Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tung.CH - Nr. 19

Shko poshtë

Tung.CH - Nr. 19 Empty Tung.CH - Nr. 19

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 17, 2009 1:30 pm

Tung.CH - Nr. 19 Nr.019
Vizitoni
webportalin: www.tung.ch

dhe lexojeni Online numrin më të ri të gazetës tung.ch

Për të gjithë bashkatëdhetarët në Zvicër:
Abonimi i gazetës tung.ch vetëm


Fr. 29.-/12 Muaj
Lexues të dashur!

Ju njoftojmë se doli nga shtypi numri i 19-të i gazetës tung.ch
Me kënaqësinë më të madhe ju prezantojmë temat e këtij numri:


Shqipëria në NATO - shqiptarët të sigurt Shqipëria si shtet dhe shqiptarët si komb pas një historie mijëvjeçare pushtimesh e përvujtnije, u bënë përnjëmend edhe në rrugë zyrtare pjesë e civilizimit perëndimor, dhe pjesë e sigurisë kolektive euroatlantike.

Gëzuar Shqipëri e shqiptarë! Kryeministri Berisha: “Deklarata ka një përmbajtje të gjerë si për Shqipërinë edhe për Kosovën”. -Presidenti Topi : ”Roli Shqipërisë në rajonin e Ballkanit do të kthehet në vlerë të shtuar për stabilitetin e qëndrueshëm dhe në mbështetjen e shtetit të ri të Kosovës”- Edhe Presidenti Obama në fjalën e tij në Samit e theksoi angazhimin dhe përkushtimin për Shqipërinë dhe Kosovën.

Shkup: Koncert për Shqipërinë në NATO Përmes gazetës “Tung” të gjithë shqiptarët uron Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku

ME RASTIN E 10-VJETORIT TË
BOMBARDIMEVE TË NATO-S

Intervistë me Regjisorin Fadil HYSAJ
Genti bie viktimë e luftës duke mos e ditur
se çka është lufta
Në skenën e Teatrit Kombëtar këto ditë u dha premiera e dytë për këtë vit BODRUMI: autor i saj është, Ilir Gjocaj, dhe në regji të Fadil Hysajt.
Diçka çka nuk u pa asnjëherë dhe që pritej tërë kohën, ishte ushtria apo paramilitarët serbë!! Vetëm me trokitje të herë pas hershme në hyrje të bodrumit, autori ka arritur që të bëj një trill të mirë dramaturgjik, për ta mbajtur si të thuash tension tek publiku, por, lindë pyetja a ka mjaftuar vetëm me kaq? Shumë thonë se të paktën do duhej parë vrastarët duke shkrepur plumba mbi trupin e njomë të Gentit për ta arsyetuar ose qartësuar fundja se kush e vrau atë!? Për ne si dëshmitar të kësaj ngjarjeje është e qartë: Ushtria pushtuese serbe ishte ajo që i boshatisnin pallatet e tëra, janë po ata, që i kishin mbushur trenat e zi me njerëz për t’i humbur në drejtime të ndryshme, që nga Maqedonia, Shqipëria e vende tjera. Një familje me kryefamiljar Enverin, njëkohësisht e atyre që vetëm e kërkonin lirinë në formë lutje e deklarata nga bota, dhe mbetej me kaq...
Ne zhvilluam një bisedë për TUNG me regjisorin e shfaqjes si dhe me aktoren Sheqerie Buçaj, dhe Muhamet Arifin, të cilët shpalosën detale nga shfaqja.

NË 70-VJETORIN E LINDJES - VITI 2009
„VITI I VAÇE ZELËS“
Magjia e këngës shqiptare
Në fushën e muzikës viti 2009, u shpall “Viti i Vaçe Zelës” personalitet i vitit, siç janë shpallur për artet figurative Odhise Paskali dhe për letërsi Lasgush Poradeci.
ME ALBANOLOGUN E NJOHUR SUEDEZ,
ULLMAR QVICK

Ambasadori suedez i kulturës shqiptare
Kontaktet e para me gjuhën shqipe i kishte pasur që kur kishte qenë fëmijë. Në fillim e kishte tërhequr më shumë muzika popullore shqiptare, sidomos ajo e Shkodrës. Ka bashkëpunuar në prodhimin e dy fjalorëve suedisht-shqip, një gramatikë për shqiptarët në Suedi e shumë libra të tjerë që kanë të bëjnë me kulturën shqiptare. Po ashtu ka përkthyer në suedisht veprat e shumë autorëve shqiptarë. Studiuesi dhe albanologu i njohur suedez, Ullmar Qvick, tregon në intervistën e tij për revistën Tung.ch se të gjitha këto i ka bërë nga dashuria për gjuhën dhe kulturën shqiptare dhe për të vërë në dukje vlerat e popullit shqiptar.

ME KËNGËTAREN ALMA BEKTASHI
Nuk bëj këngë sa për sy e faqe!
Alma Bektashi është një këngëtare me një bagazh përplot suksese. Është nga të paktat këngëtare e cila vlerësohet nga kritikët muzikorë për vokalin e saj. Nuk i pëlqen të prodhojë këngë të shpeshta dhe as albume për çdo vit, siç bëjnë kolegët e saj. Sipas Almes një këngë për t’u hedhur në treg duhet të jetë e kompletuar në realizimin e saj, e jo vetëm të hedhet në treg sa për sy e faqe. Alma është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Arteve. Gjatë bisedës me të, Alma na flet për disa projekte të saj, por të cilat ka dëshirë të jenë befasi për simpatizuesit e saj.

ME KORAB SHAQIRIN
Të kam gjetur Nuk ka më shumë se një vit që është shfaqur në skenën muzikore, por që nga kënga e parë “Banesë e vogël” ai përvetësoi publikun shqiptar me zërin dhe këngën e tij të mrekullueshëm. Këngëtari Korab Shaqiri me sukses është duke ecur rrugës së babait të tij, të mirënjohurit Ilir Shaqirit. Pas katër këngëve të publikuara deri më tash, këto ditë Korabi do ta publikoj edhe albumin e tij më të ri “Të kam gjetur” me të cilën këngë pos që është duke marr pjesë në festivalin “Top fest 6”, ai ka realizuar edhe videoklipin. Të gjithë ata që kanë pritur ta kenë në duart e tyre albumin e Korabit, tash e tutje mund ta gjejn në çdo vend ku shiten CD-t e këngëtareve shqiptarë

DIASPORA ARBËRESHE
Rok arbëresh
Luajnë rok të gërshetuar shumë bukur me gjuhën arbëreshe. Quhen Peppa Marriti Band nga Santa Sofia d’Epiro të Italisë. Ëndërr e kanë të luajnë në Shqipëri dhe Kosovë.

KALAJA E SHKUPIT
Kalaja e Shkupit - gojëdhënë, faktografi, realitet
E ngritur në pozitë dominante mbi qytetin, Kalaja e Shkupit dëshmon për lashtësinë, për historinë nëpër të cilën ka jetuar dhe është ngritur kryeqyteti. Kur vini në Shkup nuk mund të mos e vëreni këtë fortifikatë madhështore të ngritur në anën e majtë të lumit Vardar, që nga kohërat më të lashta gjer më sot. Gërmimet arkeologjike të Kalasë dëshmojnë për të kaluarën parahistorike dhe historike të kësaj fortese.

ME TEKSTSHKRUESIN E NJOHUR
NGA SHKUPI, AVNI QAHILI
Mbi 3000 tekste te realizuara në këngë
Nëse dikush dëshiron të bëhet i njohur në botën e muzikës dhe kënga e tij ose saj të bëhet hit me një të degjuar, këtë mundësi ua orfon tekstshkruesi i njohur shkupjan Avni Qahili. Kështu kohën e fundit po flitet për ty Avni, cili është realiteti i gjithë kësaj?

ME PIKTORIN DHE KARIKATURISTIN AGIM SULAJN
Karikatura si kritikë
Agim Sulaj jeton me artin e tij, është burim i parë dhe i vetmi me të cilin jeton shpirtërisht dhe fizikisht. Jeta dhe puna e deritanishme e tij, mund të thuhet se ka qenë një kërkim dhe punë e vazhdueshme si piktor dhe karikaturist. Karikatura e Agim Sulajt është reale, e gjallë, duket si foto për nga mënyra e realizimit e kjo e bën fjalën e mesazhin e saj më të fortë e domethënës. Kjo së bashku me gjetjen herë me humor por shpesh me një satirë therëse e të paharrueshme, Karikatura e Sulajt të bën të qeshësh por më shumë të mendosh...

ME ARTISITIN E POPULLIT AGIM KRAJKA
Kthimi i artistit në vendlindje
Përgjatë 16 viteve të mërgimit në Amerikë, priste me padurim ditën e kthimit. Për t’ia nisur edhe një herë aty ku e kishte shkëputur fillin. Por a po ia del dot mbanë? Ka më shumë se një vit që po përpiqet. Ka hapur një shkollë muzikore, merr pjesë në spektakle artistike. Por nuk po mundet të krijojë dot si më parë. Diçka e pengon…

NJË DITË NË MESIN E BLETARËVE
SHQIPTARË NË ZVICËR
Ferizajasi që ka 400 koshiqe bletësh
Bletari, Nexhmedin Ajvazi që dikur në Sojevë të Ferizajt kur shihte ndonjë bletë ikte, tash nga to nxjerr një rendiment vjetor prej 7-10 tonësh mjaltë, që e përpunon në punëtorinë tij në Orbe. Gjithashtu ai mban edhe një vend të rregullt pune në një fabrikë gjatë ndërrimit të natës.

TAKIM ME KRIJUESIT NË MËRGATË Lebit Murtishi, autor i dhjetë botimeve poetike e tri romaneve në shtyp, i dërmuar nga shëndeti si pasojë e torturave të dikurshme të pushtetarëve maqedonas, ai edhe më tej gjen fuqi për latimin e vargjeve të tij.

NGA KËNDI TJETËR Prishtina dhe Tirana – ndryshimet, ngjashmëritë, largësitë

RRËFIMI PËR KTHIMIN TES RRËNJËT
Skulptori që ballafaqohet me të kaluarën dhe të tashmen
Miftar Istrefi, i njohur me nofkën Tali, është lindur në fshatin Kovaçicë të rajonit të bukur e piktoresk të Shalës së Bajgorës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Ndërsa shkollën e mesme dhe atë të lartë për specializim në gurgdhendje në Këln të Gjermanisë, vend në të cilin ka jetuar gjashtë vite. Përpara se të flasë për aktivitetin e tij i riu gurgdhendësi artistik shaljan me mustaqe karakteristike na thotë diç për rrugëtimin e tij jetësor.

KOMUNIKIMI PËRMES WEB TEKNOLOGJISË
Facebook – argëtim apo opsesion
Kush ka festuar ditëlindjen, kush ka kapur një të dashur, kush ka gjetur punë ose po kalon kohën kot e kot. Këto dhe shumë të tjera, të rinjtë për shoqërinë e tyre i kuptojnë në Facebook.

JEHONA ISENI
Fitorja në “Nota fest 2008”
me ka hapur dyert e sukseseve
Jehona Iseni është fituesja e festivalit “Nota fest 2008” në Shkup. Edhe pse ishte hera e parë që merr pjesë në festivale, ajo shpërblehet me dy çmime, atë të “Debutueses më të mirë” si dhe çmimin kryesor të festivalit. Tash, Jehona është duke marr pjesë në festivalin “Top fest 6” në të cilin shpreson që edhe nga ky festival të rrëmben ndonjë çmim, por me rëndësishme për të është të rrëmben zemrat e simpatizueseve të saj.

NË STUDION E KOMPOZITORIT ANDIN RANDOBRAVA
Gjithë jeta ime është muzikë!
Një nga kompozitorët më të njohur në Kosovë, është edhe Andin Randobrava. Këngë të shumta të cilat sot këndohen nga yjet e muzikës kosovare, janë pikërisht të kompozuara nga kompozitori Randobrava. Ai është një nga të rrallët kompozitor që ende asnjë këngë e tij nuk është zbuluar si e vjedhur. Pranon se për shkak të kushteve të cilat janë në Kosovë e detyrojnë të bëj edhe këngë komerciale prej të cilave edhe jeton, por dëshirë e tij është të realizoj këngë artistike. Ëndrra e Andinit është të bëj muzikë për film.

PORTRET REPERI SHQIPTAR
Muzikën nuk do ta lë pa më lënë...
Arian Agaushi, reperi 22 vjeçar, është nga Presheva. Ai është i njohur edhe me pseudonimin Golden AG, dhe po bën vendin e tij në industri të muzikës shqiptare. Me muzikën si dhe tekstet e tij, ka ngjallur simpati kudo që dëgjohen këngët e tij. Muzikën siç thotë ai e ka “në gjak prej se ka lindur” dhe nuk do ta lë pa e lënë ajo vetë Arianin. Ai u këndon të gjitha atyre çështjeve me të cilat ballafaqohet mbarë populli shqiptar. Por, shpesh ka edhe këngë me motive të forta ku aty e shpreh gjithë mllefin dhe e tregon personalitetin e tij të veçantë.

PISTAT E MODELIMIT
Rasti është mbret i botës
Ka një kohë të gjatë që modeli shqiptar Alban Kryeziu ka futur këmbën në fushën e modelimit. Fotot e bëra nga fotografi kosovar Nderim Neziri kanë qenë siç thotë ai “çelësi“ i hyrjes në modelim. Djaloshi i bukur, i talentuar dhe mbi të gjitha i përkushtuar ndaj profesionit të tij, tani ka pranuar edhe disa oferta filmike. “Të shohim se ç’do të na sjellë jeta, ndoshta në një të ardhme të afërme“, shprehet i kënaqur.
Në intervistën ekskluzive Albani flet për lexuesit e tung.ch shlirshëm për modelimin, çështjet personale dhe dashurinë…

NGA TETOVA NË BERLIN
Fotografia - shprehje e botëkuptimit
Tetovë, Prishtinë, Suedi, Berlin... këto janë vetëm disa nga vendet të cilët vazhdimisht e kërkojnë praninë e fotografes se re nga Tetova Mimoza Veliu, e cila po bën një depërtim serioz në botën e artit. Tri profesionet e saj, të qenit nënë, shkolla dhe puna nuk e bënë aspak të lehtë të gjesh kohë edhe për intervista. Por, për “tung.ch” Mimoza flet plot kënaqësi dhe dashuri brenda vetes për artin, jetën e saj personale dhe çështje tjera...

Regjistrohuni dhe lexojeni revistën tonë Online para se ajo të dal nga shtypi



Pas regjistrimit ju do të merrni një emali me udhëzimin për ta aktivizuar konton në webpaortalin
www.tung.ch
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi