Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të punojmë për legjitimitet të Deges së LDK-së në Gjermani

Shko poshtë

Të punojmë për legjitimitet të Deges së LDK-së në Gjermani Empty Të punojmë për legjitimitet të Deges së LDK-së në Gjermani

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 02, 2015 3:20 pm

Të punojmë për legjitimitet të Deges së LDK-së në Gjermani


Të punojmë për legjitimitet të Deges së LDK-së në Gjermani Largea_ldk1435618108


Kryesia e Nëndeges së LDK-së për NRË në Gjermani ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme të cilen e ka kryesuar kryetar Jakup Gërguri.
Mbledhja është ftuar nga kryetari për të debatuar vetëm një rend dite, gjendja e krijuar në Nëndegen përkatëse pas Kuvendit të VIII-të zgjedhor në Prishtinë
Të gjithë antarët e kryesisë që ishin prezent, kanë shprehur shqetsimin për gjendjen e krijuar në relacionin Degë e Gjermanisë, qendër Prishtinë.
Donika Gërvalla ka shpjeguar gjërësisht për mospranimin e delegatëve nga Dega e Gjermanisë në Kuvendin e tetë zgjedhor të LDK-së në Prishtinë.
Gjithashtu, Gërvalla ka rrëfyer edhe për mbledhjen e Kryesisë së zgjeruar të Deges , mbajtur javen e kaluar në Ëiesbaden, mbledhje në të cilen Kryesia jonë nuk ka marrë pjesë.
Ndërsa, kryetari Gerguri ka paraqitur pikëpamjet e tijë rreth problemeve të krijuara,dhe mospjesëmarrjen në mbledhjen e zgjëruar të Deges.
Antarët e Kryesisë Enver Musa, Behxhet Muqolli, Qazim Thaqi, Behxhet Krasniqi, Ilir Makolli, Binak Gashi që të gjithë kanë kërkuar që të dilet nga kjo situatë.
Nga kryesia është konstatuar edhe njëherë se në Nëndegen është mbajtur Kuvendi zgjedhor në përputhje me rregulloren e zgjedhjeve të LDK-së.
“Ne këtë e dëshmojmë me dokumentacionin e plotë nga Kuvendi zgjedhor.
Kërkojmë nga Nëndegët tjera që të respektojnë vendimin e qendres në Prishtinë,të korigjojnë parregullsitë eventuale,në mënyrë që të krijojmë kushte për mbarëvajtje të rregulltë dhe legjitimitet nga Kryesia në Prishtinë.

Pas diskutimeve të gjata Kryesia doli me këto konkluza:
-Që të mos bashkpunojmë me Degen e LDK-së në Gjermani derisa që ajo të legjitimohet nga Kryesia e LDK-së në Prishtinë.Këtë për arsye se respektojmë vendimin e Kryesisë për mosnjohje të zgedhjeve në Gjermani.
-Ne do e ofrojmë edhe njëherë dokumentacionin tonë në sekretari të LDK-së në Prishtinë.Nëse rekomandohet që Nëndega jonë të përsëris zgjedhjet, ne kemi mundësi dhe do i bëjmë prap.
-Ne do vazhdojmë me Aktivitetet e planifikuara pavarsisht rrjedhave,ngase konsiderojmë se qëndrojmë plotësisht në suaza të programit të LDK-së”, thuhet në komunikatën për media të degës së LDK-së në Gjermani./A.M
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi