Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndryshime në kryesinë e Degës së LDK-së në Gjermani

Shko poshtë

Ndryshime në kryesinë e Degës së LDK-së në Gjermani Empty Ndryshime në kryesinë e Degës së LDK-së në Gjermani

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 01, 2009 12:25 am

Ndryshime në kryesinë e Degës së LDK-së në Gjermani

Kumtesë e Degës së LDK-së në Gjermani
Ndryshime në kryesinë e Degës së LDK-së në Gjermani Sh_b


Ndryshime në kryesinë e Degës së LDK-së në Gjermani 00%20astrit%20zemaj
Astrit Zemaj, UD së nënkryetarit të Degës së LDK-së në Gjermani

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së degës së LDK-së në Gjermani, që u mbajt në Ludwigsburg, nën drejtimin e Hazir Krasniqit, kryetar u shqyrtua për të satën herë aktiviteti i zhvilluar i kësaj kryesie. Përkundër disa organizimeve të akademive përkujtimore, u konstatua se kjo kryesi ka mundur të zhvillojë më shumë aktivitet, porse në vargun e disa pengesave siç është largësia shumë e madhe nga një nëndegë deri tek tjetra prej 1.000 kilometrash, u tha se është edhe mosfuksinonimi siç duhet i kryesisë së ngushtë, që këtu në Degën e LDK-së në Gjermani që nga zgjedhjet e fundit përbëhet nga kryetari, nënkryetari dhe sekretari i Degës. Vërejtjet më të mëdha shkuan në adresë të sekretarit të degës Enver Hoxhajt, i cili që nga zgjedhja në këtë detyrë nuk e kreu atë siç duhet dhe së për këtë shkak shkarkimi i tij nga kjo detyrë ishte kërkuar edhe më heret. Gjatë kohës prej më shumë se dy vjetëve ai nuk i kryen fare detyrat për të cilat është i zgjedhur dhe për këtë të gjithë anëtarët e kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani që ishin të pranishëm në këtë mbledhje votuan për lirimin e tij nga kjo detyrë. Detyrën e sekretarit deri në Kuvendin zgjedhor do ta ushtrojë Qazim Bajgoraliu (kryetar i nëndegës në NRW), anëtari më stazhin më të gjatë në kryesinë e degës, pas kryetarit Hazir Krasniqi.
Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani duke u bazuar në mungesën e herëpashershme të kryetarit të Degës së LDK-së, Hazir Krasniqit dhe atë të nënkryetarit Emrush Lokajt vendosi që ushtrues të detyrës së nënkryetarit të Degës së LDK-së në Gjermani të caktojë Astrit Zemajn (kryetar aktual i nëndegës në BW).
Komisioni për informim i Degës së LDK-së në GjermaniNdryshime në kryesinë e Degës së LDK-së në Gjermani 00%20qazim%20bajgoraliu
Qazim Bajgoraliu, UD së sekretarit të Degës së LDK-së në Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi