Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nebil Çika:Tung z. President!

Shko poshtë

Nebil Çika:Tung z. President! Empty Nebil Çika:Tung z. President!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 29, 2013 12:45 am

Nebil Çika:Tung z. President!

Nebil Çika:Tung z. President! Largea_nebil-cika281380374953

Vendosja e shtatores së arkitektit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dr Ibrahim Rugova përbën pa dyshim një moment nderimi e krenarie për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Fakti që Presidenti i parë i Kosovës vazhdon të mbush sheshet sikur të ishte gjallë flet vet për vlerat e tij historike dhe aktuale aq të prekshme e të respektuara kudo që jetojnë shqiptarë.

Nebil Çika:Tung z. President! Gardaa2

Rugova sa qe gjallë ishte burrë shteti, prijës politik , kryetar i Republikës ndërkohë që vlera e tij pas vdekjes është bërë më e madhe ai është tashmë një mit, një simbol kombëtar . Si arkitekt e zbatues projektit të lirisë nacionale të afro gjysmës së kombit shqiptar ai ka te drejtën të ndajë me Ismail Bej Vlorën lavdinë e pavarësisë sonë kombëtare qe nisi me 1912 e sosi në 1999. Pavarësisht datave historike pavarësi e Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë e plotë pa atë te Kosovës gjë që e ndan edhe lavdinë midis dy burrave qe e projektuan dhe e udhëhoqën atë në kohë e territore të ndryshme. Sot Shqipëri dhe Kosova si dy gjysma të së njëjtës pjesë ndihmojnë lirinë dhe pavarësinë e njëra tjetrës duke e çuar ne kufij te zgjidhjes përfundimtare çështjen shqiptare zgjidhje që me dy shtete shqiptare gjendet shumë pranë. Por le ti lemë efektet e pozitës nacionale të shqiptarëve e të kthehemi tek figura e Presidentit Rugova dhe simbolika që përcjell jeta dhe vepra e tij në mendjet dhe shpirtin e shumicës së shqiptareve. Rugova u ndodh në krye të shqiptarëve në një moment historik sa të rrezikshëm aq edhe të lavdishëm. Rruga e tij paqësore e zgjedhjes së çështjes së Kosovës i mbajti shqiptarët jashtë valës së parë të konfliktit në Jugosllavi që sipas te gjitha gjasave do të kishte përfunduar me katastrofë humane e politike. Vërtet pavarësia e Kosovës vonoi por përfitimi nga kjo “vonesë” është tashmë i qartë edhe për me nihilistet e kundërshtarët e Rugovës. Zhvillimet në Bosnje-Hercekovinë apo vende të tjera te ish Jugosllavisë janë prova e qartë se si mund te ishte sot Kosova në se do te ishte futur në konflikt te armatosur që në fillim te luftues ne ish jugosllavi në fillim te viteve 1990. Vetëm një mendje si e Rugovës mund ta kuptonte momentin e ti linte shqiptaret jashtë konfliktit ushtarak duke shmangur për here pazaret me trojet shqiptare me te cilat fuqitë e mëdha kane kënaqur orekset e fqinjëve disa here ne histori. Kjo ishte pa dyshim një nga meritat me te mëdha te një mendjeje si ajo e Dr Rugovës. Paralel me këtë ai punoi me durim për ndërkombëtarizimin e problemit të Kosovës duke arritur një fitore të madhe e historike përballe një diplomacia si ajo e Serbisë që kishte triumfuar vazhdimisht në përballjen me Shqiptarët ne betejën ndërkombëtare te paktën që nga viti 1900 e këtej. Për afro 10 vjet rezistence paqësore dr. Rugova krijoi kushtet për finalizimin e pavarësisë së gjysmës se kombit duke përdoruar vetëm mendjen e fjalët pikërisht ato që e bëjnë atë aq të veçantë e aq të distancuar nga prijësit e tjerë të kombit nga historia apo edhe bashkëkohës së tij. Shumë nga të ashtuquajturat elita intelektuale e politike në Kosovë e Shqipëri nuk e kuptuan dot Rugovën ndërkohë qe një pjesë e mirë u kthyen ne kundërshtarë apo edhe armiq te tij . Nuk dua te flas sot me emra pasi ata dihen nga opinioni në Shqipëri e Kosovë por dua të theksoj faktin se presidenti Rugova nuk u trishtua e as u ligështua përballë këtyre situatave të vështira. Por atë e kuptoi, besoi e ndoqi si një dishepull populli shqiptar i Kosovës. Megjithëse personalisht ka qenë një mbështetës i Rugovës habitesha me atë respekt e dashuri që shqiptarët e thjeshtë të Kosovës demonstronin për të në masë. Mendoj se momenti me i vështirë i dr. Rugovë marrja peng në Beograd nga Milosheviçi ne mes te luftës së Kosovës ne vitin 1999 ishte edhe moment i veshtire per milina përkrahës të tij nga Kosova dhje vise te tjera shqiptare. Ai nuk u largua nga Prishtina ndërkohë që miliona shqiptar u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Marrja e tij me forcë për një takim të improvizuar me Milosheviçin në Beograd u përjetua në mënyrë pothuaj tragjike nga kosovarët e zhvendosur në Shqipëri nga dhuna serbe. Gjendja e tyre shpirtërore u rendua shuamë pasi politika e majte ne Tiranë ku ishte instaluar edhe ajo Kosovës dhe sidomos media e tyre filloi ta sulmonte si “tradhtar” pas pamjeve në takimin me Millosheviçin të transmetuar nga TV Serb. Shume miq e të njohur të mi nga Kosova që nuk dinin ku kishin ende të afërmit e tyre dukeshin te pikëlluar nga ajo qe i kishte ndodhur apo mund ti ndodhte Rugovës në Beograd. Nuk do ta harroj kurrë ngazëllimin e mikut dhe kolegut tim të ndjerë Nazmi Luku kur Sali Berisha atëherë shefa i opozitës demokratike na tha në zyrën e tij ne Tiranë “se do dilte ta mbronte publikisht Rugovën pasi ai ishte peng ne Beograd”. Duhet thënë se reagimi i z. Berisha dhe medieve të djathta në Tiranë ndali kryqëzatën politike e mediatike që enveristet e Tiranës dhe Prishtinës kishin nisur ndaj tij por solli ne vend edhe dinjitetin e sidomos optimizmin e miliona kosovarëve që besonin jo pa të drejtë tek Rugova , kauza e sidomos mendja e tij. Ky është vetëm një impresion i imi pasi dashuria dhe respekti i shqiptarëve të Kosovës por jo vetëm është vërtetuar disa herë ne votimet ne Kosovën e lirë sa qe gjallë por edhe dhe tek ata mijëra qytetare te Prishtinës gjatë inaugurimit të shtatores së tij . Të rrallë politikanë e burra shteti në botë kanë arritur të kenë një respekt e mbështetje të tillë si ne te gjalle edhe në të vdekur ndërkohë që ndonjë shqiptar i tillë nuk më kujtohet . Sigurisht që kundërshtarë e dashakeq ai ka edhe pas vdekjes , disa politikanë nga Prishtina, të asaj race qe fërkonin duart e akuzonin nga Tirana, kur ai ishte peng në Beograd, munguan dje në ceremoninë e vendosjes se monumentit te tij ndërkohë që të tjerë të mbërritur nga Tirana ditë më parë as që ja përmenden emrin në fjalën e tyre në parlament por shqiptarët tashmë janë mësuar me këtë sjellje ndaj tij dhe figurës se tij .
Megjithëkëtë unë vazhdoj të këmbëngul se Rugova është një legjende, një mit , një simbol, vlera që i siguroi për se gjalli e po i forcon për së vdekuri. Ai është një simbol i ekzistencës dhe vazhdimësisë sonë kombëtare e si në një profeci të plotësuar me Ismail Bej Vlorën bëhen bashkë si dy kokat e shqiponjës në flamurin dhe gjakun që na bashkon përjetësisht. Dje Prishtina demonstroi serish nderimin për presidentin historik duhet te kishte qene pa tjetër edhe Tirana politike por ajo mungoi tupërisht pasi ishte e zënë me zgjedhjen e një greku në krye të parlamentit të Shqipërisë . Po nuk ka gjë besoj se kudo ku gjendet një shenjë Rugovës kujtohet apo citohet një fjalë apo bëmë tij jambe sytë e zemrat e shumicës së shqiptarëve edhe për inat te atyre qe nuk e deshën dhe ende nuk e duan , nga Tirana në Prishtinë .

Tung i nderuar President!

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi