Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Në përkujtim të dy kolosëve patriot të mërgimit-Enver Hadrit e Gani Azemit

Shko poshtë

Agim Gashi:Në përkujtim të dy kolosëve patriot të mërgimit-Enver Hadrit e Gani Azemit Empty Agim Gashi:Në përkujtim të dy kolosëve patriot të mërgimit-Enver Hadrit e Gani Azemit

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 26, 2013 1:00 pm

Agim Gashi:Në përkujtim të dy kolosëve patriot të mërgimit-Enver Hadrit e Gani Azemit 946810_10151457233989077_490039409_n
Në përkujtim të dy kolosëve patriot të mërgimit.
ENVER HADRIN E GANI AZEMIN

Mos ti harrojmë!

Ai popull që i harron bijtë e Tij-ska ardhmëri!



Agim Gashi


Enver Hadri, Lulja e Kosovës


Janë ngrysë malet tona, kodrat e Rugovës
E qajnë Enverin Hadrin, Lulen e Kosovës,
Po e vajtojnë Zanat dhe tronditin malin
Gjakun e Kosovës Jo nuk do ta falim.

Rrjedhen ngadalson Drini për Kosovë
Valët lot Kosove diç seç turbullon,
Hej! Seç po qahet toka e Dukagjinit
Kur po shuhen jetnat nga krismat e krimit.

Kur u shkrepen plumbat Brukseli plot me gjak
Dhe vranë Enver Hadrin, trimin fjalëpak,
U trondit Evropa, u këndell shqiptari,
“Gjaku im nuk falet”, një kujtim te varri.

Fjalët tua ishin vulë në parlament
Tundej Beligradi kund s´mund zinte vend,
Smund i thente faktet që fliste shqiptari
Andaj kriminelët flasin me armë zjarri.

Kaluan shumë vite kujtimi ska tretun
Për Kosoven trime Ti kurrë ske me vdekun,
Se ishe pishtar´ n´ball t´Demaokracisë
Na e tregove rrugën e drejtë të lirisë.

Kosova ashtë gjaku im që kurr nuk falet
T´hijshme janë dhe vorret, të lartë lapidarët,
Duhet t´shtrihen duert, t´bashkohet shqiptari
Amanet kto fjalë na i la Hero Enver Hadri.

Sa herë në Kosovë zbrazet pushka e krimit
Qahet n´tkater anët toka po e Dukagjinit!

11.06.05 Düren


AGIM GASHI

Miku im!
(Gani Azemit)

Nën kambë m’u rrokullis bota,
Kumt të zi më solli Brukseli,
Paske ikun nga kjo jetë,
Miku im, Gani Azemi.

Ty të lindi Kosova jote,
E t’shkoi jeta n’mërgim t’zi,
N’dhena t’huja ku kalove,
Flamurin mbajte t’futun n’gji.

Ke tremb serbin n’Beligrad,
Dhe themelet ia ke dridhë,
Ti, shqiptar, Gani Azemi,
Plumb as fjalë ty nuk t’ka lidhë.

Ke lanë pas ti shumë kujtime,
e ne s’mundemi dot me t’pyet,
Veç po t’flasim me njat grue,
Që s’pushon tuj i fshi sytë.

Ke lane mbrapa dy sokola
Si bijtë tanë ne do ti kemi,
Në rrugën tande do të ecin
Ardiani dhe Arbeni.

Kur të shkosh në atë botë t´amshueshme,
E takon Ibrahim Rugovën,
I tregon dhe Bacë Ademit,
Se jo bash mirë e le Kosovën.

Miku im, Gani Azemi,
Ike e na le n‘mërzi,
Për t’iu bashkue në festë dëshmorve,
Të 100 vjet t’nanës Shqipni.

25.11.12
Düren
A.G.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agim Gashi:Në përkujtim të dy kolosëve patriot të mërgimit-Enver Hadrit e Gani Azemit Empty Re: Agim Gashi:Në përkujtim të dy kolosëve patriot të mërgimit-Enver Hadrit e Gani Azemit

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 26, 2013 1:12 pm

Agim Gashi:Në përkujtim të dy kolosëve patriot të mërgimit-Enver Hadrit e Gani Azemit 531034_10151159391434077_1889272900_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi