Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhabir Hamiti i rrezikuar, policia urdhëron përcjelljen e tij

Shko poshtë

Xhabir Hamiti i rrezikuar, policia urdhëron përcjelljen e tij Empty Xhabir Hamiti i rrezikuar, policia urdhëron përcjelljen e tij

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 29, 2013 9:29 pm

Xhabir Hamiti i rrezikuar, policia urdhëron përcjelljen e tij
Xhabir Hamiti i rrezikuar, policia urdhëron përcjelljen e tij F1_xhabir-hamiti1377783405

Prishtinë, 29 gusht  - Policia e Kosovës  i ka lëshuar sot urdhëresë Bashkësisë Islame të Kosovës, për t’i siguruar transport ish-kryetarit të Këshillit të BIK-ut, të cilin e kanë shkarkuar vetë zyrtarët e këtij institucioni ditë më parë, Xhabir Hamiti, për shkak të rrezikut që ky i fundit ka nga kërcënimet.

Dokumentin e policisë gazeta “Zëri” e ka siguruar nga burimet brenda Bashkësisë Islame të Kosovës, ku thuhet se Njësia për Vlerësimin e Kërcënimit/Rrezikut ka përfunduar raportin e vlerësimit të rrezikshmërisë, dhe BIK duhet t’u përmbahet këtyre rekomandimeve të bëra nga njësia përkatëse. “Z. Xhabir Hamitit’i sigurohet transporti nga vendbanimi i tij deri në punë dhe anasjelltas nga institucioni ku ai punon deri në përfundimin e rastit të tij”, shkruan në urdhëresën e Policisë së Kosovës drejtuar BIK-ut. Ky dokument i ka shkuar sot Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila çdo ditë me veturat e myftiut Naim Tërrnava, duhet t’i sigurohet transporti Hamitit.

Ditë më parë ai është kërcënuar nga individë të paidentifikuar. Reagimet janë shtuar pas shkarkimit që i është bërë Hamitit nga posti i kryetari të Kuvendit të BIK-ut. Ky i fundit ka kundërshtuar ashpër krahun e Naim Tërrnavës.

Tashmë brenda Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) kanë dalë haptazi dy klane, ajo e Myfiut Naim Tërrnava, i cili e ka mbështetjen edhe të partisë islamike LISBA, në krye me Fuad Ramiqin, dhe krahu i Xhabir Hamitit, i cili ka pas vetes një grup imamësh, të cilët kritikojnë ashpër për keqpërdorim të pozitës myftiun Tërrnava. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi