Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet letra e Leka Zogu I, kundër Janullatosit

Shko poshtë

Zbulohet letra e Leka Zogu I, kundër Janullatosit Empty Zbulohet letra e Leka Zogu I, kundër Janullatosit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 22, 2013 8:47 pm

Zbulohet letra e Leka Zogu I, kundër Janullatosit Leka-Zogu-005
 
Zbulohet letra e Leka Zogu I, kundër Janullatosit


Diaspora reagon ndaj qëndrimeve të Athinës.

Zbulohet letra e Leka Zogu I, kundër Janullatosit Leka

Ankesë Patrikanës: Jeni tue ndërhy në të drejtat e Kishës Autoqefale Orthodokse.

Pas ngjarjes së Përmetit, ku një ndërtesë është kthyer në mollë sherri mes Kishës Ortodokse dhe shtetit, dhe reagimeve të Athinës, që kanë reflektuar menjëherë në mbarëvajtjet e kalimeve në kufirin shqiptaro- grek, një përgjigje vjen edhe nga përfaqësues të diasporës shqiptare. Bëhet fjalë për një deklaratë të Skënder Zogut, nip i Mbretit Ahmet Zog, me banim në Francë, i cili përveç qëndrimit të tij në lidhje me këtë çështje, ofron edhe një dokument, që dëshmon protestën e familjes mbretërore shqiptare ndaj shugurimit si kryepeshkop i Kishës Shqiptare Ortodokse, Anastas Janullatosin, në vitin 1992. Skënder Zogu shpreh indinjatën e tij ndaj problemeve që po u shkaktohen bashkatdhetarëve tanë në Greqi, por sipas tij çështjet fetare nuk do të mund t’i përçajnë shqiptarët dhe se Shqipëria ka ditur të jetë gjithnjë një shembull sa i përket bashkëjetesës mes besimtarëve të të gjitha feve.
PROTESTA 
“Mbas rrëzimit të regjimit komunist, shteti shqiptar pranoi me vend pluralizmin politik dhe lirinë fetare. Vetëm në këtë çështje shteti shqiptar gaboi dhe nuk e respektoi vendimin kombëtar që me veprën e Imzot Fan Nolit dhe me Kushtetutën e vitit 1928, që deklaronte zyrtarisht Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Në vitin 1992, i pari personalitet shqiptar që kundërshtoi Patrikanën e Stambollit për emërimin e Janullatosit, ishte Mbreti Leka I. Në Diasporë, shqiptarët i kanë mbajtur gjallë të tria fetë sipas lidhjes kombëtare dhe kanë vepruar vëllazërisht, pa nevojën e klerikëve të huaj”, shprehet Zogu. Për këtë ai sjell si shembull historik për diasporën datat 6-7 maj 1980, kur u shpall në Paris sheshi i Skënderbeut. Sipas tij, në ceremoni morën pjesë me qindra shqiptarë të tri besimeve, në krye të të cilave ishin patër Mark Shestani, Papas Sotir Ferrara, Imam Isa Hoxha, në Katedralen e Notre Dame të Parisit. Ishte Mark Lipa i Kishës Ortodokse Shqiptare në Boston, po ashtu kolonel Lazer Bojaxhiu (vëllai i Nënë Terezës) dhe zonja Nermin Vlora Falaschi. Sipas Zogut, tashmë është koha që në krye të Kishës Autoqefale Ortodokse të vendoset një klerik shqiptar.

LETRA
Në shtator të vitit 1992, kur Patrikana e Stambollit kishte emëruar si kryepeshkop të Kishës Autoqefale Shqiptare klerikun grek Anastas Janullatos, pretendenti për fronin e Mbretit të Shqipërisë, Princi Leka I, i dërgoi një letër-protestë arqipeshkvit Vasalomeos I. Në të ai e quan gabim emërimin e Janullatosit, duke shkelur kështu të drejtat që i takojnë Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Të drejta këto të përcaktuara që me Kushtetutën e vitit 1928. Sipas tij, vendimi i takon Mbretit në konsultim me klerikët ortodoksë shqiptarë. Në këtë letër, ai shprehet se së shpejti Kisha Autoqefale Shqiptare do të ketë në krye të saj një klerik shqiptar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbulohet letra e Leka Zogu I, kundër Janullatosit Empty Majlinda dhe Erla tallen me Ramën

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 22, 2013 8:54 pm

Zbulohet letra e Leka Zogu I, kundër Janullatosit 1044437_331736500290943_1037174244_n
Majlinda dhe Erla tallen me Ramën

Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu, ka ironizuar mbi një lajm të ditës së djeshme mbi negociatat e Ramës për zgjidhjen e situatës së krijuar në kufi me Greqinë.
"Një lajm mbi efektet e "diplomacisë së heshtur" të Ramës, më "mbushi me besim" për sultjash qeverinë! Rama na paskërka vendosur një marrëdhënie shumë të mirë me qeverinë greke, por që padashje e papritur u prish nga konflikti mbi pronësinë e kishës në Përmet. Por, Rama e mori përsëri situatën në dorë dhe pasi u kthyen shqiptarët në kufi, bëri një telefon dhe tak situata u normalizua. Që të normalizohej dhe të kuptohet efekti i diplomacisë së heshtur" të Ramës,( këtë radhë paska folur me heshtje), priti sa të acarohej situata dhe tak ta zgjidhte vetë. Ndryshe, nga do ta kuptonim ne që e zgjidhi Rama, po të mos ishte acaruar situata?!!! Çudi, vetëm takimet në Turqi i bëri me zhurmë, këto me Greqine i kryeka në heshtje! Oopssss!!!!", shkruan Bregu në Facebook.
Mjnistres së Integrimit i është përgjigjur zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli, e cila ankohet për qeverinë e re.
"Mjerrë ne për këtë që do na qeverisi dhe për këta që raportojnë kështu lajmesh", komenton Erla në postimin e Bregut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi