Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Pavarësia e Kosovës, kryevepra e shekullit për shqiptarët

Shko poshtë

Berisha: Pavarësia e Kosovës, kryevepra e shekullit për shqiptarët Empty Berisha: Pavarësia e Kosovës, kryevepra e shekullit për shqiptarët

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 02, 2009 4:35 pm

Berisha: Pavarësia e Kosovës, kryevepra e shekullit për shqiptarët

Bota sot (Tiranë)
Kryeministri Berisha takoi një grup akademikësh shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi
Berisha: Pavarësia e Kosovës, kryevepra e shekullit për shqiptarët Sh_b


Berisha: Pavarësia e Kosovës, kryevepra e shekullit për shqiptarët PRITJA
Kryeministri i Shqipërisë dr. Sali Berisha në takim me akademikët nga trojet etnike shqiptare në Ballkan.

Tiranë-Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, dr. Sali Berisha, gjatë një takimi me intelektualët shqiptarë nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, vlerësoi se shekulli XXI është kohë e Shqipërisë, Kosovës dhe e të gjithë shqiptarëve. Kryeministri Berisha me këtë rast, vlerësoi se pas pavarësisë së Kosovës, që është kryevepra e shqiptarëve në këtë shekull, pranimi i Shqipërisë në NATO dhe aplikimi për statusin e vendit kandidat në BE do t’i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe do të përshpejtojnë zhvillimin jo vetëm të vetë Shqipërisë, por edhe të Kosovës dhe territoreve të tjera shqiptare në rajon. “Pa dyshim pavarësia e Kosovës dhe hyrja e Shqipërisë në NATO, dhe tash aplikimi për në BE, është hap i një perspektive të re për të gjithë shqiptarët kudo qe jetojnë ata”, vlerëson kreu i Qeverisë shqiptare, dr. Sali Berisha. Ndërkaq, akademikët shqiptarë i shprehën Kryeministrit Berisha urimet e përzemërta për arritjet historike që ka bërë Shqipëria në periudhën e qeverisjes së tij, veçanërisht për pranimin e Shqipërisë në NATO dhe aplikimin për statusin e vendit kandidat në BE. Gjithashtu, akademikët i shprehën falënderimet Kryeministrit për ndërtimin e arteries më të madhe që bashkon kombin, rrugës Durrës–Kukës. Akademikët u shprehen se sukseset e arritura nga Shqipëria i përjetojnë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë dhe ato lartësojnë gjithë kombin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi