Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:SULLTAN HASHIMI ME PASHALLARË

Shko poshtë

AGIM GASHI:SULLTAN HASHIMI ME PASHALLARË Empty AGIM GASHI:SULLTAN HASHIMI ME PASHALLARË

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 11, 2014 8:25 pm

KËNGË QË KËNDOHET ME LAHUTË OSE SHARKI PËR SULLTAN HASHIMIN DHE PASHALLAR TJERË Të DARDANISË!


AGIM GASHI


SULLTAN HASHIMI ME PASHALLARË
(Prado me çiftelia për situaten e sotme sipas kangëve të para gjashtë shekujve)



AGIM GASHI:SULLTAN HASHIMI ME PASHALLARË 1800444_10152432398784077_8706704109037124554_n


Heu ishin kan´ njiqindenjizet deputetë.
T´parlamentit kishe të Kosoves, 
Po u shkon koha tanë andrra t´u pa:
Sa shumë pllumba n´krh po ua kan´ ra.
Plot me pare thaset ua kan pru, 
Sikur Prontot shpejt me u pasunu.

E nji dit´ o janë dal n´male t´nalta
N´Lybeten-o, e në grykë t´Rugoves, 
Ja kan lshue, more nji sy Kosoves, 
Edhe popullin tash e paskan pa, 
Sa shumë lodhë more o edhe coptue, 
Lufë e madhe vaj-vaj medet, 
T´u vjedhë vota edhe shokëve t´vet´
Popullin shpejt kanë mashtrue, 
Votat mire o i kanë fitue, 
Tash janë shtri o n´mrize me pushue.

Sulltan Hashimi-o i pari i dovletit, 
Herë e vjedh o here e lut´miletin, 
I ka marr more treqind harambasha, 
Harambasha te tan´ karaxhoza, 
Katarosha bombë e mitraloza,
Vjedhen shtetin, haj n´ta kan dhi, 
Edhe nanat n´tendera na i kan´ shti.

Pashallret tjerë o turli, turli, 
Janë ba bllok o tash turshi me shti, 
Po shtinë lakna, domte e speca, 
Lakna t´kuqe edhe kastraveca:
Shahen grinden n´TV e gazeta,
Sa e ambel po ju duket jeta,
T´u ba gara kush ma flliqt po shanë,
Kur vjen darka, ulen bashkë e hanë.

O hajmedet o për këtë Parlament-e, 
Qysh na mbeti thatë o dhe i shkret-e, 
Veç po hynë o nga pesë minuta, 
Dalin jashtë o t´shkretit sikur pusa, 
Për asgja hiç spo e kan dertin
Vetes kështu-o, ja zgjatin pushtetin.

Sulltan Hashimi me pashallarë tjerë, 
Kah po ecin haj popullin t´u mjelë,
Kanë ra n´dert o, sun pe ndajnë pushtetin, 
Dhe kjo Flora tanve jau le kile
N´Parlament o gjithë t´u hi me hile.
Paska ra Sulltan Hashimi n´dert, 
Smun po e le i shkreti këtë pushtet, 
Gjit´ t´u thane o numrat i kam, 
Kur po hynë-o numrat kerkun s´janë.

Sulltan Hashimi jerem koka que
Ishte djers more o sa shumë trishtue, 
Sa shpejt Prontot ai po i thërret, 
A ndëgjoni pronto, ju evlad e mi, 
Sherri madh more na ka hi, 
Sherri madh more hajmedet, 
Dom me mbetun more pa pushtet.

Shkoni thueni asaj Sulltaneshës, 
Le t´na mron edhe kësaj here, 
Smujm me dale more na me nejt masdere, 
Babes Sheh more letrat me ja que, 
Hashim Sulltani ty selam t´ka que. 
I ka marrëun letrat ai Baba Hasan, 
Sa shpejt letrat edhe i ka knue, 
Krejt gjyqtaret ai i ka bashkue, 
Porse nja skish muj me mashtrue, 
Se sja nike ati hiç per friken 
Kish atdhe Ai Ameriken.

Nuk dorzohet ai Baba Hasan, 
Letrat per Sulltnin mirë po i hjeshon, 
N´Parlament o i paska que, 
Prap Hashimin o Sulltan me vnue, 
Por Pashallaret që janë ba nji BLLOK, 
Be po bajnë more o në plis e shok, 
Be po bajnë e janë besatue
Kurr Hashimi ma ska me na sunue.

Puna keq mor shkon t´u u ba, 
Poplli der haj tjeter nuk ka, 
Veç me lutë o prap Ameriken, 
Do sulltanav me jau shti friken, 
Me naj ba more Qeverinë
Hashim Pronton me e qitë n´ledinë, 
Po vjen koha drejtsia me fitu
Grupi Pronto në DYZ me mrizue.

11.10.14
Düren

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi