Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndahet PDK-ja në Malishevë

Shko poshtë

Ndahet PDK-ja në Malishevë Empty Ndahet PDK-ja në Malishevë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 20, 2013 8:19 pm

Ndahet PDK-ja në Malishevë F1_20pdk-mali-jpg1377015776

Ndahet PDK-ja në Malishevë

Anëtarë të Kryesisë së PDK-së në Malishevë janë tërhequr nga kjo parti duke njoftuar se kanë formuar një subjekt të ri politik të quajtur Iniciativa Qytetare Për Malishevën. Ndër anëtarët që janë tërhequr është edhe kryesuesi i asamblesë së Malishevës nga radhët e PDK-së Ragib Begaj dhe drejtori i drejtorisë për buxhet dhe financa në këtë komunë Vesel Krasnqi.

“Pas shumë takimeve dhe konsultimeve me intelektualët, veprimtarët, veteranët, rininë dhe qytetarët e Malishevës, kemi marrë vendim që të formojmë Iniciativën Qytetare Për Malishevën Ky vendim buron nga pakënaqësitë e qytetarëve në partitë politike dhe nga koncepti i tyre i cili është largimi i qytetarëve nga vendimmarrja dhe mos funksionimi demokratik i tyre”, thuhet në njoftimin e kësaj iniciative.

Indeskonline mëson se ata që kanë pasur pozita në komunë janë suspenduar nga kryetari Isni Kilaj menjëherë pas bërjes publike të vendimit të tyre. Pakënaqësitë më të mëdha të kësaj dege ishin shfaqur pas publikimit të skandalit “Pronto” ku kryeministri iu referohet me terma ofendues.

“Pakënaqësia dhe zhgënjimi janë të skajshme në qeverisjen lokale e cila qytetarët po i trajton si objekt të administratës dhe të grupit qeverisës në Malishevë. Për të penguar dhe ndaluar të gjitha këto zhvillime negative, për të kthyer dinjitetin e qytetarëve dhe të Malishevës, dinjitet i cili ka kohë që po nëpërkëmbet nga udhëheqësit e partive politike dhe grupe jo formale të cilat janë futur nën petkun e subjekteve politike aktuale e të cilët janë të pa interesuar dhe të pa aftë për të drejtuar dhe udhëhequr me tej vetë subjektet e tyre e aq më pak Komunën e Malishevës e ku qëllimi i tyre i vetëm dhe përfundimtar është akomodimi dhe përfitimi i grupeve të tyre të interesit dhe fare nuk preokupohen për interesat e qytetarëve”, thuhet më tej ne komunikatë.

Pakënaqësitë më të mëdha të kësaj dege ishin shfaqur pas publikimit të skandalit “Pronto” ku kryeministri iu referohet anëtarëve të kësaj dege me terma ofendues.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi