Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E tmerrshme, ja çfarë të bën droga! (VIDEO)

Shko poshtë

E tmerrshme, ja çfarë të bën droga! (VIDEO) Empty E tmerrshme, ja çfarë të bën droga! (VIDEO)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 17, 2013 12:55 pm


 
E tmerrshme, ja çfarë të bën droga! (VIDEO)
 

Është publikuar një video e tmerrshme që është xhiruar në rrugët e Nju Jorkut, ku shihet një vajzë e droguar dhe reagon si një "zombi".

Video është publikuar nga faqja e internetit "LiveLeak" dhe ka shokuar shikuesit me veprimet e vajzës së droguar e cila merr sulme paniku në sjelljet e saja. 

Sipas efekteve që shihen, vajza ka përdorur drogën e quajtur krokodil e cila bëhet në kushtet shtëpiake dhe është tepër e rrezikshme, transmeton shekulli.

Kohët e fundit mjekët në SHBA po i frikësohen së tepërmi një lloj droge të re, të quajtur krokodil, e cila shkakton efekte anësore të tmerrshme, duke gërryer apo ngrënë mishin e përdoruesit.

Disa raste janë shënuar javët e fundit në Arizona të SHBA-ve, ndërsa mjekët i frikësohen përhapjes së një epidemie.

Droga krokodil është mjaft popullore në Rusi, ajo përgatitet në kushte shtëpie dhe është tri herë më e lirë se heroina. Ajo krijohet nga përzierja e kodeinës dhe benzinë apo naftë të përpunuar dhe injektohet përmes shiringave në trupin e përdoruesit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi