Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A janë “pajtuar” në mes vete Isa Mustafa e Fatmir Sejdiu?

Shko poshtë

A janë “pajtuar” në mes vete Isa Mustafa e Fatmir Sejdiu? Empty A janë “pajtuar” në mes vete Isa Mustafa e Fatmir Sejdiu?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 25, 2011 1:01 am

A janë “pajtuar” në mes vete Isa Mustafa e Fatmir Sejdiu?


A janë “pajtuar” në mes vete Isa Mustafa e Fatmir Sejdiu? Ldk_(2)
Shkruan Bajrush Morina


Lidhja Demokratike e Kosovës ka kremtuar 22 vjetorin e themelimit të saj në një organizmit të përgjithshëm ku janë ftuar të gjithë aktivistët dhe zyrtarët e të gjitha niveleve të LDK-së. Për herë të parë në mënyrë transparente janë mbledhur për të kremtuar aktivistë “të vjetër” e të ri të LDK-së, aktivistë “të hidhëruar” e të rikthyer në LDK, fitues e humbës të zgjedhjeve partiake brenda LDK-së e simpatizantë të kësaj partie politike.

Të hidhëruarit, të kthyerit dhe kooptuarit e LDK-së



Se vërtetë kështu ka ndodhur kjo mund të shihet edhe nga pamja e “ballë të oxhakut” të LDK-së apo në rendin e parë të ulëseve të këtij përvjetori. Kështu në qoftëse Fatmir Sejdiu, Sabri Hamiti e Eqrem Kryeziu mund të konsiderohen si “të vjetrit” e LDK-së, Isa Mustafa me stafin e tij përbëjnë prurjet e reja në LDK. Kështu jo kot fare pranë tij (një rend prapa) ka qenë i ulur njeriu më i besueshëm i liderit të LDK-së si në parti ashtu edhe në komunën e Prishtinës Avdullah Hoti.

Kësaj radhe në “ballë” të LDK-së është parë edhe Teuta Sahatqija një aktiviste e “kooptuar” në LDK që nuk mund të thuhet se përbën ndonjë prurje të re në LDK. Ndërkaq “të hidhëruarit” (disa zyrtarë të njërit krah të Degës së LDK-së në Gjakovë (Haxhi Kamberi etj) si dhe të rikthyerit në LDK (si Naser Rugova, Musli Mehaj të LDD-së etj) janë shpërndarë anembanë sallës së kuvendit të rezervuara për aktivistë të LDK-së duke dashur kështu të shtojnë mozaikun e frymës së re në LDK.

Por kjo kategori e zyrtarëve të niveleve të ndryshme të LDK-së nuk ka qenë “në rend të ditës” së përvjetorit të 22-të të themelimit të LDK-së. “Sytë dhe veshët’ jo vetëm të opinionit medial kanë qenë të drejtuar të dy emra të tjerë, të miqve të deridjeshëm që pos që i kanë zënë karrigen njëri-tjetrit, kanë shkëmbyer përmes medieve disa fjalë jo edhe aq miqësore e “të ngrohta”.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës për edicionin e Kosovës)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi