Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa, inferior ndaj PDK-së

Shko poshtë

Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa, inferior ndaj PDK-së Empty Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa, inferior ndaj PDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 25, 2013 3:40 pm

Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa, inferior ndaj PDK-së 936756_575650592474724_51922543_n
Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa, inferior ndaj PDK-së

Publikuar: 25.05.2013

Prishtinë, 25 maj - Kryetari i Nderit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu
ka paralajmëruar rikthimin aktiv në politikë, duke goditur kreun aktual të LDK-së, Isa Mustafa.

Ish-Presidenti Sejdiu e ka pyetur Isa Mustafën pse e ndryshoi mendimin sa i përket koalicionit me PDK-në dhe pse nuk e mbajti premtimin se do t'ia shkurtojë mandatin qeverisë aktuale.

“Deklarimet e ashpra dhe këmbëngulëse të tipit ‘kurrë dhe asnjëherë koalicion me PDK-në’. Dhe, tash vijnë deklarime të tilla. Çka është kjo metamorfozë”, ka pyetur Sejdiu.

Sipas tij, deklarimet e udhëheqësit të LDK-së tregojnë për inferioritetin e tij karshi PDK-së.

“Njerëzit mund të pyesin me të drejtë çfarë është kjo metamorfozë kaq e shpejt që një subjekt politik, çfarë është LDK-ja, duke shprehur inferioritetin e saj, të ketë prirje për koalicion me një subjekt tjetër ndaj të cilit ka plasuar akuza kaq të forta”, ka thënë Sejdiu, për IPMagazinë.

Sejdiu ka thënë se udhëheqësit e LDK-së po e heshtin temën e shkurtimit të mandatit të qeverisë për shkak të kalkulimeve politike.

“Pse LDK nuk po i përmbahet përpjekjeve dhe deklarimeve të saj që të shkurtohet mandati i qeverisjes së PDK-së, në bazë të marrëveshjes së prillit 2011, por po e lënë në heshtje si temë. Tash e dy vjet është thënë i shkurtuam mandatin kësaj qeverie të korruptuar. Kjo është pjesë e zotimit të LDK-së para elektoratit të vet”, ka shtuar ai.

Sejdiu është rikthyer edhe një herë në kohën kur ka qenë në krye të shtetit dhe të LDK-së, duke thënë se pas vendimit të gjykatës Kushtetuese, njerëzit e afërt të tij ia kishin përgatitur linçimin

“Pas vendimit tim për dorëheqje nga posti i presidentit të vendit, shumë nga ata që janë "përlotur" e "zverdhur" në kabinetin tim, kanë përgatitur linçimin tim politik”, ka thënë Sejdiu.

(boss)

Burimi: Koha net

Photo: ish Presidenti - Fatmir Sejdiu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa, inferior ndaj PDK-së Empty Re: Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa, inferior ndaj PDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 25, 2013 3:53 pm

Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa, inferior ndaj PDK-së ExterneFestplatte
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi