Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elida Buçpapaj:Më në fund

Shko poshtë

Elida Buçpapaj:Më në fund Empty Elida Buçpapaj:Më në fund

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 26, 2011 10:13 pm


Më në fund

Elida Buçpapaj:Më në fund U3_u3_Elida9
Nga Elida Buçpapaj

Më në fund Kosova i formoi institucionet e saj, parlamentin, qeverinë, ka presidentin dhe kryeministrin e saj. Nuk ka rëndësi se cilët janë, se janë alienë apo janë tokësorë. Nuk ka rëndësi si erdhën në pushtet, nuk ka rëndësi se qysh. Me shitje votash apo me blerës votash. Me konsensus apo me bojkot, me intriga apo me konspiracion, nëpërmjet kuluareve apo gjithnjë në prapa skena dhe asnjë herë sy më sy.

Nuk ka rëndësi se këta të PDK-së shkelën kushtetutën, dhe kryetari i Kuvendit zoti Jakup Krasniqi shkeli kushtetutën edhe ky kur u dha një pauzë prej pesë minutash, që u shndërrua pastaj në pauzë dyzetminutëshe, e cila megjithatë ishte vendimtare për rrjedhat e mëpastajme dhe ndryshimin e situatës. Nuk ka rëndësi se PDK-ja është me imazh të bjerrë pas raportit të Dick Marty-it apo se në mesin e saj ka një segment ekstremist që vazhdon t’i kërcënojë ata gazetarë të cilët, duke bërë kronikën e ngjarjeve, kanë raportuar se janë vrarë këta apo ata shqiptarë, se edhe ata shqiptarë të vrarë bij nënash janë.

Nuk ka rëndësi se LDK-ja ia përplasi në turinj ftesën për koalicion që i bëri PDK-ja, apo kur e bojkotoi zgjedhjen e presidentit ngaqë kishte frikë se deputetë të saj pastaj do të votonin përmes votës së fshehtë për Pacollin dhe ajo nuk kishte si t’i merrte vesh kurrë pacollistët. Nuk ka rëndësi që PDK-ja filloi t’i lypte aleancat parti më parti, sepse e dinte shumë mirë se po të shkohej prapë në zgjedhjet e parakohshme, këta të partive të tjera kishin zënë mend dhe ishin bërë të mençëm e do të kishin mësuar prej Thaçit se si fitoheshin zgjedhjet. Nuk ka rëndësi se LDK-së nuk ia kishte qejfi që t’i fitonte këto zgjedhje dhe t’ia linte në dorë si llotari amerikane fitoren Hashim Thaçit.

Nuk ka rëndësi se asnjëra nga partitë e opozitës nuk deshi që të bashkëqeveriste me PDK-në, dhe kësisoj ta zgjidhte presidentin nga partia e vet. Nuk ka rëndësi se partitë e opozitës ato të cilat bënë ma tepër e ma fushatë kundër zotit Pacolli, ishin ato që ia dhuruan në tabaka postin e presidentit të Republikës së Kosovës. Nuk ka rëndësi nëse tani ato kanë venë mend, sepse si thotë populli, kur të vinë mentë nuk t’i hanë as qentë, pasi që nëse nuk kanë postin e presidentit dhe të disa ministrive, kanë kolltukët e opozitës dhe kështu kanë mundësi të dalin e të bojkotojnë sallën sa herë që t’u shkrepë në rradake të kokës.

Nuk ka rëndësi që opozita tash është e fortë si shkëmbi e guri, dhe që ka dhjetë deputetë më tepër se mazhoranca e shumicës së popullsisë në Kosovë, kur nuk arriti që me mençurinë e saj t’i kishte ajo çelësat e pushtetit, dhe nëse vazhdon të pretendojë për aftësitë e veta, duhet të kujdeset që çelësat e opozitës të mos i kthejë në çelësa kashte.

Nuk ka rëndësi se si, se qysh, se çfarë, se sa, se nga, se ku, se kur, se për, se kundër… kur kemi parasysh se Kosova ka hyrë në krizë institucionale që në fundshtatorin e vitit 2010, kur dha dorëheqjen presidenti Sejdiu me damkën si shkelës i kushtetutës dhe prej atij çasti që do të thotë se për pesë muajsh të gjatë, vjeshtë, dimër e pragpranverë Kosova ka qenë pa institucione, ka qenë me kriza, me fushata zgjedhore, me zgjedhje, me ankimime zgjedhjesh deri sa… më në fund të fundit, me hir a me pahir, u bë lavdi Zotit me institucione të legjitimuara, të cilat janë shprehje e shtetit të pavarur, pasi besoj se e dimë se krizat janë rrezik për Kosovën e shprehin në mënyrën më eksplicite mungesën e stabiletit të shtetit.

Pra, me gjithë kusuret, me gjithë kritikat dhe pakënaqësitë, me gjithë të gjitha, Kosova më në fund, në fund të fundit, i ka institucionet legjitime të votuara nga sovrani gati për punë. Amin
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi