Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Partia e Fortë "financon" me 10 euro, Vetëvendosje ja kthen me 2 kg dardha

Shko poshtë

Partia e Fortë "financon" me 10 euro, Vetëvendosje ja kthen me 2 kg dardha Empty Partia e Fortë "financon" me 10 euro, Vetëvendosje ja kthen me 2 kg dardha

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 30, 2013 10:58 pm

 
Partia e Fortë "financon" me 10 euro, Vetëvendosje ja kthen me 2 kg dardha
 
Partia e Fortë "financon" me 10 euro, Vetëvendosje ja kthen me 2 kg dardha Largea_partia-e-forte-13722463591380563147
 
Subjekti politik Partia e Fortë i ka dhuruar një donacion modest por domethënës Lëvizjes Vetëvendosje për ta mbështetur këtë të fundit financiarisht në fushatën e saj zgjedhore.
Partia e Fortë vlerëson se gara zgjedhore duhet të jetë sa më e barabartë dhe ndien si obligim që të japë kontributin e saj për çdo subjekt tjetër politik i cili mund të jetë në disavantazh financiar.

 Partia e Fortë "financon" me 10 euro, Vetëvendosje ja kthen me 2 kg dardha Partia%20forte
Tranksaksioni ku vërtetohet "ndihma" e Partis së Fortë dhënë Vetëvendosjes
Partia e Fortë "financon" me 10 euro, Vetëvendosje ja kthen me 2 kg dardha Dardha%20vv
Dardhat e Vetëvendosjes "donacion" për Partnë e Fortë

 
“Rëndësia e fushatës parazgjedhore është tejet e madhe dhe ne e dimë më së miri se sa e kushtueshme është ajo. Qytetarët nuk janë në gjendje që vetë ta vlerësojnë punën e një subjekti politik andaj edhe është e nevojshme që, duke filluar nga një muaj para zgjedhjeve, atyre t’u reklamohen të gjitha mundësitë e votimit dhe premtimet e subjekteve politike”- thotë Asdren Jonuzi, përfaqësuesi financiar i Partisë së Fortë. “Veprat janë ato që flasin, mirëpo më së shumti flet fushata elektorale”, shtoi Jonuzi.
Pasi që ende nuk është ndarë buxheti nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike për fushatën zgjedhore, subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhje duhet të bazohen vetëm tek buxhetet e tyre ekzistuese.
“Besojmë që kontributi ynë prej 10 eurosh do të jetë një ndihmesë e madhe që edhe ky subjekt politik të jetë sa më i barabartë me ne të tjerët në mbushjen e mendjes së qytetarëve në kërkim të votës së tyre”, thekson Jonuzi.
Partia e Fortë beson në parimet demokratike dhe angazhohet që çdo proces zgjedhor të jetë i pasur me premtime sa më të larmishme të të gjitha subjekteve politike ashtu që qytetarëve të u duket se kanë më shumë zgjedhje, thuhet në kumtesë.
E ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje! i falënderohet Partisë së Fortë për donacionin e sotshëm prej 10 eurosh, duke ia dhuruar 2 kg dardha (disa edhe kakiçka) si shenjë mirënjohjeje, të vjelura nga aktivistët tonë në plantazhin e sheshit "Nëna Terezë" në Prishtinë, në të cilin Kryetari Lexhendar ka investuar aq shumë kohë, mund, mend dhe këpucë të grisura.
Poashtu zotohemi se këto donacione do të shpenzohen edhe për mbrojtjen e votës suaj.
Kështu ka shkruar aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli, në ‘murin’ e tij në Facebook.
Nuk thonë kot: E mira kthehet më të mirë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi