmëerisht me jetën
por të vdiste jo, vetëm për të vdekur nuk i shkonte mendja kurrë
Bardhyl Ajetit
Aq më tepër kur qershori për shqiptarët e shumëzon si fëmijët
dëshirën për ta jetuar jetën

Bardhyl Ajeti mendonte se nuk ishte koha e tij për të vdekur
Kur posa kishte jetuar dehjen e 27 qershorëve
Dhe ishte në hyrje në qershorin e 28 të jetës së tij
Që mbeti i vrarë - pa stinën e verës, vjeshtën dhe dimrin,
që mbeti i varë në mes të rrugës, kur metaforat e shpresës
si gurë kilometrikë ia largonin vetminë
që e la të vritet në mes të rrugës që e çonte tek shtëpia
kur e pret nëna edhe sot e kësaj dite e mbuluar
nga velloja e pikëllimit kur dëgjon krakitjen
e cfurkut të djallit që edhe sot e kësaj dite
në mënyrë të llahtarëshme hedh vallen
mbi njollat e gjakut të Bardhylit
që nuk i lan dot shiu i fajit…

Kur vjen Qershori…vritet Bardhyl Ajeti


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ELIDA BUÇPAPAJ: Empty Re: ELIDA BUÇPAPAJ:

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 03, 2013 9:58 am

ELIDA BUÇPAPAJ: X-bardhyl-ajeti
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi