Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:ENVER SHQIPTARI - Enver Malokut

Shko poshtë

AGIM GASHI:ENVER SHQIPTARI - Enver Malokut Empty AGIM GASHI:ENVER SHQIPTARI - Enver Malokut

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 11, 2015 3:05 pm

AGIM GASHI:ENVER SHQIPTARI - Enver Malokut 10931346_10152642644529077_3451973913535190517_n



AGIM GASHI


ENVER SHQIPTARI
(Enver Malokut)


Janari i zjarrit
Janari i vdekjes
Ia ndal Enverit
Atë rrugën e jetes


Vrasja jote vlla
Gjakosi Kosovën
Vranë dritë lirie
Me plumba tradhëtie


Prishtina nisi vajin
Bradashi se ndal lotin
Të vranë Ty Enver
Ndërruan kohen-motin


U thaftë gishti i krimit
Të shuhet rod´ i tij
Po si vrahet burri
Që kërkon liri


Dhimbshëm rënkoi Llapi
Kur të zunën pritë
Sa priste Kosova
Me i dhuru dritë


Kush ra në janar
Ai ra për liri
Roje janë t´atdheut
Mbi qiellin Arbëri


O Enver Maloku
O Enver Shqiptari
Atdheu për gjithmonë
Kujtimin ta fali


Fli i qetë n´amshim
S´të harron Kosova
Ti sheron Ty plagët
President Rugova


11.01.2015
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi