Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike

Shko poshtë

Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike Empty Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 11, 2013 11:43 am

Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike GaniMehmeti
Në tremujorin e vdekjes së Kadri Manit


KADRI MANI – ZEMRA E ZEMRËS SHQIPTARE  DHE  SHQIPËRISË ETNIKE

Nga Ditari i së premtes  të 12  tetorit  2012

Nga Gani Mehmeti

Nuk  më bën inerneti. Sot e bleva një kabllon e lidha variliesin në lap-top, dhe, disi hyri në Facebook. Hyra edhe në Zemra Shqiptare! Aty, po lexoj shkrime të  mira nga të tjerët për KADRI MANIN! Më interesoi se për ç’gjë janë gjithë ato shkrime me pietet aq të lartë! Jo, pse nuk i meriton Kadri Mani, por përse, përse? Kur ai para katër muajsh pati festuar tri festa: 1 Të martesës, 2. 50 vjetorin e shkrimeve e veprimtarisë  së tij atdhetare, dhe 3. 75 vjetorin e jetës së tij. Ishte kjo pikërisht më 17 qershor 2012. Pra e dija se nuk ka ndonjë jubile. Dhe, kur po lexoj më tutje, po i dëshirohet RRUGË E MBARË, që tani është bërë si një modë  me rastin e vdekjes së dikujt! Dhe, po...

KADRI MANI paska vdekur!

Paska vdekur në spital më 9. X. 2012 dhe qenka varrosur më 10. 10. 2012!

Unë tani kuptova dhe aq shumë ndjeva dhimbje për të, se lapsi nuk e rrok! Po, ja, këto i ka kurbeti: vdesin të afërmit, shokët, miqtë, të dashurit, dhe nuk e di, nuk kupton, nuk je aty të shmallesh me ta deri në ditën e fundit! Për këtë arsye e shumë të tjera, kurbeti është  rëndë,  jo se njeriu ka në dorë diçka , por vetëm që t’i gjendet pranë, e, siç thashë, të shmallet me ta deri në ditën e fundit! Jetë o jetë! Vdekje o vdekje, po shumë herët e more Kedriun! Ai ka pasur edhe shumë të thotë! Nuk i ka thënë të gjitha, as një të qindtën nuk e ka thënë, sado që ka thënë e ka shkruar për këto pasëdhjetë vite. Kadriu e thoshte krejt atë, ashtu si e dinte, si e ndjente, ashtu siç e shihte dhe siç ishte. Kadriu nuk turpërohej, nuk përkëdhelte askë kur nuk ishte për përkëdhelje, ia thoshte troç përpara syve me mjaft mllef kur nuk e kishte mirë dikush. Revoltohej e ishte i rreptë ndër dialogje e polemika. Ishte i papërkulur, siç kishte shkruar dikush nga shokët e tij. Nuk falte askë: as djalin, as vajzën, as shokun, as mikun kur nuk mendonte, kur nuk vepronte apo kur nuk shkruante Kobëtarisht. Ai kishte për ideal vetëm Kombin Shqiptar dhe Shqipërinë Etnike. Vetëm kjo e mundonte se si të arrihet, i revoltuar se nuk po punohej në këtë drejtim, natyrisht, tani,  nga dy shtetet shqiptare - Shqipëria dhe Kosova, të cilat e kanë për obligim të punojnë më shumë e t’imbledhin viset tjera të tyre t’i shtijnë nën juridiksionin shtetëror, duke u bashkuar pastaj, të gjitha në një. Besoj se ky është qëllim, ide dhe veprim i gjithë shqiptarëve të vërtetë.
E kemi vështirë të mos presim më shkrime të reja prej tij, ashtu siç na i jepte ai pa dorëza, por përplot shprehje të forta, me fjalë çfare e kërkonte natyra e shkrimit dhe njeriu, për të cilin e kishte fjalën. Ai i binte drejt, nuk sillej rrethit për të ardhë tek qëllimi! Aso fare, thoshte ai, duhet shpjeguar vetëm nxënësve, për t’i provokuar, sa po e kuptojnë për kë është fjala dhe  sa po dinë të vijnë tek qëllimi! Në politikë, kur nuk gënjen, duhet shkuar drejtë, që ta kuptojë secili, s’ka nevojë këtu për rrotlla. Për aso fare janë anekdotat, thoshte.
Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike U1_Kadri-Mani
Vonë e njoha Kadriun. Na bashkoi ALB-SHKENCA, por mbetëm shokë, ama shokë të ngushtë. Unë shkoja tek ai sikur në shtëpinë time. Nuk e ndjeja veten ndryshe. Kam përplot të tjerë që jam njohur që herët, por nuk jam aq i  lirë sa isha në shrtëpine e tij! Po, sepse Kadriu të ftonte të rrije e  të punoje, ndërsa do të haje ose do të pije, ashtu siç e kishte bërë gati për vete. edhe pse asnjëherë nuk ishte keq...
Kadriu jetonte në mesin e librave, fletushkave, gazetave e revistave... Ai lexonte shumë dhe shkruante shumë, por, polemizonte më shumë. Ishte fetar, kur feja ishte në favor të Kombit, dhe, ishte antifetar, kur feja ishte antikombëtare.
Kadriu, Kadriu që nuk linte askë pa ia thënë një barcoletë, shpesh edhe pa u përshëndetur ende me të. Nuk e di se si i kishte në majë të gjuhës, dhe, i kishte gjithfarësh, kështu që na i thoshte sipas rastit e bisedës, siç i kërkonte vendi dhe kuvendi, që thuhet. Ai vetëm ua zgjithte grykën, e ato, sikur derdheshin nga thesi!...
Kadri Mani, edhe një herë, Lavdi punës sate të madhe!
Kishte vetëm dy javë para se ta lëshoja Kosovën, kur me inisiativën e kushëririt, shokut e bashkëmoshatarit tim, zotëri Miftar Krasniqit, kishim ndërmend të dalim në vizitë viseve më të thella malore të trevës së Llapit, deri në Reçicën e Demë Ahmetit, dhe në Murgullmën e banuar nga moti në antikitet, por që në mungesë të hulumtimeve arkeologjike, nuk është bërë gati asgjë në këtë drejtim.
Në bisedë e sipër, Miftari propozon ta ftojmë edhe Prof. Dr. Shefki Sejdiun, i cili ka dëshirë të madhe të marrë rrugë për në këto vise. Miftari më thot se mund të marrim edhe dy  të tjerë në veturë, që të bëhemi pesë veta. Dhe, po. Unë e propozoj pikërisht Kadri Manin, ndërsa Prof. Dr. Shefki Sejdiu  propozon Halil Kajtazin, të cilit i paska premtuar se kurdo që t’i jepej rasti do ta qesi edhe deri në Llap, sepse të dy këta nuk kishin pasur rast ta shkelin Llapin përtej kryeqendrës së tij, Podujevës. Ishte kjo dita e 12 gushtit 2012, e diel.
Se do të ishte hera e fiundit e vizitës me Kadri Manin, nuk e kisha menduar assesi! Pati marrë ca shënime edhe për një reportazh, por unë ika në kurbet, dhe përveç edhe një ndeje tjetër në Prishtinë, po ashtu, bashkë edhe me Halil Kajtazin, nuk isha parë me të dhe as që kisha komunikuar.
Një e di se ai në shtëpi punonte shumë dhe aty, në shtëpinë e tij,  e kishte adresën Shqipëria Etnike. Prandaj, me plotë të drejtë unë e quaj Kadri Manin Zemrën e Zemrës Shqiptare dhe të revistës Shqipëria Etnike.
Në vazhdim, në shenjë përkujtimi të Kadri Manit në tremujorin e shkuarjes së tij në amshim, sjell edhe disa nga fotot e vizitës në trevën e Llapit, deri atje ku sot kufizohet me Serbinë Llapi dhe Kosova.
Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike U1_KadriMani
Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike U1_KadriMani2
Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike U1_KadriMani3
Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike U1_KadriMani4
Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike U1_KadriMani5
Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike U1_KadriMani6
Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike U1_KadriMani7
Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike U1_KadriMani8
Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike U1_KadriMani9
Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike U1_KadriMani-HalilKajtazi10
Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike U1_KadriMani-MiftarKrasniqi12
Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike U1_KadriMani-Shefki_Sejdiu11


Shkrimi i Gani Memetit me të dëgjuar për vdekjen e Kadri Manit!

Zemra Shqiptare
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi