Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miratohet plani për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë

Shko poshtë

Miratohet plani për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë Empty Miratohet plani për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 16, 2013 6:24 pm

Miratohet plani për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë


Miratohet plani për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë Largea_57a81384612507
Mbikëqyrësi global i armëve kimike ka miratuar një plan formal për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, pavarësisht se Shqipëria ka refuzuar demolimin e tyre në territorin e saj.
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, megjithatë, nuk ka dhënë detaje se ku do të shkojë arsenali vdekjeprurës.
Siria, e cila është në mesin e një lufte civile, do që shkatërrimi të bëhet jashtë vendit.
Përmes një deklarate për media, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka thënë se “kemikatet” më kritike do të hiqen deri më 31 dhjetor, ndërsa të gjitha substancat e tjera kimike, të deklaruara nga autoritetet siriane, deri më 5 shkurt, përveç isopropanolit – njërit nga dy përbërësit kryesorë të agjentit nervor sarin.
Të premten, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se “është e pamundur për Shqipërinë” të marrë pjesë në operacionin e shkatërrimit. Shtetit shqiptar kërkesa i ishte bërë nga Shtetet e Bashkuara.
Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aleate e patundur e SHBA-së, por vendi është përballur me kundërshtime të forta brenda, ndaj operacionit të propozuar.
Njoftimi i Ramës për të mos pranuar shkatërrimin e arsenalit kimik sirian është transmetuar në ekrane gjigante në sheshin kryesor të Tiranës dhe është pritur me gëzim nga turmat e njerëzve.
Në Uashington, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jan Psaki, ka thënë se vendimi i Shqipërisë nuk do të dëmtojë marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
“Ne e vlerësojmë angazhimin e Shqipërisë për të konsideruar seriozisht shkatërrimin e armëve kimike”, ka thënë Psaki.
Ajo po ashtu ka shprehur bindjen se shkatërrimi i këtij arsenali do të bëhet brenda afatit të rënë dakord.
Siria vlerësohet të ketë rreth 1,000 tonelata arsenal kimik.
Në muajin shtator, ajo është pajtuar të shkatërrojë të gjitha stoqet e armëve kimike, në bazë të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.
Presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka pranuar këtë marrëveshje, pasi Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar me sulme ushtarake Sirinë, si ndëshkim për një sulm me gaz sarin, i cili ka vrarë qindra njerëz në muajin gusht, në periferi të Damaskut.
Sipas një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, armët kimike të Sirisë duhet të shkatërrohen deri më 30 qershor të vitit 2014.
Shqipëria ka eliminuar arsenalin e vet kimik, të epokës komuniste, në vitin 2007, me ndihmën teknike dhe financiare të Shteteve të Bashkuara.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi