Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadri Mani: Dy shokë të pandashëm: Beqir Bajraktari edhe Kadri Mani!!

Shko poshtë

Kadri Mani: Dy shokë të pandashëm: Beqir Bajraktari edhe Kadri Mani!! Empty Kadri Mani: Dy shokë të pandashëm: Beqir Bajraktari edhe Kadri Mani!!

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 18, 2009 7:53 am


Kadri Mani: Dy shokë të pandashëm: Beqir Bajraktari edhe Kadri Mani!! U1_BeqirBajraktari-KadriMani
Lapidari i dëshmorëve: Rexhep Mala e Nuhi Berisha-Gjilan
Dy shokë të pandashëm: Beqir Bajraktari edhe Kadri Mani!!
Nga Kadri Mani
Kush tha se nuk mund t’i bësh dy shqiptarë bashkë!?- ja ku jemi bashkë!! Dhe as jemi fqinj, as kemi qenë bashkënxënës as bashkushtarë; jemi njoftuar rastësisht në spital, dhe jemi lidhur me një ideal! Tash pimë kafe e bëjmë llafe, shpesh hamë në një kupë e pimë rasoj nga një kacë, unë në Artanë dhe ai në Bllacë!
Ai familjen më të madhe dhe unë më të vogël, por nuk e mashtrojmë njëritjetrin dushk për gogël!
Qëndrojmë roje nderi, me dëshmorët në mes, e kemi prish një thënie: i drejtë si litari në thes! Ne dy jemi të drejtë, sikur kumbonarja e minareta, i tallim kush thotë- tung, ne themi- tungjatjeta!
Ja pse jemi më të mirët, ja pse jemi më të dëlirët: se nuk rrejmë e nuk mashtrojmë, drejt punëve tona shkojmë!
Familja Bajraktari: Beqiri ka 52, Hanumshahe 54, Ragipi 32, Hatixhja 31, Shaipi 30, Sahiti 29, Sabiti 26, Halimi 24, Blerimi 22, Hava 20, Arsimi 18, Liridoni 16: të gjithë janë argatë të meleqit e jo të dreqit! Janë nxënës, studentë, mësues e diplomatë, askush nuk jua bë ngat! Ata janë katundarë, por jetojnë si pashallarë! Ata nuk punojnë me hile, por askush nuk jua lë dot ngile!
Dhe unë jam një burrë i mbarë, ta lavdëroj pak veten që të dukem si shqiptar! Nuk jam si të tjerë gazetarë: gazetarët shkruajnë gazeta/ më shumë rrena se të vërteta!
Tungjatjeta!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi