Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Myftiu Tërnava me magjistraturë plagjiat

Shko poshtë

Myftiu Tërnava me magjistraturë plagjiat Empty Myftiu Tërnava me magjistraturë plagjiat

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 05, 2013 8:31 pm

Myftiu Tërnava me magjistraturë plagjiat

Myftiu Tërnava me magjistraturë plagjiat F1_05myftiu1378372977
 

Prishtinë, 5 shtator - Rrjeti transnacional i dijetarëve, i quajtur Qendra e Pluralizmit Islam (CIP), me seli në Washington, pohon se ka zbuluar që myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka vjedhur pronën intelektuale të tjetërkujt.

Në web-faqen e CIP, pjesë e cilës janë shumë ligjërues, shkrimtarë, gazetarë, dijetarë sofistë, etj., thuhet se, punimi i magjistraturës i kryeimamit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) “ka disa pasuese plotësisht identike me disertacionin e doktoraturës së Abdullahu’t, por pa e cituar” punën e këtij të fundit, shkruan sot ‘Koha Ditore’.

“Tërnava përfshinë materiale si të ishte autor i tyre, bashkë me fusnotat të cilat iu referohen autorëve të hershëm, edhe pse ato janë përmendur edhe nga Abdullah”, thuhet në kumtesën e CIP.

“Duke u bazuar në një analizë të plotë dhe në një gjykim të paanshëm, Qenda e Pluralizmit Islam deklaron që këto zbulime tregojnë se Naim Tërnava definitivisht ka bërë një shkelje serioze të plagjiaturës akademike”, thuhet tutje në njoftimin e CIP.

Ndryshe, sipas CIP, i pari aktual i BIK, Naim Tërnava, tezën e tij të magjistraturës e ka kopjuar nga disertacioni i doktoraturës i predikuesit islam, Zia Abdullah, me titull “Efekti i Akides Myslimane në Udhëzimet sesi Duhet Sjellë”, dhe është miratuar më 1997-1998, nga Universiteti i Zaytuna’s, në Tunis.

Njoftimi i CIP për kopjimin e një pjese të mirë të tezës së magjistraturës nga ana e Tërnavës publikohet në kohën kur këtij të fundit po i skadon mandati i tij i dytë në krye të BIK-ut, dhe pasi që myftiu aktual i Kosovës ka shfaqur apetite që rikandidohet për këtë post. Madje, për këtë qëllim supozohet se muajin e kaluar është ndryshuar edhe Kushtetuta e BIK-ut dhe është zëvendësuar kryetari i Kuvendit të këtij institucioni fetar, Xhabir Hamiti. Paraprakisht Hamiti kishte bërë publik synimin e tij për të kandiduar për myfti të ri të Kosovës. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi