Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Schwartz: Tërnava është diktator, duhet larguar

Shko poshtë

Schwartz: Tërnava është diktator, duhet larguar Empty Schwartz: Tërnava është diktator, duhet larguar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 08, 2013 8:05 pm

Schwartz: Tërnava është diktator, duhet larguar F1_08sch1378639653
Schwartz: Tërnava është diktator, duhet larguar

Prishtinë, 8 shtator - Islami në Kosovë është i rrezikuar nga ekstremizmi, të cilit rrugën hapur ia mban kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava. Kështu thotë Stephen Sylejman Schwartz, studiues i islamit, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Pluralizmin Islamik me seli në Washington të SHBA-së.

Schwartz, në një intervistë për “Kohën Ditore” ka insistuar se largimi i Tërnavës është parakusht për adresimin e problemeve brenda Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe jashtë saj, në luftimin e ndikimeve ekstreme në islamin shqiptar, që tradicionalisht ka qenë i moderuar dhe tolerant, dhe shembull për gjithë botën.

Ai Tërnavën e quan diktator, derisa e akuzon edhe për plagjiaturë të magjistraturës.

Studiuesi Schwarts sheh rrezik nga ekstremizmi islamik në Kosovë, por është i bindur se shqiptarët e Kosovës nuk do të dorëzohen para kësaj sfide. Ai e identifikon kreun e BIK-ut problemin kryesor, duke e quajtur madje edhe “Stalin Tërnava”.

“Problemi kryesor është diktatura e Naim Tërnavës në BIK prej vitit 2005, Tërnava ka inkurajuar hurhen në Kosovë të radikalëve vehabistë dhe të Vëllazërisë nga Maqedonia”, ka theksuar ai.

Schwarts një gazetar I njohur amerikan më 1997 u bë mysliman hanefi, është autor I shumë librave, në mesin e të cilave edhe disa për shqiptarët. Më gjerësisht sot në Koha Ditore.  
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi