Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haxhi Muhaxheri:JO importimit të armëve kimike në Shqipëri

Shko poshtë

Haxhi Muhaxheri:JO importimit të armëve kimike në Shqipëri Empty Haxhi Muhaxheri:JO importimit të armëve kimike në Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 14, 2013 7:23 pm

Haxhi Muhaxheri:JO importimit të armëve kimike në Shqipëri
 
 Haxhi Muhaxheri:JO importimit të armëve kimike në Shqipëri 1451501_237536469741579_730376896_n

A l a r m i


JO 

IMPORTIMIT TË ARMËVE 
KIMIKE NË SHQIPËRI







  •  Një JO e sotme për armët kimike, do të thotë një PO e madhe për jetën...


    Bashkohuni të gjithe për ti thënë JO importimit të armeve kimike në Shqiperi. Kësaj radhe duhet të flasim të gjithë njëzëri për taparandaluar këtë të keqe të madhe që po i kanoset Shqiperisë. Ndaj, protestat duhet të jenë sa më masovike. Duhet protestuar bashkarisht të gjithë qytetaret shqiptar, shoqeria civile, intelektualet, mjeket, artistet, studentet, punëtoret,...
    Armet kimike duhet të shkatërrohen në vendin e origjines dhe jo në Shqipëri. Ato janë shumë të rrezikshme dhe mund te sjellin pasoja fatale për shqiptaret. Nga shkatërrimi i tyre mund të kontaminohet toka dhe uji. Kësisoj, shqiptaret mund të perballen me pasoja të paimagjinueshme. Mund të perhapen sëmundje nga me të rrezikshmet. Mund të lindin fëmijët me të meta. Mund të rritet në menyre drastike mortaliteti. Madje-madje, mund të ndryshoj kodi gjenetik…
    Nga kontaminimi i tokës dhe ujit do të vijnë mëpastaj edhe shumë pasoja tjera të paparashikueshme. Të gjitha prodhimet vendore do të jenë të kontaminuara dhe do të ndalohet eksportimi i tyre. Turizmi do të ketë rënje. Investitoret e huaj do të ikin. Ekonomia do të dobësohet tejmase dhe jeta e shqiptarëve do të jetë shumë më e varfër.

    Sekëndejmi shtrohet pyetja, pse armet kimike nuk shkatrrohen në Amerike kur dihet se Amerika i ka të gjitha potencialet e mundshme për ta bërë një gje të till?! Amerika i ka mjetet me bashkekohore per shkaterrimin e ketyre armeve. Pse vendet tjera shumë me të përparuar për nga teknologjia nuk pranuan ta bëjnë këtë punë? Pse u dasht të gjendej Shqipëria, kur dihet se nuk i plotëson as pӕr se afërmi kushtet për shkaterrimin e ketyre armeve shumë të rrezikshme? Apo ndofta pse është më lehtë të luhet me fatin dhe jetën e shqiptarëve të varfër dhe me shtetin që udhehiqet nga plitikanë të korruptuar, që për interesa personale janë në gjendje të rrezikojnë edhe jetën e bashkëkombësve të tyre…
    Prandaj duhet thënë JO importimit të armeve kimike në Shqipëri. Prandaj duhet ngritur zërin e protestes të gjithë qytetaret shqiptar. Prandaj, o sot o kurr, duhet ta thone fjalen e vet edhe intelektualet dhe akadamiket shqiptar. Prandaj, kudër kësaj të keqeje duhet protestuar edhe artistet; shkrimtaret, piktoret, aktoret, solistet, rapsodet…

    Ti thuash JO kësaj të keqeje, do të thotë ti thuash PO jetës së shëndetshme të shqiptarëve dhe të ardhmës së sigurtë të fëmijëve tuaj. Ti thuash JO armeve kimike në shqiperi, do te thote të dëshmosh përkushtimin tënd qytetar për të mirën e atdheut. Të thuash JO kësaj radhe, do të thotë ti thuash PO të ardhmës, ti thuash PO zhvillimit dhe prosperitetit të sigurt te vendit , ti thuash PO qëllimeve për një Shqipërie të pastër në bazë të standarteve Europiane.
    Thjesht, një JO e sotme për armet kimike, do të thotë një PO e madhe për jetën.

     
    Haxhi Muhaxheri
    14.11.2013





Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Haxhi Muhaxheri:JO importimit të armëve kimike në Shqipëri Empty Re: Haxhi Muhaxheri:JO importimit të armëve kimike në Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 14, 2013 7:41 pm

Haxhi Muhaxheri:JO importimit të armëve kimike në Shqipëri Largea_ilamila121384429390
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi