Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Donika Gërvalla-Donika Gërvalla-Schwarz:Qeverisja me PDK-në : vetëvrasje kolektive për LDK-në

Shko poshtë

Donika Gërvalla-Donika Gërvalla-Schwarz:Qeverisja me PDK-në : vetëvrasje kolektive për LDK-në Empty Donika Gërvalla-Donika Gërvalla-Schwarz:Qeverisja me PDK-në : vetëvrasje kolektive për LDK-në

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 18, 2014 9:21 pm

Donika Gërvalla-Donika Gërvalla-Schwarz:Qeverisja me PDK-në : vetëvrasje kolektive për LDK-në 10356749_10202320156782249_4494890740808053553_n
Donika Gërvalla-Donika Gërvalla-Schwarz:Qeverisja me PDK-në : vetëvrasje kolektive për LDK-në


Ka mjaft rezistencë brenda LDK-së ndaj përpjekjes së Isa Mustafës për të shkelur premtimin e tij më të përsëritur gjatë fushatës zgjedhore. Premtimin që me të në krye nuk do të ketë koalicion me PDK-në. Bashkëpunimi me PDK-në, e cila krimin dhe korrupsionin i ka shndërruar në mjete të preferuara të qeverisjes dhe politikës, paraqet për LDK-në as më shumë e as më pak sesa një vetëvrasje kolektive. 
Ka pak shpresë se do të mund të shmanget në strategji e tillë. LDK-ja për Kosovën, megjithë devijimet e njëpasnjëshme, ka rolin më të rëndësishëm në ekuilibrin e vendit. Nuk jemi në vitin 2000, dhe as në vitin 2004, kur vendi përplasej me probleme krejt të tjera. Nëse LDK-ja shkon këtë herë në shtrat ose lejon që të tjerët ta dërgojnë në shtrat me PDK-në, atëherë ajo do të humbasë kredibilitetin edhe ashtu të lëkundur dhe si pasojë e kësaj, do të prishë ekuilibri shumë të brishtë të Kosovës. Një bashkëpunim i tillë mund t’i duket praktik për momentin klikës politike, por për Kosovën dhe popullin e saj do të ishte jo më pak se një katastrofë e vërtetë.

Kur dështon udhëheqja politike, atëherë populli duhet ta ndalë rrugën drejt humnerës. Rumunët na dëshmuan këto ditë se si mund të ndalet rrëzimi. Populli rumun, me votë të drejtpërdrejtë, zgjodhi një president, i cili me zell dhe korrektësi dëshmoi se si arrihet suksesi dhe kthehet shpresa. Ai i fitoi zemrat e rumunëve duke u bërë simbol i politikës që premton zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit.
Isa Mustafa i ka shkaktuar LDK-së humbje të njëpasnjëshme. Tani duket sikur është nisur, me apo pa qëllim, t’i japë goditjen përfundimtare. Lidhja Demokratike e Kosovës vendos nesër për fatin e saj dhe për fatin e Kosovës. Këtë duhet ta ketë të qartë secili nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, pavarësisht se a i pëlqen apo jo. Ai që hesht bëhet bashkëfajtor. LDK-ja është molisur nga veprimtarë të saj, të cilët vrapojnë dhe bërtasin për t’u zgjedhur në pozicione drejtuese, mirëpo heshtin si në kohërat e vjetra, kur duhet ngritur zërin dhe thënë hapur mendimin. Ne mund ta çlirojmë Kosovën nga kanceri i krimit dhe korrupsionit, por nuk duhet të lejojmë që nga një bashkëpunim i tillë i paprincip me PDK-në të infektojmë vetveten.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi