Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Partia e Fortë ndihmon me përgjigje Agim Çekun

Shko poshtë

Partia e Fortë ndihmon me përgjigje Agim Çekun Empty Partia e Fortë ndihmon me përgjigje Agim Çekun

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 01, 2013 8:02 pm

Partia e Fortë ndihmon me përgjigje Agim Çekun F1_01forte1380640550


Partia e Fortë ndihmon me përgjigje Agim Çekun

Prishtinë, 1 tetor - Pas pranimit të pyetësorit të shpërndarë nga zyra e z.Agim Çeku, duke u nisur nga fakti që shumica absolute e njerëzve nuk do t’i përgjigjen këtij pyetësori, kryetari i Partisë së Fortë ka vendosur t’i drejtohet atij me një letër publike, ku i ofron asistencë miqësore.“Duke e pasur parasysh që z.Çeku është banor i ri i Prishtinës, PF mirëkupton mungesat dhe zbraztësitë eventuale në përndryshe njohuritë e tij të thella mbi Kosovën në përgjithësi, të cilat edhe shpalosen fuqishëm në mënyrën se si janë shtruar pyetjet e këtij pyetësori. Në këtë frymë, ne nuk kemi se si mos ta shfaqim admirimin tonë për guximin e z.Çeku që si kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës, të shprehë gadishmërinë e tij për t'u informuar më shumë rreth kryeqytetit dhe mënyrave më të mira për europianizimin e tij”, thuhet në komunikatën e Partisë së Fortë. 

Ky interesim i tij vjen 1 muaj para datës së votimit dhe tregon që gara nga ish-kryeministri është marrë shumë seriozisht. Duke parë këtë seriozitet dhe duke ndjekur parimin e padiskutueshëm se konkurrenca rritë cilësinë, ndihmesa për z. Çekun është ndihmesë edhe për cilësinë e garës zgjedhore në përgjithësi. Fitorja në një garë jo të fortë nuk i ka hije një partie që mban emrin Partia e Fortë përfundon komunikata e Zyrës për Media dhe Propagandë të Partisë së Fortë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi