Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arafati ishte helmuar me polonium?!

Shko poshtë

Arafati ishte helmuar me polonium?! Empty Arafati ishte helmuar me polonium?!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 06, 2013 8:53 pm


Arafati ishte helmuar me polonium?!

Arafati ishte helmuar me polonium?! Arafati-ishte-helmuar-me-polonium_hd

 
Dyshimet se Yasser Arafati është helmuar, po shtohen çdo herë e më shumë. Shkencëtarët zviceranë zbuluan nivele të larta të poloniumit radioaktiv në mbetjet e zhvarrosura të Arafatit.

Është e mundur që lideri shumëvjeçar i palestinezëve, të jetë helmuar me poloniumin 210, shkruan The Lancet, revistë kjo britanike që solli rezultatet e hulumtimit të shkencëtarëve zviceranë.
Shkencëtarët e Universitetit të Lozanës analizuar njollat e gjakut, urinës dhe pështymës mbi rrobat e Arafatit dhe një furçë dhëmbësh, ku gjetën nivele të larta të elementit radioaktiv.
Hulumtuesit vendosën të hetojnë rrethanat e vdekjes së tij të iniciuar nga Al Jazeera, për çka trupi i tij u zhvarros në nëntor 2012.
"Mund të konfirmoj se kemi matur nivele të larta e të pashpjeguara të poloniumit 210 në gjësendet e tij personale, që përmbanin njolla të lëngjeve dhe sekrecioneve biologjike”, tha Francois Bochud, drejtor i Institutit për Radiofizikë në Lozanë .
Arafat u sëmurë në tetor 2004. Simptomat kanë qenë të shumta, duke filluar nga mundimet deri te dhimbjet në bark. Brenda disa javësh gjendja e tij ishte përkeqësuar, për çka nga Ramallahu u transferua në spitalin Percy në Francë. Por, situata përkeqësohej, për çka pati bllokim të veshkave dhe komë neurologjike . Ai vdiq më 4 nëntor 2004 nga një hemorragji cerebrale, në moshën 75 vjeçare.
Përkundër disa testeve shkencore të kryera menjëherë pas vdekjes, nuk kishte prova të helmimit, kështu që shkaku i vdekjes mbeti i panjohur. /Telegrafi/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi