Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Donika Gërvalla: Akuza të pavërteta të Adem Demaçit

Shko poshtë

Donika Gërvalla: Akuza të pavërteta të Adem Demaçit Empty Donika Gërvalla: Akuza të pavërteta të Adem Demaçit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 23, 2013 9:17 am

Donika Gërvalla: Akuza të pavërteta të Adem Demaçit 945396_197734430375114_744484181_n

Donika Gërvalla: Akuza të pavërteta të Adem Demaçit

Donika Gërvalla: Akuza të pavërteta të Adem Demaçit F1_03demaci1367582011
Prishtinë, 3 maj (E plotësuar) - Unë nuk kam qenë në Berlin në vitin 1992, në takimin mes Tahir Zemajt dhe Adem Demaçit. As atëherë nuk i kam përkrahur qëndrimet e Demaçit. Kam qenë përkrahëse e vijës së presidentit Rugova. Gani Dobrunaj në deklaratën e tij ka folur për praninë e një Donike në këtë takim, por jo të Donika Gërvallës, shkroi në një sqarim për portalin Koha.net, Donika Gërvalla.



“Harresa në pleqëri i falet gjithkujt, gënjeshtra e qëllimshme jo. Manipulimet e vazhdueshme nuk duhet t'ia lejojnë vetes as ata që kanë paguar një çmim të lartë për lirinë e Kosovës. Adem Demaçi, nga simbol i rezistencës, çdo ditë e më tepër po kthehet në një figurë tragjike. Do të duhej t'i tregojë dikush se nuk i bën nder as vetes dhe as Kosovës duke vazhduar strategjinë e akuzave të pavërteta”, përfundon sqarimi dhe reagimi i Donika Gërvallës. 
13:53 - Demantohet Demaçi, fotografitë janë origjinale
Berlin, 3 maj - Pas botimit të reagimit të LDK-së, e sidomos pas botimit të fotografive në të cilat shihej Adem Demaçi në një takim me kolonel Tahir Zemajn dhe me bashkëveprimtarë të tjerë, i mbajtur në Berlin në vitin 1992, Adem Demaçi i ka deklaruar një mediumi në Kosovë se asnjëherë nuk e ka takuar Tahir Zemajn dhe se gjoja këto fotografi janë të falsifikuara.
Adem Demaçi në reagimin e tij për një medium “online” ka thënë: “Ato janë fotografi të falsifikuara nga gazeta “Bota sot”. Unë kurrë në jetë nuk e kam takuar atë (Zemajn). Fotografinë e kanë falsifikuar, unë kurrë s’kam pasur rast të takohem me të dhe s’kam pasur mundësi të takohem. Ata Zoti i shpërbleftë dhe i pagoftë për ato falsifikime. Me pas shtet, unë i kisha paditur për këtë falsifikim, mirëpo nuk kemi shtet që merret me këto punë, kështu që vetëm po i shikoj për karshi”, ka përfunduar Demaçi.
“Me përgjegjësi të plotë personale, morale e juridike deklaroj se fotografitë e botuara në gazetën “Bota sot” janë origjinale dhe të vërteta. Këto fotografi janë bërë në vitin 1992, në Berlin. Adem Demaçi, Tahir Zemaj, Donika Gërvalla e të tjerë kanë qenë mysafirë për tri ditë dhe janë takuar në restorantin Sani Pietro në Berlin me pronar Rexhep Dobrunajn, vëllanë tim të madh”, thotë ekskluzivisht për “Botën sot” Gani Dobrunaj i cili po ashtu duket në fotografi.
Sipas Gani Dobrunajt, në fotografinë përbashkët janë këta persona: lart është Tahir Zemaj, Xhavit Haliti, një femër gjermane, që angazhohej për të drejtat e njeriut, Gani Dautaj (me mustaqe), Rexhep Dobrunaj, pronar i restorantit “San Pietro” ku kanë qëndruar për tri ditë në Berlin dhe ku janë bërë këto fotografi dhe personi me emrin Ethem nga Mitrovica (me mustaqe). Ndërkaq në rendin poshtë, ulur, janë: Haki Kuçi (me 2 gishta të ngritur lart – simbol i rezistencës paqësore të presidentit historik Ibrahim Rugova), Gani Dobrunaj, Burim Dobrunaj e të tjerë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi