Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adili:Ja e vërteta për Brodecin

Shko poshtë

Adili:Ja e vërteta për Brodecin Empty Adili:Ja e vërteta për Brodecin

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 02, 2009 4:25 pm

LAJM


Adili:Ja e vërteta për Brodecin

01/05/2009 09:17:28









Zëdhënësi
politik i FBKSH-së, Gafurr Adili në intervistën për agjencinë INA flet
ekskluvizisht për faktet dhe dëshmitë e tij për ngjarjen e Brodecit që
ndodhi më 7 nëntor të vitit 2007 në Maqedoni.

Në operacionin e forcave policore speciale të MPB-së u vranë gjashtë
veta, ndërsa u dënuan me rreth 192 vite burg 17 persona, 4 prej të
cilëve ende ndodhen në arrati: Lirim Jakupi, Fatos Alija, Amir Sopa dhe
Metin Aliu. Operacioni u ndërmor ndaj një grupi që drejtohej nga të
arratisur nga burgu i Dubravës në Kosovë.

Intervistoi: Mentor Mellova/INA

INA: Kohëve të fundit është riaktualizuar çështja e
Brodecit. Ku bazoheni ju që përmendni se keni dokumente dhe dëshmi. A
mund të shpjegoni më detajisht ?

Adili: Po ta keni lexuar me kujdes Pjesën e Dytë të
materialit të publikuar, më 23 prill 2009, do të shifni se aty thuhet
se struktura inteligjente e Frontit për Bashkim Kombetar Shqiptar
(FBKSH), Sigurimi Kombetar Shqiptar (SKSH) ka filmime (xhirime), të
cilat do t'i publikojmë, ku do të ketë rastin mbarë opinioni të shof se
si Ali Ahmeti, Fazli Veliu dhe të tjerë qëndruan në Brodec disa javë
para ndërhyrjes së policisë. Ne po i publikojmë ato xhirime , nëse Ali
Ahmeti nuk do t'i plotësojë kërkesat e shtruara nga SKSH, ndër të cilat
me kryesorja e kryesoreve ka qenë dhe mbetet lirimi i të gjithë
shqiptarëve të pafajshëm të Brodecit nga burgjet sllavo-maqedonase.

INA: Brodeci asnjëherë nuk u sqaru nga fillimi. Çfarë në fakt ndodhi në Brodec sipas jush. Kush ishte grupi që iku nga burgu ?

Adili: Dy javë përpara se të ndodhte Brodeci, une
përmes disa mediave i`u drejtova Ali Ahmetit publikisht dhe i kërkova
kështu: “Lus ish shokun tim të vjetër që në Brodec të mos e përsëris
Kondovën, sikur siç e bëri Menduh Thaçi. Dhe, kjo kërkesë nuk ishte
vetëm një kërkesë vetëm ndaj Ali Ahmetit, por ishte edhe një
paralajmërim për të gjithë luftëtarët e lirisë. Unë e dija (sipas
informacioneve që më kishte dërguar SKSH- Sigurimi Kombëtar Shqiptar)
se ishte një skenar i radhës i Serbisë përpara shpalljes së Pavarësisë
së Kosovës, për të cilën ditë asokohe punonin të gjithë shqiptarët dhe
në veçanti FBKSH. Viktimë e këtij skenari të Serbisë kishte rënë Ali
Ahmeti, i cili asokohe ishte në bashkëpunim të ngushtë me segmentet e
caktuara në Shkup nga Beogradi.

INA: Grupi i armatosur që nuk kishte mbulesë politike. A keni pasur lidhje me ta dhe a kanë kërkuar ndihmë nga ju si AKSH ?

Adili: Nuk ka pasur anjë lidhje. Implikimi i FBKSH
dhe AKSH dështoi sepse strukturat tona ishin shumë të suksesshme
përballë agjenturave të Beogradit dhe segmenteve në FYROM.

INA: Asnjëherë nuk u tha e vërteta dhe nuk u dha
përgjigja se përse kishte dal ky grup në mal.Cilat ishin pretendimet e
tyre dhe planet ?

Adili: Vetem Sigurimi Kombëtar Shqiptar do të dije
që ta sqarojë këtë dilemë, të cilën me shumë të drejte ju e keni
shtruar si një pyetje. Por SKSH këtë do ta bëjë publike dhe do ta
sqarojë pak më vonë.

INA: Në disa raste ata dolën se janë AKSH, por më
pas dolën edhe organizata të tjera. A kanë kërkuar ndihmë nga ju në
fillim, se pati disa kontradikta atëkohë ?

Adili: Ata nuk kanë pasur asgjë të përbashkët me
AKSH-në, por që të thirreshin në emër të AKSH-së i kanë porositur
padronët e tyre. Pra, as në Kondovë dhe as në Brodec nuk ka qenë AKSH,
por ashtu si në Kondove dhe në Brodec kanë qenë oficerët më madhorë të
SKSH, prandaj edhe flasim e do te flasim me fakte dhe me prova
materiale për të dyja rastet.

INA: Ka shumë dilema se ky grup doli në kohën kur Kosova përgaditej për pavarësinë. A mund të thuhet se ishte një skenarë ?

Adili: Edhe më lartë e theksova se ka qenë një
skenarë i mirëorganizuar nga Serbia, ku me vetëdije apo pa vetëdije u
implikua edhe Ali Ahmeti me BDI. SKSH po heton edhe për "ikjen" nga
burgu i Dubravës të disa eksponentëve që u implikuan në Brodec dhe
besoj se brenda këtij viti edhe për këtë, ashtu si edhe për
inkriminimet e disa ish-komandantëve të UÇK-osovës, tanimë të veshur me
petkun e liderëve politik. Opinionin kombëtar shqiptar do ta sqarojmë
me fakte dhe prova materiale, sepse gjykojmë se vetëm kështu do të
mundemi t'i ruajmë vlerat madhore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe
gjakun e dëshmorëve të kombit shqiptar, të derdhur për çlirim dhe
ribashkim kombëtar.

INA: Në ditën e operacionit ka qenë në dijeni edhe
nga KFOR , trupat amerikane, të cilat që në mëngjesin e asaj dite të
operacionit kishin bllokuar kufirin, ndërsa dy ditë më parë KFOR,
policia e Kosovës ka qenë në Shkup në takime me MPB e Maqedonisë lidhur
me sulmin në Brodec ?

Adili: Është shumë e vërtetë kjo që thoni ju, sepse
KFOR dhe trupat amerikane, ashtu si FBKSH dhe strukturat e saj kanë
qenë shumë të vetëdijshëm se aty kemi pasur të bëjmë me një skenarë të
Serbisë, për të prishur planet e SHBA-ve dhe aleatëve të saj, para
shpalljes se Pavarësisë së Kosovës.

INA: Si e vlerësoni deklaratën e Agim Çekut në
cilësinë e kryeministrit të Kosoves se Serbia ishte implikuar në
Brodec, kishte gisht tek grupi vetëm e vetëm për të dëmtuar Kosovën ?

Adili: Para se këtë ta thoshte Agim Çeku, e kisha
thënë unë (dy javë para se të ndodhte Brodeci) përmes mediave në Shkup
e Prishtinë. Pra, Agim Çeku ka vjedhur autorësinë e SKSH të FBKSH-së.

INA: A mendoni se grupi i të arrestuarëve ka pasur
lidhje me AKSH, apo thjesht kanë qenë ish-pjestarë të UÇK-së, të
manipuluar nga dikush ?

Adili: Edhe më lartë iu thash se me AKSH-në nuk ka
patur asnjë lidhje. Të gjitha faktet që i kemi publikuar dhe do t'i
publikojmë në vazhdimësi flasin se grupi i armatosur kanë qenë të
manipulur nga BDI dhe Ali Ahmeti.

INA: Ju si një veprimtar i njohur, a mendoni të
riktheheni në skenën politike pikërisht nga vendlindja juaj në
zgjedhjet e ardhshme, duke qenë një parti politike fillimisht me
aktivitet në Maqedoni duke u shtrirë më pas ?

Adili: Nuk planifikoj që të kyçem në asnjë parti
politike, qoftë kjo edhe në Tiranë, e lëre më në trojet e Shqiperise
Lindore-Iliridë të pushtuara e të kolonizuara nga pushtuesi e
kolonizatori sllavo-maqedonas. Unë përmes asnjë partie nuk mund të
kontribojë, ashtu siç kam kontribuar mbi 30 vite për çështjen e
pazgjidhur kombëtare, ngase nga vetë nocioni parti vetëkuptohet
zgjidhje parciale e nje grupi të caktuar shoqëror për probleme të
caktuara (parciale) shoqërore. Kurse, qenia ime në ballë të Frontit për
Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave te saj është një
çështje madhore kombëtare, sepse FBKSH është një bashkim forcash
politike, shoqatash joqeveritare, intelektualëve atdhetarë dhe i masave
të gjëra popullore, pa dallim krahine, feje, ideje, gjinie dhe
përkatesie partiake në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Historike
dhe në diasporën shqiptare, që punon dhe vepron për ribashkimin
kombëtar shqiptar në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin SHQIPËRI.
Dhe, kjo mua me nderon e më respekton shumë, sepse jam shumë i sigurt
se shumë shpejt këtë do ta arrijmë dhe jo vetëm gjashtë fëmijët e mi,
por edhe nipërit e mi, do të krenohen me mua që kam vënë një tjegull në
themelet e Shqipërisë së Ribashkuar.

INA: A planifikoni të vizitoni Maqedoninë, apo vazhdoni të konsideroheni persona non grata ?

Adili: Para një jave SKSH (Sigurimi Kombëtar
Shqiptar) ka arritur të fus në dorë një dokument, në ballinen e të
cilit shkruhet: “Drzavna Tajna” (Sekret shtetëror), që MPB e Maqedonisë
e ka shpërndarë në të gjitha pikat kufitare, si me Republikën e
Shqipërisë, ashtu edhe me Republikën e Kosovës, në të cilin dokument
shkruhet se mua Gafurr Adilit më ndalohet hyrja në Maqedoni deri më 01.
02 2010. SKSH, pasi ka arritur që ta fus në dore, ka kërkuar që ta
publikonte, por une nuk kam lejuar, sepse e kam ditur dhe e di se një
gjë të tillë MPB e Maqedonisë e bën për çdo vit dhe vendimi i këtij
viti është vetëm një përsëritje e vendimeve të viteve tjera.

INA: Pse drejtoni akuza tek politikanët shqiptarë
të cilët veprojnë në përputhje me përcaktimet e bashkësisë
ndërkombëtare sidomos SHBA dhe BE në Kosovë e Maqedoni, dmth partner në
qasje të përbashkët, apo të dëgjueshëm, në të kundërtën faktorët
dezorientues po dalin nga loja ?

Adili: Nuk është e vërtetë se ne drejtojmë akuza
për politikanët shqiptarë që veprojnë konform përcaktimeve të SHBA dhe
aleatëve të saj. Kemi drejtuar dhe do të vashdojmë të drejtojmë akuza
vetëm ndaj atyre politikanëve, qofshin ata në Tiranë, apo në Prishtinë
dhe apo në Shkup, që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në shërbim të
sllavo-grekëve dhe aleatëve të tyre. Dhe, të gjithë këta ne i njohim,
bile edhe posedojmë dosje për të gjithë këta shërbëtorë të
sllavo-grekëve, të cilët manipulojnë me shqiptarët se sikur na qenkan
me SHBA dhe aleatët e saj.

INA: Si e shihni të ardhmen e shqiptarëve në rajonin e Ballkanit, kur dihet tashmë kemi një Shqipëri në NATO ?

Adili: Hyrja e Shqipërisë në NATO, për të cilën gjë
një kontribut të madh ka dhënë edhe FBKSH dhe te gjitha strukturat e
saj është një fitore e madhe për gjithë Kombin Shqiptar. NATO nuk e
pengon ribashkimin kombëtar shqiptar, perkundrazi......BE aktualisht po
zbaton dy standarde: Parimin Wilsonian për vetëvendosjen e popujve dhe
Parimin e Helsinkit për mosndryshmin e kufijve me dhunë, parim ky që
është zbatuar më shumë deri me tani, por që dalëngadalë dhe shumë
sigurt edhe BE po bindet se të ashtuquajturat shtete multietnike nuk
kanë sukses në Ballkan, ashtu siç nuk pati as ish RSFJ, që u skërmoq me
gjakëdedhje të lemeritshme për gjithë botën demokratike. Prandaj BE ka
filluar të anojë nga Parimi Wilsonian për vetëvendosjen e popujve, një
e drejtë kjo që padrejtësisht deri me tani i është mohuar vetëm
popullit shqiptar ne Ballkan, ku për pasojë Republika e Shqipërisë
(Shqipëria Londineze) nga të gjitha anët është kufizuar dhe kufizohet
vetëm me popullin dhe trojet e saj etnike. (Iliria News Agency
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi