Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SABRI MAXHUNI-NOVOSELLA:Kryekrimineli Fadil Hoxha e quan pusht kolosin e kombit shqiptar Prof. Selman Rizën

Shko poshtë

SABRI MAXHUNI-NOVOSELLA:Kryekrimineli Fadil Hoxha e quan pusht kolosin e kombit shqiptar Prof. Selman Rizën Empty SABRI MAXHUNI-NOVOSELLA:Kryekrimineli Fadil Hoxha e quan pusht kolosin e kombit shqiptar Prof. Selman Rizën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 15, 2013 11:23 pm

SABRI MAXHUNI-NOVOSELLA:Kryekrimineli Fadil Hoxha e quan pusht kolosin e kombit shqiptar Prof. Selman Rizën Thumbnail.php?file=Sabri_Maxhuni___Novosella_517398400
SABRI MAXHUNI-NOVOSELLA:Kryekrimineli Fadil Hoxha e quan pusht kolosin e kombit shqiptar Prof. Selman Rizën


Para do kohe, na dolën në një debat televiziv ca intelektualë dhe veprimtarë të njohur si: Akademik Pajazit Nushi, Prof. Jusuf Buxhovi, Prof. Hydajet Hyseni dhe Prof. Selatin Novosella, për t’i ngritur lart “vlerat” e kryekriminelit Fadil Hoxha. Në ballë e kishin vënë foton e Fadil Hoxhës, për ta paraqitur sa më madhështor, por edhe për ta njohur djalëria shqiptare, që ka lindur pas vdekjes së kryekriminelit, i cili u varros me nderime ushtarake, të organizuar nga lëpëkuckat.  
Në frymën e debatit të lartpërmendur për atdhemohuesin me damkë, isha tepër i shqetësuar dhe i kredhur në mendime se si t’ua jepja hakun këtyre akademikëve, profëve, autorëve të shumë librave. Mes konsideratave të mia dhe të atyre lidhur me figurën e Fadil Hoxhës, dallim ishte i madh. Ata kishin aftësitë intelektuale të shkollave titisto-fadiliste dhe brumosjen me idetë e Enver Hoxhës. Unë, fakte dhe argumente që i kemi me bollëk, ani se shumë syresh të asgjësuara e të fshehura nga kryekriminelët Hoxha, Enver e Fadil, dhe pasuesit e tyre. Madje, edhe nga të lartpërmendurit e debatit televiziv. 
Kështu, tek vrisja mendjen për hulumtimin e së vërtetës, papritur e pakujtuar, gazetari i njohur i “55”-s, Eden Babani, më dërgoi nga Belgjika librin “Një vështrim tjetër i historisë” i veprimtarit dhe intelektualit Myrteza Bajraktari, me dedikimin e tij (të autorit): “Zotit Sabri Maxhunit, me shumë respekt për veprimtarinë e vet kombëtare me vetëmohim”.  
E lexova librin me një frymë. Është plot fjalë profetike. Çka të kërkosh, e gjen. Madje, mu atë që kërkoja e gjeta. Në faqet e librit të mikut tim, gjeta një argument më tepër për krimet e kryekriminelit Fadil Hoxha. 
Në faqet 59-60, Bajraktari shkruan se Fadil Hoxha, duke e njohur mirë veprimtarinë atdhetare të Prof. Selman Rizës dhe frikën e sllavo-komunistëve ndaj këtij personaliteti, më 9 shkurt 1944 i shkruan KQ të PK Shqiptare: “Vendin e Ballit këtu te ne po e zen irredentizmi që s’asht gja tjetër veçse një degë e Ballit. Irredentizmi drejtohet këtu prej Selman Rizës, mikut e shokut të Safet Butkës. Këta kanë botue edhe njëfarë broshure, ku kallëzojnë karakterin e cilësinë e tyne si dhe rrugën që do të ndjekin. Në broshurë direkt nuk na atakojnë, por lanë me kuptue se do të na atakojnë edhe me shkrim, mbasi me gojë s’kanë pushue së atakuemi, po të thuesh qysh se pushti Selman Riza ka ardhë në Kosovë.”
“Pushti Selman Riza”! Kryekrimineli Fadil Hoxha e quan pusht, njërin ndër kryekolosët e kombit shqiptar Prof. Selman Rizën! 
Së pari, të ndalemi te domethënia e fjalës pusht. Kjo është me prejardhje turke, që përdoret edhe te ne e që nënkupton njeriun i cili merret me pisllëqe, me përdorimin e shitjen e prostitutave, si edhe me të tjera pisllëqe kësisoj. Në një kuptim të dytë, figurativ, ajo është fyese. Në Turqi, kanë ndodhur raste që njerëzit të jenë vrarë për këso fyerjesh. 
Domethënëse është që i pafytyri Fadil Hoxha e fyen Prof. Selman Rizës në letrën që ia dërgon Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Në qoftë se do t’ia dërgonte këtë letër K.Q.P.K të Jugosllavisë, me siguri, të lartpërmendurit e debatit televiziv, akademikë e profë, do të përpiqeshin ta arsyetonin se gjoja i duhej për t’u kamufluar përpara jugosllavëve. Është fare e sigurt, pra, se qëndrim i kryekriminelit, shprehte, në këtë rast, qëndrimin e tij përcaktues në shërbim të pushtuesve serbo-sllavë. Kësisoj, ai argumenton qëndrimet e njëjta me Enver Hoxhën dhe bandën e tij në shërbim të armiqve tanë shekullorë. 
Fadil Hoxha thotë shprehimisht; “... direkt nuk na atakojnë...” Kështu që ai i ndan shqiptarët në “ata” dhe “ne”. Sipas tij, “pushtët” ishin “ata”: Prof. Selman Riza, Safet Butka, Babush - Bedri Pejani etj., të cilët, për fat të mirë, historia i ngre në piedestalin e atdhetarëve të spikatur.  
Njeriu-vegël i serbëve argumenton: “...vendin e ballit, këtu te ne po e zen irredentizmi që s’asht ga tjetër veçse një degë e Ballit. Irredentizmi drejtohet këtu prej Selman Rizës, mikut e shokut të Safet Butkës”. Pra, sipas kryekriminelit, edhe organizatori i luftës kundër pushtuesve fashistë në krahinën e Kolonjës dhe të Korçës, Safet Butka, akuzohet si “pusht”, ndonëse ai dhe shokët e vet të idealeve organizuan Kuvendin e Mukjes, të mbështetur nga oficerë të lartë anglezë, përfaqësues të aleatëve anglo-amerikanë, duke e përcaktuar kombin shqiptar në anën e aleatëve anglo-amerikanë, fituesve të Luftës së Dytë Botërore, në një kohë kur agjenti i shumëfishtë Enver Hoxha zbatonte urdhrat e përfaqësuesit të pansllavizmit, Milladin Popoviqit. Hoxha i Shqipërisë andej, Hoxha i Kosovës këtej zbatonin me bindje urdhrat e përfaqësuesit të pansllavizmit, gjeneral Brajeviqit. Për këto merita në dëm të kombit tonë, kryekriminelin Fadil Hoxha, pushtuesit serbo-sllavë e ngritën në spica, duke e shpallur “gjeneral”, më vonë edhe hero të popujve vëllezër të Jugosllavisë, siç i quan edhe Kadri Zeka në librin e tij VEPRA.  
Fadil Hoxhën na e bënë komandant të shtabit të ushtrisë jugosllave për Kosmetin. Mirëpo tashmë është vërtetuar se, aq kohë sa kryekrimineli Fadil Hoxha ishte komandant i shtabit të ushtrisë pushtuese jugosllave, nga Tivari e në Drenicë, nga Dibra e në Kërçovë, u vranë më se 70 mijë shqiptarë. Vetëm në Monumentin e kulturës të Millosheviqit, Hotelin “Union” në Prishtinë, të cilin e rindërtoi nga themeli Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, u torturuan për vdekje me qindra luftëtarë të lirisë të Mbrojtjes Kombëtare dhe u dërguan në strelishtë të Taukbashçes, ku u pushkatuan. Ia vlen të përmend rastin e heroit Stakë Mirdita, të cilin e futën në furrë të Sava Vitkoviqit dhe e poqën, kurse pesë djemtë e nipat, pas torturave të tmerrshme, i pushkatuan.
Krimet e kryekriminelit Fadil Hoxha nuk kanë fund. Sipas statistikave të botuara në shtypin e Stambollit, gjatë kohës që ishte Fadil Hoxha në postet më të larta në shërbim të okupatorëve serbo-sllavë, u shpërngulën 420 mijë shqiptarë, nga Jenipazari dhe territoret tjera shqiptare, deri në Ohër. 
Pafytyrësia e këtyre kriminelëve vazhdon në ditët tona. Për të justifikuar pastrimin etnik, ata akuzojnë shtetin e Turqisë, pse i ka pranuar të shpërngulurit nga territoret shqiptare që u ripushtuan nga pushtuesit serbo-sllavë me ndihmën e kryekriminelëve Hoxha, Enver dhe Fadil. 
Gjatë viteve që qëndrova në Turqi si emigrant politik, shumë të shpërngulur shqiptarë (Hajvalitë e Prishtnës, Maxhunët e Vushtrrisë etj.) më kanë vërtetuar, se kanë qenë të torturuar më shumë nga partizanët e Fadil Hoxhës, se sa nga vetë çetat serbo-sllave. Ata përmendnin emra kriminelësh si Nazmi Kursani, Sherafedin Salihu etj., të cilët, me urdhër të Fadil Hoxhës, hynin natën me automatikë nëpër shtëpi dhe i detyronin njerëzit të merrnin arratinë. 
****
Se kush ishte Prof. Selman Riza, të cilit kryekrimineli Fadil Hoxha i thotë pusht, po e citoj sërish librin e Myrteza Bajraktarit. Në faqen 57, ai shkruan: “Ndonëse Lëvizja Irredentiste Shqiptare ilegale nuk u shua kurrë, ajo u bë publike vetëm në dhjetor të vitit 1943 nga Prof. Dr. Selman Riza, Halim Spahia, Ejup Binaku, Sokol Dobroshi dhe Rexhë Meta. Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të lartpërmendur, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Misionit Ushtarak Britanik (Arh. Vojnoistoriskog Instituta, K. III, 111,12/1Bgd)”. 
A nuk është ky një fakt që vërteton katërçipërisht se nacionalistët shqiptarë anonin e luftonin përkrah aleatëve perëndimorë? 
Historianët shqiptarë mbajnë përgjegjësi historike për falsifikimet e të vërtetave historike. Para ca ditësh, pata rastin të takohem me gjeneral Kudusi Lamen, me të cilin zhvilluam biseda të gjata. Duke u përpjekur të arsyetonte kryekriminelët Hoxha, Enver dhe Fadil, gjenerali u përpoq të më bindte se qenkan dashtë veprimet e tyre që populli shqiptar të gjendej në anën e aleatëve në Luftën e Dytë Botërore. U përpoq të më bindte se, për këtë arsye qenka mbajtur kjo ose ajo mbledhje a konferencë ndërkombëtare etj. 
Nga ana ime, u përpoqa të argumentoja se të gjitha janë trillime të historianëve të regjimeve të kryekriminelëve Hoxha, Enver dhe Fadil, që u shërbenin pushtuesve serbo-sllavë. Në të kundërt, e vërteta historike është kjo:Kuvendi i Mukjes u organizua nga përfaqësuesit me eminentë të kombit shqiptar siç ishin Mithat Frashëri, Safet Butka etj. Pas Kuvendit qëndronin përfaqësues të aleatëve anglo-amerikanë, oficerë të lartë anglezë. Vendimet e Mukjes synonin bashkimin e të gjitha forcave kombëtare në një front të përbashkët, në aleancë të ngushtë me aleatët anglo-amerikanë, në luftë kundër nazifashizmit, duke i përfshirë edhe ata që manipuloheshin prej Milladinit dhe gjeneral Brajeviqit. Këtë veprimtari e zhvillonte edhe Prof. Selman Riza, siç argumentohet edhe në citatin e lartshënuar. Pra, populli shqiptar ishte i përcaktuar në luftë kundër nazifashizmit dhe në aleancë të ngushtë me aleatët anglo-amerikanë. 
Siç është argumentuar historikisht, kur i shkoi kryekriminelit Enver Hoxha vendimi i Mukjes dhe e lexoi eprori i tij Milladin Popoviqi (sot, heroi i gjallë Adem Demaqi, thotë nëpërmes ekraneve televizive: Milladin Popoviqi ka qenë i mirë), posa e lexoi vendimin dhe e pa fjalën, “Shqipëria etnike”, shqeu letrën dhe ia përplasi për surrati kryekriminelit Enver Hoxha, duke e urdhëruar: “Me reaksionarët nuk ka marrëveshje. Ndaj tyre, duhet sëpata kokës”.
Të dy kryekriminelët Hoxha, njëri andej, tjetri këndej, siç thotë me gojën e vet Fadil Hoxha, kur i ndanë zonat për t’i zbatuar krimet, iu vërsulën parisë shqiptare, me sëpatë kokës. Ndodhte edhe të futnin ndonjë në furrë për së gjalli, siç ishte rasti i heroit Stakë Mirdita, por punën kryesore e bënte sëpata kokës. Me këso mënyrash, popullin shqiptar e larguan nga aleatët e natyrshëm anglo-amerikanë dhe ia lëshuan në dorë Beogradit dhe Moskës.
Më tej, në faqen 60, lexojmë konsideratat e Profesor Engjëll Angonit për Selman Rizën. Në librin e tij, botuar në vitin 1999 në Tiranë, Prof. Angoni shkruan: “Selman Riza – luftëtar i paepur për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ndjekës i papërkulshëm e sistematik qysh në fillimet e veprimtarisë së vijës koniciane, të papajtueshmërisë së pakompromis me çdo gjë antikombëtare e prapavajtëse për Shqipërinë e shqiptarët, e pikërisht për këtë, i përndjekur pa mëshirë nga diktatura e kohës”.
“Selman Riza – mbajtës i dy diplomave universitare franceze, zotërues i dymbëdhjetë gjuhëve, studiues i përkushtuar dhe i pasionuar i gjuhës amtare – në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër kohore që i lanë të lirë burgjet, internimet e përndjekjet politike, ia doli jo vetëm të depërtojë paarritshëm në strukturën e kësaj gjuhe, por edhe të lërë prapa vepra të cilat, për nga thellësia dhe logjika e hekurt që i përshkon, do t’i kishte lakmi çdo studiues kabineti i pashqetësuar nga asgjë gjatë tërë jetës së vet.”
Për t’i parë edhe më mirë krimet e kryekriminelëve Hoxha,  Enver dhe Fadil, po e citojmë edhe këtë pjesë të librit të lartpërmendur, në faqet 61-62:
“Në muajin prill të vitit 1945, një rastësi e shpëtoi Prof. Selman Rizën nge kthetrat e titistëve, kur e nisën nga burgu i Tiranës, për në Jugosllavi, të prangosur si kosovar antijugosllav, për t’u gjykuar e dënuar atje, megjithëse e kishte shtetësinë shqiptare që nga mosha e fëmijërisë”.
“Selman Riza nuk do ta harronte kurrë ditën e kthimit në Burgun e Vjetër të Tiranës, bashkë me atdhetarin plak Bedri Pejani, i cili e ftoi Selmanin të binte në gjunjë dhe të ‘puthin këtë tokë’. Dhe kështu bënë. E puthën tokën tonë, sepse toka mëmë të bën të fortë si Anteun. Por, pas dallgës së parë, Selmanin e pritën dallgë të tjera edhe më të mëdha, edhe më të egra; ndërsa Bedri Pejanin, delegatin e Kongresin e Manastirit (1908), sekretarin e përgjithshëm të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës (1918), kryetarin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit (1943 – 1944), ia dorëzuan me bujari titistëve, të cilët e dënuan me vdekje. Ai vdiq në burg, në vitin 1956”. 
Për heroin Bedri Pejani kemi edhe këtë argument, që ishte shumë rëndues gjatë procesit të tij gjyqësor. Kur do të dënohej Babushi Bedri Pejani, me një rast e këshillon njërin nga më të afërmit e kryekriminelit Fadil Hoxha, Zekeria Rexhën, dhe i thotë: “Mosni, djema, nuk zgjidhet çështja shqiptare në bashkëpunim me serbo-sllavët”


http://www.gazeta55.al/index.php?artikulli=37681
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi