Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahir Demaj:KUSHTUAR PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA

Shko poshtë

Jahir Demaj:KUSHTUAR PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA Empty Jahir Demaj:KUSHTUAR PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 11, 2013 6:30 pm

Jahir Demaj:KUSHTUAR PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA 537331_558709977492753_1451608691_n
 
Jahir Demaj:KUSHTUAR PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA


U lind një Njeri, apo erdhi si hija
Ndoshta, e çoi Perëndia
Të urtë, të qetë, paqësor...
Si një yll polar, njerëzor.

Ky Njeri, foli, tha, u ngrit
Nuk ndaloj, predikoi, në maja
U ngjit!
Nuk pushoi, punoi. U kthye në gur
GRANIT.

Fjalën e shpresës shqiptoi
Fjalën LIRI, e tha dhe shtoi
DEMOKRACI,
Për popullin tim s’ka rruge tjetër,
Vetëm PAVARSI.

Kosovës i qëndroi në ballë,
I doli Zot,
I ndenji afër, përballë
Për jetë e mot,
Një mur i gjallë.

Ky Njeri, një Prijës
Dijetar, mësues, atdhetar,
Me shall në qafë, me plis
Udhëheqës, vizionar.

Ecte Ibrahim Rugova,
Me hapa të matur
E priste KOSOVA.
I palodhur, vrapoi
Nuk u ndal, Vazhdoi.

Ky Njeri, djalë Rugove
Nuk heshti, kurrë, nuk ndaloi
Ky Vigan, bir Kosove
Gjithë popullin bashkoi.

Fjala e tij e rëndë si shkëmbi
Kur flitej, kur thuhej,
Nuk kish burrë t’a luante vendi
Nuk thyhej, nuk luhej.

***
Aq të mprehtë e kishte fjalën, si shpata.
Të pastër kristal, Jehonte
Që nuk thyente eshtra, as kafka!
Fjalët LIRI-Demokraci-PAVARSI
shqiptonte.

Burrat e dheut, i bëri miq, ofroi
Lirinë e Kosovës bekoi
Syri i tij s’i trembej frikës,
Një fjali përherë shqiptoi:
Me miqësinë e përhershme
ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
****

Emri, puna, vepra e
Presidentit RUGOVA
U bë digë, gjatë luftës, u bë mburojë
Rreze drite u bë në paçe
U bë shtrojë e u bë mbulojë.

Fjalët; Fitore, Liri, Pavarësi
Paçe, Shtet, Demokraci
U bënë emra, simbolikë, emërtime
Sheshesh, rrugësh, shkollash, çerdhesh...
Deri në pavdekësi

...Iku Presidenti ynë, matanë
në botën e amshueshme, treti
Vdiq për të mos vdekur kurrë,
i gjallë në zemrat tona mbeti.


LAVDI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi