Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Majlinda dhe Erla tallen me Ramën

Shko poshtë

Majlinda dhe Erla tallen me Ramën Empty Majlinda dhe Erla tallen me Ramën

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 22, 2013 8:56 pm

Majlinda dhe Erla tallen me Ramën 1044437_331736500290943_1037174244_n
Majlinda dhe Erla tallen me Ramën

Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu, ka ironizuar mbi një lajm të ditës së djeshme mbi negociatat e Ramës për zgjidhjen e situatës së krijuar në kufi me Greqinë.
"Një lajm mbi efektet e "diplomacisë së heshtur" të Ramës, më "mbushi me besim" për sultjash qeverinë! Rama na paskërka vendosur një marrëdhënie shumë të mirë me qeverinë greke, por që padashje e papritur u prish nga konflikti mbi pronësinë e kishës në Përmet. Por, Rama e mori përsëri situatën në dorë dhe pasi u kthyen shqiptarët në kufi, bëri një telefon dhe tak situata u normalizua. Që të normalizohej dhe të kuptohet efekti i diplomacisë së heshtur" të Ramës,( këtë radhë paska folur me heshtje), priti sa të acarohej situata dhe tak ta zgjidhte vetë. Ndryshe, nga do ta kuptonim ne që e zgjidhi Rama, po të mos ishte acaruar situata?!!! Çudi, vetëm takimet në Turqi i bëri me zhurmë, këto me Greqine i kryeka në heshtje! Oopssss!!!!", shkruan Bregu në Facebook.
Mjnistres së Integrimit i është përgjigjur zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli, e cila ankohet për qeverinë e re.
"Mjerrë ne për këtë që do na qeverisi dhe për këta që raportojnë kështu lajmesh", komenton Erla në postimin e Bregut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi