Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:DY LLOJE KËNGËSH TË PLAGËS MË TË RËNDË TË KOMBIT

Shko poshtë

Agim Gashi:DY LLOJE KËNGËSH TË PLAGËS MË TË RËNDË TË KOMBIT Empty Agim Gashi:DY LLOJE KËNGËSH TË PLAGËS MË TË RËNDË TË KOMBIT

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 05, 2013 5:00 pm

 
Agim Gashi:DY LLOJE KËNGËSH TË PLAGËS MË TË RËNDË TË KOMBIT

 Agim Gashi:DY LLOJE KËNGËSH TË PLAGËS MË TË RËNDË TË KOMBIT Gjyshja

Në korpusin e trashëgimisë folklorike shqiptare, duhet hapur në vazhdimsi vëllime të reja e me seri të reja këngësh të cilat duhet gjurmuar sa akoma nuk kan vdekur përgjithmonë. Lirika popullore shqiptare e sidomos këngët e nizamëve dhe të kurbetit që akoma nuk u mblodhen në tërsi, kërkojnë unë e mund për të ardhur deri te ato këngë me të cilat begatohet akoma folklori shqiptare si trashëgimi kultiurore me vlera të pakrahasueshme.Shoqëria shqiptare në shekuj ka krijuar zhanre të ndryshme këngësh, mvarësisht nga koha dhe situatat e krijuara si dhe nga rrethanat historike. Ato u krijuan nga individualiteti artistik i këngëve përkatëse, dhe nga përmbjtja kan vlera të pakrahasueshme në përshkrimin vuajtjeve dhe halleve , shpeshherë me funde tragjike që përmbylleshin dramën e jetës së njeriut shqiptar.

Nizamët e kurbetçarët janë dy personazhe reale të historisë sonë që kultura e folklorit shqiptar i përshkruajti me shumë besnikri, saqë edhe historia u furnizua me lajme dokumentarie nga këto këngë dhe vargjet e tyre. Ishin ato pjesë të rënda të jetës e fatit shqiptar, ku kënga e kurbetit vazhdon ta përcjell deri në ditët e sotme fatin e atyre që su kthyen kurr, atyre që u ndanë nga më të dashurit, atyre që jetojnë me vajni në buzë siq thuhet shpesh edhe në këngët e kurbetit. Një ditë do shkruaj gjërësisht edhe për çastet e ndarjeve të mbushura me plot emocione, ndarja nga familja, shokët, nusja e re, fëmijët, nga fshati, qyteti e atdheu.Janë këto figuracione të fuqishme poetike të cilat për letërsinë shqiptare e folklorin në përgjithësi janë të pakrahasueshme dhe me vlera të mëdha.

Këtu po u sjellim dy këngë kurbeti e dy këngë nizamësh të kënduara në jug e në veri.

Këngë nizamësh!

DOLLI NJË VAPOR NGA DETI

Dolli një vapor nga deti,
sa i madh që ish I shkreti,
u dridhëmua vilajeti,
nizamët i kërkon mbreti.

Ç´ke o mbret, me djemtë tanë,
Karafil e manxuranë,
Që na i mblodhe nizamë

 Jug

MJER NUSET E MJERA VENË FUTAT E ZEZA

Tri trumat e beqarit duan me shku nizamë,
of aman, aman,
mjer nanat e njera, mjer ku do t´i  lanë,
of aman, aman,
mjer nanat e mjera, rrin tu qa te dera!
of aman, aman,

Tri trumat e beqarit dun me i çue nizamë,
of aman, aman,
Mjer motrat e mjera, mjer ku do ti lanë,
of aman, aman,
mjer motrat e mjera, rrin tu qa për mrapa!
of aman, aman,

Tri trumat e beqarit,dun me i çue nizamë,
of aman, aman,
jer nuset e mjera, mjer ku do ti lanë,
of aman, aman,
mjer nuset e mjera, venë futat e zeza.
of aman, aman,

Mat-Burrel


Këngë kurbeti

QYSH SE ERDHE PREJ GYRBETIT

Qysh se erdhe prej Gyrbetit,
ka shum kohë që ka kalue,
mjaft unë prita n´çdo muej të vjetit
me ndoj letër me m´kujtue.

Kur njiher´ prej ktij sikletit
Në gyrbet mu desht me shkue,
prap të erdha e të gjeta
tuj të lypë e tuj t´kërkue.

Prandaj erdha sa ma parë,
e smu prit o pa të pa,
kishte ndrrue për mue çdo fjalë,
ç´se prej meje kenke da.


Shkodrane

MOJ NËNO MË FIKU BURRI

Moj nëno më fiku burri,
moj nëno!
Më la vetëm si kërcuri
moj nëno!
Kushedi kur do më vijë,
moj nëno!
do më lerë pa fëmijë:
moj nëno!
kushedi sa do vonoj
moj nëno!
mua do të më harrojë.
moj nëno!
Kur i shoh shoqet me burra,
moj nëno!
lele, neon, u sëmura.
moj nëno!
Kushedi kur do të vijë,
moj nëno!
do më lerë pa fëmijë.
moj nëno!
Kur shiqoj shoqet me djepe,
moj nëno!
Më dredhen mua ca ethe.
moj nëno!
Kushedi, vallë a do vijë,
moj nëno!
Do më lerë pa fëmijë.
moj nëno!

Sinici-Korçë


Agim Gashi:DY LLOJE KËNGËSH TË PLAGËS MË TË RËNDË TË KOMBIT Fe2rk7
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi