Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Myftiu Tërnava ngushëlloi ambasadoren Jacobson

Shko poshtë

Myftiu Tërnava ngushëlloi ambasadoren Jacobson Empty Myftiu Tërnava ngushëlloi ambasadoren Jacobson

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 13, 2012 12:35 pm

Myftiu Tërnava ngushëlloi ambasadoren Jacobson


Myftiu Tërnava ngushëlloi ambasadoren Jacobson Largea_ternava-121347471120
Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës,myftiu Naim Tërnava ka ngushëlluar ambasadoren amerikane në Prishtinë, Tracy Jacobson me rastin e vrasje së ambasadorit të SHBA-së në Libi, Christopher Stevens. “Me shqetësim morëm lajmin sot për sulmin mbi konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, ku pësoi rëndë misioni juaj diplomatik, dhe ku, për fat të keq, humbi jetën ambasadori juaj atje, Christopher Stevens dhe bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast, zonja ambasadore, pranoni ngushëllimet tona të sinqerta, dhe njëkohësisht shprehim solidaritetin e plotë me familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin amerikan.

Sulmet e tilla janë akte terroriste që kanë për qëllim ndaljen e proceseve demokratike dhe instalimin e regjimeve ideologjike e kriminale. Sulmi mbi misionin amerikan është sulm mbi vlerat demokratike, universale dhe qytetëruese.

Jam i bindur që sulmi i sotëm në Bengazi nuk paraqet ambiciet e populli libian i cili ka vuajtur mjaft nga regjimi i Gadafit”, thuhet në telegramin ngushëllimit të myftiut Tërnava.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi