Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përkujtohet Sulltan Murati

Shko poshtë

Përkujtohet Sulltan Murati Empty Përkujtohet Sulltan Murati

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 29, 2013 4:09 pm

Përkujtohet Sulltan Murati Sultan_murat100820102

Përkujtohet Sulltan Murati

Në njërën prej qendrave më të njohura historike të Ballkanit, edhe sivjet është përkujtuar Sulltan Murati. Në ceremoninë e zhvilluar në tyrben e Sulltan Muratit në afërsi të Prishtinës kanë marrë pjesë udhëheqës të komunës së Osmangazit nga  Bursa, TİKA-s, komuna e Obiliqit si dhe delegacione nga Maqedonia e Turqia.  
Kreu i BIK-ut Naim Tërnava ka theksuar se lutjet e bëra tani e 621 vjet janë pranuar, dhe se tani përkujtohet Sulltan Murati, i cili ka sjellë civilizimin islam në Kosovë dhe Ballkan. 
 
Kryetari i komunës së Obiliqit, Mehmet Krasniqi ka theksuar se ky takim organizohet për të pestën herë me radhë dhe si i tillë shërben për forcimin e lidhjeve kulturore e vëllazërore me Turqinë. 

Udhëheqësi i komunës së Osmangazit nga  Bursa, Mustafa Dündar, ka theksuar se lidhjet e ngushta kanë nis 621 vjet më parë dhe se tani po punohet që ato të forcohen edhe më tej. 
 
Ndërsa ambasadori turk në Kosovë, Metin Hüsrev Ünler ka theksuar se Sulltan Murati ka qenë një komandant i shquar i cili ka vënë vulën në periudhën e formimit të perandorisë Osmane, dhe ka shprehur kënaqësinë që shumë vite më pas ai përkujtohet në atmosferë paqeje e vëllazërore. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi