Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Debat i nxehtë në Malishevë

Shko poshtë

Debat i nxehtë në Malishevë Empty Debat i nxehtë në Malishevë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 18, 2009 5:58 pm

Debat i nxehtë në Malishevë

Isuf Bytyçi, Bota Sot


Debat i nxehtë në Malishevë Malisheve%20(Small)
Nga punimet e KK-së në Malishevë


Në mbledhjen e radhës të premten, kuvendi komunal i Malishevës votoi shumicën e çështjeve që trajtoi, përfshirë edhe rekomandimet e Komitetit për Politikë e Financa. Kështu, Kuvendi miratoi rekomandimet e KPF-së, në lidhje me kërkesën e Burim Xhevat Kryeziut, nga fshati Bubavec, për marrjen në shfrytëzim të 3 hektarëve të pronës publike për qëllime afariste, pastaj shqyrtimin e kërkesës së z. Isuf H. Mazrekut, nga Malisheva, për ndarjen e një lokacioni te ish tregu i plaçkave, për ndërtim të lokalit afarist, shqyrtimi i kërkesës së Elmi H. Mazrekut, nga Malisheva, për ndarjen e një lokacioni te ish tregu i plaçkave, po ashtu për ndërtim të lokalit afarist etj.
Këshilltari i LDK-së Fetah Rudi, derisa e ka marrë fjalën për të debatuar në mbledhjen e sotme, Fetah Rudi, këshilltar i LDK-së, është dashur ta rikujtojë rastin e tij të hidhur, të 15 dhjetorit të vitit 2000, kur ndaj tij ishte kryer atentat, duke i shkaktuar plagë tepër të rënda, nga të cilat që nga ajo ditë, ka mbetur invalid në karrocë. Këtë rast, këshilltari Rudi, e ka rikujtuar me shprehje emocionale, derisa një nga kolegët e tij në KK, i ka kërkuar atij që të flasë më me zë, me arsyetim se nuk po e dëgjonte. Nuk mundem më shumë, sepse, këtë ma kanë pamundësuar kolegët tuaj, të cilët mi kanë zbrazur në trup 10 plumba, ia ka kthyer këshilltari Rudi, kolegut nga pozita, ndërsa, kryesuesi i KK-së mjeku Mursel Gashi, ia ka tërhequr vërejtjen Rudit se “mund t’ia merrte fjalën, pasi nuk lejohet të akuzohen e fyhen kolegët pa pasur fakte”. Njëri prej atyre që më ka arrestuar, gjykuar e keqtrajtuar gjatë luftës, është këtu me ju, ja ku është Nuhi Shala, shef i Administratës e personelit, ka vazhduar Fetah Rudi, ndërsa juristi Shala, i është kundër përgjigjur se nëse ka fakte, mund ta padiste në Gjykatë. Të tilla debate me tensione, mes pozitës dhe opozitës në KK të Malishevës, kanë qenë jo edhe aq të rralla edhe në përbërjet e kaluara, edhe atëherë kur në krye të KK-së ishte Gani Krasniqi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi