Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha uron Merkel: Fitore për mbarë Europën, gjermanët refuzuan premtimet antiglobaliste

Shko poshtë

Berisha uron Merkel: Fitore për mbarë Europën, gjermanët refuzuan premtimet antiglobaliste Empty Berisha uron Merkel: Fitore për mbarë Europën, gjermanët refuzuan premtimet antiglobaliste

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 23, 2013 9:10 pm

Berisha uron Merkel: Fitore për mbarë Europën, gjermanët refuzuan premtimet antiglobaliste

Berisha uron Merkel: Fitore për mbarë Europën, gjermanët refuzuan premtimet antiglobaliste Largea_994356_221504984677083_934006294_n1379958689
Edhe pse vetë nuk pati të njëjtin fat në zgjedhjet e 23 qershorit që lamë pas, ish-kryeministri Berisha ka uruar kancelaren gjermane për marrjen e një tjetër mandati në krye të qeverisë gjermane në zgjedhjet e një dite më parë. Në rrjetin social facebook Berisha vlerëson se qytetaret e Gjermanise, ne nje vote historike, votuan per veten por dhe per mbare Europen.
“Te dashur miq, dje qytetaret e Gjermanise, ne nje vote historike, votuan per veten por dhe per mbare Europen. Ata i dhane nje mandat te trete Kancelares Angela Merkel per udheheqjen e saj te vendosur dhe mbajtjen e Gjermanise jashte krize si dhe kontributin e jashtezakonshem per nxjerrjen e Europes nga kriza” shkruan Berisha.
Ish-Kryeministri thekson më tej se gjermanet hodhen poshte premtimet antiglobaliste dhe votuan programin e bazuar ne vlerat e lirise, programin e qendres se djathte si program shpetimtar per vendin e tyre dhe mbare Europen.
Kancelarja Angela Merkel do të drejtojë Gjermaninë për një mandat të tretë radhazi, pasi partia e saj u rendit e para me një diferencë të ndjeshme në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.
Ndërsa falenderoi gjermanët për besimin e dhënë, vetë Merkel i kërkoi anëtarëve të partisë së saj që të festojnë këtë “super rezultat”.
“Do të ndryshojmë së bashku Gjermaninë në katër vitet e ardhshme, duke e bërë atë një vend edhe më të fortë e të begatë”, deklaroi Kancelarja në fjalimin e saj falenderues.
Megjithatë, koalicioni i preferuar i Kancelares, ai me Partinë e Demokratëve të Lirë është në rrezik, pasi kjo forcë politike duket se nuk i ka arritur të grumbullojë 5% të votave të nevojshme për të kaluar pragun zgjedhor.
Në këto kushte, CDU e kancelares Merkel, e cila ka grumbulluar 42% të votës kombëtare, mund të jetë e detyruar që të bëjë një koalicion të gjerë me forcën e dytë më të madhe të vendit, socialdemokratët e Steinbrueck, që fituan 26% të votave.
Partitë e tjera që arrijnë në parlament janë ish-komunistët e Partisë së Majtë, që grumbulluan 8,5% dhe Partia e të Gjelbërtve, me 8%.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi