Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qytet vetëm për gra në Arabi!

Shko poshtë

Qytet vetëm për gra në Arabi! Empty Qytet vetëm për gra në Arabi!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 14, 2013 11:59 pm

Qytet vetëm për gra në Arabi!
Qytet vetëm për gra në Arabi! 57285

ARABI - Arabia Saudite është duke planifikuar që të ndërtojë një qytet të ri vetëm për femra, në një përpjekje për të gërshetuar rregullat e forta fetare, me ambiciet e grave për të bërë karrierë.

Kompanisë Shtetërore të Ndërtimit i është kërkuar nga autoritetet që të hartojë planin, ndërsa ndërtimi i komplekseve të banimit dhe të punësimit pritet që të nisë vitin e ardhshëm.

Në këtë qytet, do të lejohet që gratë të bëjnë punë, të cilat ndalohen në vend, për shkak të kontaktit që duhet të kenë me meshkujt.

Qyteti pritet të ndërtohet në lindje të Hafufit, ndërsa Bashkia ka grumbulluar një fond investimesh prej 100 milionë eurosh. Fillimisht, në të pritet që të krijohen rreth 5 mijë vende pune në industrinë tekstilit, farmaceutikës dhe industrinë ushqimore.


Ndonëse zyrtarisht në shtetin me 30 milionë banorë është e lejuar që gratë të punojnë, rregullat e ashpra fetare vendosin kufizime të forta, duke kufizuar vetëm në 15% të totalit numrin e femrave në krahun e punës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi